Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se vrau kolegun e tij

Pesë zyrtarëve policorë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin policor F.M, i cili dyshohet se në orët e vona të së premtes ka qëlluar me armë kolegun e tij Lirim Haxholli, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi konfirmoi për KosovaPress se Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për F.M, i dyshuar për vrasje, ndërsa pesë zyrtarëve policorë u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Këta të fundit dyshohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Ndryshe, të premten vonë në një ndejë në Zllatar të Prishtinës nga të shtënat me armë ka vdekur polici Lirim Haxholli.

Një person është arrestuar për vrasje, pesë të tjerë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ndërsa 9 zyrtarë policor të pranishëm në ndejë janë suspenduar nga puna.

Polici Lirim Haxholli është varrosur sot pasdite në varrezat e Prishtinës.

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara