

Lajmet
Nga sot vaksina kundër COVID-19 mund të merret edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”
Ministri Latifi u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Shëndetësisë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka hapur edhe një pikë të re të vaksinimit kundër COVID-19, më qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për imunizim kundër koronavirusit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi që nuk ka probleme me vaksina, derisa apeloi të gjithë qytetarët që të vaksinohen për siç tha ai, të mirën e Prishtinës.
“Është një rast i veçantë, një kalibrim mes UNICEF-it, Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Prishtinës, ku është bërë edhe një pikë e vaksinimit për qytetarët e Prishtinës me rëndësi shumë të madhe, që vaksinimi të vazhdojë. Jemi në një kontroll të mirë të pandemisë duke i falënderuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, ministrit, ndihemi ashtu me një vetëbesim shumë më të lartë mirëpo duhet me vazhdu vaksinimin, për këtë arsye është vendosur këtu edhe pika e vaksinimit në qendër të Prishtinës për shkak që ka një fleksibilitet shumë më të madh”, theksoi Rama.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me të gjitha dozat, pasi sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër.
“Kjo është një ngjarje me rëndësi te madhe, kur numri i rasteve të COVID-it po bie. Lus gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar që të vaksinohen me të gjitha dozat, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër, vetëm në këtë mënyrë mund ta mbajmë qytetin hapur”, tha Latifi.
Drejtori i Shëndetësisë së komunës së Prishtinës, Izet Sadiku tha që do të bëjnë edhe një fushatë sensibilizuese për t’i informuar dhe për t’i bindur qytetarët që vaksinimi është i domosdoshëm. Sipas tij, vaksinimi mbetet forma më e mirë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Kjo është qendër e re që e hapim sot për vaksinim, pavarësisht që janë disa qendra të tjera për vaksinim. Qëllimi ynë është që t’iu ofrojmë sa më shumë mundësi qytetarëve për t’u vaksinuar. Ndërkaq po shihet që interesi i qytetarëve për vaksinim është i mirë, mirëpo ne do të bëjmë edhe një fushatë sensibilizuese në mënyrë që t’iu japim sa më shumë informacione qytetarëve për t’i bindur që vaksinimi është forma më e mirë për parandalimin e COVID-19”, tha Sadiku.
Edhe Nona Zicherman, shefe e zyrës së BE-së foli për rëndësinë e vaksinimit.
“Ne mund të ndjehemi të shëndetshëm, mirëpo kemi të moshuar në shtëpi, duhet t’i mbajmë shkollat hapur për fëmijët tanë. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, zyrës së kryetarit të komunës, ne jemi në gjendje ta afrojmë vaksinimin me komunitetin, për ta bërë atë sa më të përshtatshëm. Ju lutemi, vaksinohuni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për komunitetin tuaj”, tha ajo.
E hapjes së pikës së re të vaksinimit në shesh po i gëzohen qytetarët. Jakup Mehmeti tha për KosovaPress se ka qenë i nevojshëm krijimi i një mundësie të re për vaksinim.
“Jemi vaksinu sepse është e domosdoshme me kriju një imunitet dhe mos i infektu të tjerët”, tha Mehmeti.
Ndërkohë, pika e vaksinimit në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) dhe ajo në “Albi Mall”, janë në dispozicion çdo ditë për qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm, që të vaksinohen lehtë, shpejt dhe sigurt kundër COVID-19. Ndërkaq pritet të hapet edhe një pikë tjetër e vaksinimit shumë shpejtë në lagjen “Kodra e trimave” por edhe në qytetet tjera. Pika e re e vaksinimit kundër COVID-19, e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 12:00 deri në ora 20:00 të ofrojë mundësi vaksinimi për qytetarët.
Rajoni
UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta
Published
25 minutes agoon
October 19, 2025By
Driton Iseni
Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambientet e ISCTE Studime Ekzekutive, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Presidenti i Komitetit Ekzekutiv, Prof. Dr. Jose Crespo de Carvalho, bashkuan energjitë dhe vendosën themelet e një bashkëpunimi afatgjatë.
Ndërkohë që ISCTE-Executive Studies u rangua e para në Portugali për ndikim ndërkombëtar, sipas klasifikimit të Financial Times, ne besojmë se kjo marrëveshje jo vetëm që do të ketë një impakt të rëndësishëm në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë por, kjo iniciativë, do të kontribuojë dhe krijojë edhe mundësi të reja për studentët për qasje në tregun global.
Lajmet
Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak
Published
20 hours agoon
October 18, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të fillimit të semestrit të ri akademik, Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me dy folës ndërkombëtarë nga KFOR — përfaqësues nga kontingjenti Amerikan dhe ai Polak — të cilët ndanë me studentët njohuri të vlefshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh.
Ngjarja, e organizuar nga Prof. Arian Kadriu, Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, përfshiu Captain Jared T. Blackburn, një nga Avokatët Ligjorë të KFOR-it 35 në Rajonin e Komandës Lindore (RC-E), dhe Lieutenant Ciachera, Këshilltarin Ligjor Polak (LEGAD) për Kontingjentin Polak (POL COY) në RC-E KFOR.
Captain Blackburn, duke përfaqësuar KFOR-in Amerikan, diskutoi rolin kritik të përfaqësuesve ligjorë në operacionet shumëkombëshe, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tij në ligjin operativ, ligjin fiskal, kërkesat ligjore dhe asistencën ligjore brenda misionit paqeruajtës. Ai theksoi se si ligji ndërkombëtar ndikon në operacionet e sigurisë dhe sfidat komplekse me të cilat përballen profesionistët ligjorë në ushtrinë amerikane. Studentët u angazhuan në një diskutim dinamik, duke bërë pyetje të thelluara që pasuruan kuptimin e tyre mbi ndërveprimin midis ligjit, politikës dhe operacioneve ushtarake në misionet e NATO-s.
Ndërsa Lieutenant Ciachera, përfaqësues i KFOR-it Polak, trajtoi rolet në zhvillim të grave në forcat e armatosura dhe mbrojtjen e të miturve në zonat e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në operacionet paqeruajtëse dhe të stabilizimit.
Ky aktivitet theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për t’u ofruar studentëve të Studimeve të Sigurisë një arsimim të bazuar në përvojë praktike, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale.
Rajoni
Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama
Published
21 hours agoon
October 18, 2025By
Driton Iseni
Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.
Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.
Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.
“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.
Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.
Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.
Lajmet
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar – ICID 2025
Published
21 hours agoon
October 18, 2025By
Driton Iseni
UBT do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar (ICID 2025), një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë, studiues dhe krijues nga mbarë bota për të ndarë ide, përvoja dhe risitë më të fundit në fushën e dizajnit bashkëkohor.
Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë ndërdisiplinare ku krijimtaria, kërkimi shkencor dhe teknologjia ndërthuren për të formësuar të ardhmen e dizajnit dhe të mendimit kreativ.
Një nga qëllimet kryesore të ICID 2025 është promovimi i rolit të studentëve si gjenerata e re e dizajnerëve, duke i përfshirë ata aktivisht në diskutime, prezantime dhe sesione interaktive që nxisin mendimin kritik, bashkëpunimin dhe inovacionin.
Në kuadër të konferencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin:
- Diskutime inspiruese me ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë
- Prezantime të punimeve shkencore e profesionale
- Mundësi rrjetëzimi për bashkëpunime akademike dhe profesionale
ICID 2025 pritet të jetë një ngjarje që frymëzon, lidh dhe nxit zhvillimin e dizajnit të integruar në nivel global, duke e pozicionuar UBT-në edhe një herë si qendër lidere të inovacionit dhe edukimit bashkëkohor në rajon.

UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar – ICID 2025

Rektori Hajrizi në takim me drejtuesit e Shkollës së Aviacionit, SevenAir

Rektori Hajrizi viziton kompaninë lider të prodhimit të vajit të ullirit dhe verërave në Portugali

Këto ushqime ju ngopin pa ju shëndoshur

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali

Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni3 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën