Lajmet

​Nga dita e hënë mbyllet përkohësisht rruga Kllokot-Gjilan

Ministria ka kërkuar nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

Published

on

Rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet përkohësisht, nga data 13 mars, për shkak të punimeve në rehabilitimin e disa segmenteve në këtë pjesë. Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës derisa ka thekuar se do të ketë devijim të trafikut për 30 ditë.

Ministria ka kërkuar nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative ndërsa ka shtuar se banorët do të mund t’i shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugët ekzistuese.

Gjithashtu është publikuar një hartë e cila tregon se nga do të mund të qarkullojnë automjetet gjatë kësaj periudhe.

“Për shkak të punimeve në rehabilitimin e disa segmenteve të rrugës Nacionale N25.3 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Livoç i Poshtëm, gjithashtu nga fshati Budrigë e Poshtme, Pasjan, Velekincë deri në Gjilan do të mbyllet për qarkullimi të automjeteve nga data 13 mars 2023 dhe do të ketë devijim të trafikut për 30 ditë prej orës 07:00 deri në orën 18:00. Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe automjete jo më të mëdha se 3.5 t t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese”, thuhet në njoftimin e ministtisë.

Lajmet

Vdes një 29-vjeçare lehonë në QKUK, humbi edhe foshnjën disa ditë pas lindjes

Published

on

By

Një 29-vjeçare lehonë ka vdekur dje në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.

Siç mëson Klan Kosova, e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani: Bllokimi i Kuvendit cenon themelet e shtetit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar të martën qëndrimin e saj lidhur me komentet drejtuar Gjykatës Kushtetuese në raport me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani tha se aktualisht Kuvendi ka kuorum dhe se moszgjedhja e një nënkryetari nga komuniteti serb, cenon në mënyrë serioze themelet e shtetit.

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb, ani pse Kuvendi ka kuorum, do të cenonte seriozisht vetë themelet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë. Përderisa Kryesia ka kuorum dhe Kuvendi ka zgjedhur kryetarin, nuk duhet të ketë pengesa për funksionimin e tij”, u shpreh Osmani.

Ndër të tjera, presidentja komentoi edhe polemikat e fundit rreth punimit akademik të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së studimeve.

Nuk e kam lexuar ende. Kam dëgjuar shqetësimet dhe përgjigja e dhënë prej tij është ajo që duhet marrë parasysh. Si presidente nuk kam mundësi të merrem me shkrimet që politikanët kanë bërë gjatë studimeve. Ajo që ka rëndësi sot është fakti se, si kryetar i Kuvendit, Basha ka konfirmuar respektin e madh për sakrificën e popullit dhe të UÇK-së. Ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj trashëgimie nga çdo tentim për ta rishkruar historinë”, theksoi Osmani./D.B

Continue Reading

Bota

Finlanda: Koncesionet territoriale ndaj Rusisë nuk do të sjellin paqe

Published

on

By

Finlanda hodhi poshtë të martën çdo koncesion territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike për Ukrainën dhe paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të sjellin paqe, por përkundrazi do të inkurajojnë “agresionin” e mëtejshëm rus në rajon, shkruan Anadolu.

Ministrja finlandeze e Jashtme, Elina Valtonen, tha në një konferencë vjetore të ambasadorëve në Berlin se sulmet ajrore të fundit të Rusisë mbi Ukrainën – më të ashpra që nga fillimi i luftës – tregojnë qartë se Rusia nuk është gati për një armëpushim, e lëre më për negociata.

Nëse gjatë negociatave do të sakrifikoheshin pjesë të territorit ukrainas ose elemente të sovranitetit të saj, nuk do të zgjidhnim problemin thelbësor, por përkundrazi potencialisht do të thellonim agresionin e Rusisë”, paralajmëroi ministrja.

Presidenti rus Putin po zhvillon luftë hibride në të gjithë Evropën – duke ndikuar në zgjedhje, duke ndërprerë sistemet GPS për trafikun ajror, dhe duke vendosur një flotë të errët në rajonin e Detit Baltik. Problemi me Putin nuk mund të zgjidhet në kurriz të Ukrainës”, shtoi ajo.

Valtonen argumentoi se shtetet perëndimore duhet të ruajnë mbështetjen e fortë për Ukrainën, të kufizojnë strategjikisht ambiciet e Rusisë dhe të ngushtojnë opsionet e Moskës duke vendosur sanksione më të rrepta tregtare dhe ekonomike dhe duke aplikuar takse mbi të gjitha eksportet ruse në tregun e brendshëm të BE-së./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Gjermanisë bën thirrje për respektimin e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar lidhur me akuzat e fundit të zyrtarëve shtetëror mbi Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese së fundmi reagoi përmes një reagimi publik duke thënë se përpjekjet për ndërhyrje në këtë gjykatë cënojnë ndarjen e pushtetit duke potencuar se pavarësia e këtij institucioni është gurthemel i shtetit të Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë thotë se pavarësia e drejtësisë është gurthemel i sundimit të ligjit, duke i bërë thirrje akterëve politikë dhe institucional të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit gjyqësor.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, Ambasada e Gjermanisë dëshiron të bëjë këtë deklaratë:Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë si gurthemel i sundimit të ligjit. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë sistemit gjyqësor dhe të heqin dorë nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale“, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë.

Kujtojmë se këto reagime erdhën pas vendosjes së masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Masa e përkohshme u vendos nga Gjykata Kushtetuese deri me 30 shtator pas ankesës së Listës Serbe pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të legjislativit nga ana e komunitetit serb./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara