Lajmet

​Nesër mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Published

on

Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit organizon provimin e maturës shtetërore (afati i dytë), nesër (e shtunë).

Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 6700 maturantë në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues.

Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.

Duke pasur parasysh situatën me pandeminë, MAShTI kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në provimin e maturës që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

MAShTI, po ashtu, kërkon nga të gjithë personat e angazhuar në proces që të realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, ndërsa kërkon që çdo parregullsi të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI.

“Për të gjithë pjesëmarrësit për të cilët ka fakte për shkelje të procedurave, Këshilli Shtetëror i Maturës do të marrë masa sipas Ligjit të Maturës. Bazuar në këtë Ligj dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit dhe kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga provimi. Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, thuhet në komunikatën e MAShTI-t.

Rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më datën 8 shtator.

Sport

Ndeshje interesante në Ligën e Konferencë në futboll

Published

on

Ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencë në futboll sollën futboll të mirë dhe rezultate mjaft interesante.

Ekipi i Shqipërisë, Egnatia barazoi me Aarhus 1:1. Ekipi zviceran Thun u mund në fushën e vet nga Hajduku i Splitit, me rezultat  0-1. Ron Raçi ishte në bankën rezervë te kroatët.

Lugano e Zvicrës mundi Getafen e Spanjës me rezultat 5:2. Tre gola për ekipin zviceran i shënuan shqiptarë, dy Albian Ajeti e një Uran Bislimi.

Kwto ishin rezultatet e plota:

Kairat Almaty 1-5 Panathinaikos;

Iberia Tbilisi 1-1 Mjällby;

Nordsjælland 2-2 CSKA Sofia;

Crvena Zvezda 2-2 Copenhagen;

Jablonec 0-0 Brighton;

Kauno Žalgiris 1-4 Brann;

Getafe 2-5 Lugano;

Inter Escaldes 1-3 Universitatea Craiova;

Pafos 1-1 Riga;

Trabzonspor 2-0 Hearts;

Ajax 2-0 Atalanta;

Aarhus 1-1 Egnatia;

Monaco 3-0 Freiburg;

Midtjylland 0-1 Sint-Truidense;

Thun 0-1 Hajduk Split;

Borac 2-0 KuPS Kuopio;

Lincoln Red Imps 1-4 Twente;

Braga 2-0 Gent.

Continue Reading

Sport

Befasi të mëdha në ndeshjet e Europa Ligës

Published

on

Mbrëmjen e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Europa Ligës në futboll.

Skuadrat Italian, Milan e Juventus nuk u ndanë mirë. E para u mund bindshëm nga angleze Bournemouth 3-0, ndërsa e dyta u ndal në barazim në stadiumin e saj, me Rennes.

Sunderlandi i Granit Xhakës u ndal në barazim ndaj Lech Poznań, 1-1, ndërsa Hoffenheimi i Avdullahut e Asllanit mundi bindshëm Lyonin francez, 3:0.

 

Këto ishin rezultatet:

Ararat-Armenia 0-4 AZ Alkmaar;

Ferencváros 4-1 Torreense;

GNK Dinamo 2-4 N.E.C. Nijmegen;

Juventus 2-2 Rennes;

Lech Poznań 1-1 Sunderland;

OFI Crete 0-2 Leverkusen;

Union SG 4-0 Hapoel Beer-Sheva;

Sturm Graz 1-0 Marseille;

Bournemouth 3-0 Milan;

Beşiktaş 2-2 Crystal Palace;

Celtic 1-2 Celta;

Viktoria Plzeň 1-2 Levski Sofia;

Jagiellonia 0-3 Anderlecht;

Lillestrøm 0-6 Real Sociedad;

Celje 2-2 Salzburg;

Olympiacos 1-0 Sparta Praha;

Omonia 1-4 Benfica;

Hoffenheim 3-0 Lyon.

Continue Reading

Vendi

Gala Mbramja e EOQ Congress 2026 bashkon liderët evropianë të cilësisë në shënimin e tri jubileve

Published

on

By

Në kuadër të EOQ Congress 2026, në Kosovë u mbajt gala mbramja, e cila shënoi tri përvjetorë të rëndësishëm: 70-vjetorin e European Organization for Quality (EOQ), 25-vjetorin e UBT-së dhe 20-vjetorin e Quality Kosova. Mbrëmja mblodhi përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilësisë, liderë akademikë dhe partnerë institucionalë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit dhe zhvillimit të kulturës së cilësisë. 

Fjalën e rastit e mbajti fillimisht Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili theksoi rëndësinë e rrugëtimit 25-vjeçar të UBT-së dhe kontributin 20-vjeçar të Quality Kosova në zhvillimin e sistemeve të cilësisë, krijimin e vlerës dhe ndërtimin e së ardhmes.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Paulo Sampaio, President i European Organization for Quality (EOQ), i cili vuri në pah rëndësinë e shënimit të 70-vjetorit të organizatës dhe rolin e saj në zhvillimin e komunitetit global të cilësisë.

Programi festiv vijoi me një performancë të valleve tradicionale shqiptare, duke sjellë para të ftuarve kulturën, traditat dhe identitetin e Kosovës. Kjo pjesë i dha mbrëmjes një dimension të veçantë kulturor, duke ndërthurur rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar me pasurinë e trashëgimisë kulturore vendore.

Një nga momentet e rëndësishme të mbrëmjes ishte ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve për liderët evropianë të cilësisë, si dhe vlerësimi i partnerëve strategjikë të UBT-së dhe EOQ-së për kontributin e tyre në avancimin e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Të kërkuara