Lajmet

​Nëntë këshilla për t’u mbrojtur nga moti ekstrem

Instituti apelon për kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë disa këshilla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem meqenëse vendi ynë do të ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike dhe si rezultat do të mbajë mot jostabil.

Instituti apelon për kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë.

Në vijim mund të lexoni disa këshilla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem:

1. Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një peme, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.

2. Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.

3. Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.

4. Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi.

5. Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi.

6. Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike.

7. Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike.

8. Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë, tharëse flokësh dhe pajisje lavanderie.

9. Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje nga rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejt gojë më gojë, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale. Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë.

Lajmet

Adresa zyrtare e BQK-së tani është Rruga “Luan Haradinaj”

Published

on

By

Në rastin e 26 vjetorit të themelimit dhe në nderim të ditëlindjes se heroit Luan Haradinaj, Banka Qendrore e Kosovës ka ndryshuar emrin e adresës postare e që tash do të jetë “Rruga ‘Luan Haradinaj’”.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka realizuar ndryshimet ligjore në statutin e saj, ashtu që adresa zyrtare postare e institucionit tashmë është: 𝗥𝗿𝘂𝗴𝗮 “𝗟𝘂𝗮𝗻 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗱𝗶𝗻𝗮𝗷”, 𝗡𝗿. 𝟮, 𝟭𝟬𝟬𝟬𝟬 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗲̈, 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀. Ky ndryshim i adresës është në përputhje me adresarin zyrtar të Komunës së Prishtinës, dhe realizohet në shenjë nderimi për Heroin Luan Haradinaj, në ditëlindjen e tij, si dhe me rastin e 26-vjetorit të themelimit të BQK-së. Adresa e re zyrtare do të komunikohet gjithashtu tek të gjitha institucionet ndërkombëtare, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë. BQK siguron se të gjitha dokumentet dhe dërgesat që vazhdojnë të mbërrijnë në adresën postare të mëparshme në: 𝘙𝘳𝘶𝘨𝘢 “𝘎𝘢𝘳𝘪𝘣𝘢𝘭𝘥𝘪”, 𝘕𝘳. 33, do të mund të pranohen pa pengesë përmes hyrjes anësore të objektit të BQK-së”, tuhet në komunikatën për media të BQK-së./EO

Continue Reading

Lajmet

Detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen e ushtarit 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.

Sipas organeve të rendit, rasti kishte ndodhur në një veturën, ku të dyshuarit i kishte shkrepur aksidentalisht arma.

Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK pasi që, i njëjti derisa ka qenë në një veturë me të dyshuarin m/k, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit dhe si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani nderon me Urdhrin e Lirisë, Harry Bajraktarin, si vlerësim për kontributin e tij për lirinë e Kosovës

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë sot “Urdhrin e Lirisë” për Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në njoftimin e saj, Presidentja Osmani vlerësoi rolin historik të Bajraktarit, duke theksuar se për më shumë se tri dekada ai ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte nder i veçantë që sot i ndava Urdhrin e Lirisë, z. Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Për më shumë se tri dekada, z. Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e para, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë tepër të ndjeshme për vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Presidentja shtoi se Bajraktari ishte një mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, ai ka qenë mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ka ngritur zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare. Me përkushtim të pandalur, ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe me udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë”, ka shkruar ajo./EO

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

Published

on

By

Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë u shty për më 2 dhjetor, ora 09:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjykata ende nuk është shprehur për kërkesën që në qelinë e Veliajt të lejohet përdorimi i një laptopi me qëllim leximin e materialeve hetimore.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit Ëngjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ky i fundit ish-kandidat për kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike.

Të pestë akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pretenca e prokurorisë pritet të jepet më 2 dhjetor, shkruan Euronewsal.

Ndërkohë, biznesmenët Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe jo gjykim të shkurtuar. Më herët, edhe biznesmeni Elman Abule ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, ose në alternativë, gjykim të shkurtuar./EO

Continue Reading

Të kërkuara