

Lajmet
Nënshkruhet memorandum i bashkëfinancimit për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut
Çeku vlerësoi lokalitetin arkeologjik të Dresnikut si pasuri kombëtare e ndërkombëtare.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPërmes një ceremonie, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vlerësoi lokalitetin arkeologjik të Dresnikut si pasuri kombëtare e ndërkombëtare. Ai tha se ky lokalitet përmes materialit origjinal të zbuluar dëshmon mbi ekzistencën e jetës nga shekujt 2 dhe 3 për të vazhduar me periudhën e vonshme romake.
Çeku u shpreh i lumtur që Dresniku është përzgjedhur një nga gjashtë projektet që do të financohen nga fondi i ambasadorit të SHBA-së.
“Duke u bazuar në rëndësinë universale ky lokalitet renditet ndër prioritetet programore të ministrisë tonë, Ministrisë së Kulturës. Nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes të institucioneve profesionale me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Projekti i titulluar “Ruajtja e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut” është përzgjedhur një nga gjashtë projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro Azisë për t’u financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Jam i lumtur që sot bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Jeffrey Hovenier do të nënshkruajmë memorandumin e bashkëfinancimit i cili paraqet hapin e parë drejt ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit të Dresnikut si një lokalitet me potencial zhvillimor dhe të turizmit kulturor”, tha Çeku.
Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jefrey Hovenier u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandum bashkëpunimi, derisa potencoi se ky investim do të tërheq vizitorë të shumtë dhe do të forcojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jam entuziast të ndaj me ju se Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e Byrosë së Departamentit të Shtetit për çështje arsimore, dhe kulturore është i përkushtuar ta mbështes këtë lokacion si një prej vetëm gjashtë projekteve të zgjedhura nga i gjithë rajoni Evropës dhe Euro Azisë dhe vetëm një prej 28 projekteve të zgjedhura në mbarë botën…Unë kam qenë në lokacioni arkeologjik të Dresnikut dhe personalisht mund të dëshmoj se jo vetëm bukurinë, por edhe rëndësinë e tij historike. Është një lokacion që tregon edhe historinë e larmishme të Kosovës si dhe të trashëgimisë kulturore të saj. Është një pjesë fascionuse e botës që është e pranishme në Ballkanin Perendimor dhe qeveria ka përgjegjësia ta ruajë dhe ta mbrojë atë”, tha Hovenier.
Ministri Çeku njoftoi se shumë shpejt do të mundësohet qasja e publikut në lokalitet dhe prezantimi i dëshmive materiale, përfshirë edhe mozaikun e jashtëzakonshëm.
Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut gjendet në fshatin Dresnik i Poshtëm, rreth 1.5 km në lindje të qytetit të Klinës dhe shtrihet në mes të fshatit dhe lumit Drini i Bardhë. Gjate gërmimeve të viteve 2012-2015, janë identifikuar disa monumente arkitekturore prej të cilave veçohet Aula me përmasa të mëdha. Kjo lloj Aule mund ti përket vetëm pallateve të asaj kohe. Përveç madhësisë se objektit, ky monument veçohet për shkak të dyshemeve të tëra të mozaikut polikrom.
Aktualitet
A janë sëmundjet e zemrës trashëgimore dhe si ndikon diabeti? Flet kardiologu Edis Demiri
Published
52 minutes agoon
August 16, 2025By
Driton Iseni
Historia familjare dhe diabeti janë faktorët më të fortë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Kështu thekson kardiologu invaziv nga United Hospital, Edis Demiri në episodin e podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi, ku flet si për shkaqet kryesore ashtu edhe për një rast të pazakontë klinik që i shpëtoi jetën një pacienti.
“Faktori më i rëndësishëm është historia familjare për sëmundjet e zemrës”, thotë Demiri, duke shtuar se nëse prindërit ose vëllezërit/motrat kanë pësuar infarkt apo ndërhyrje kardiake në moshë të re, “edhe ai person është i rrezikuar”.
Sipas tij, “diabeti është pothuajse po aq i rëndësishëm sa historia familjare”, ndërsa më pas vijnë faktorë të tjerë si duhani, hipertensioni dhe yndyrnat e larta në gjak.
Mesazhi i mjekut është i qartë: kontrolloni rregullisht shëndetin e zemrës, veçanërisht nëse keni histori familjare apo diabet; ndaloni duhanin, mbani tensionin dhe lipidet nën kontroll dhe kërkoni ndihmë mjekësore urgjentisht në shenja si dhimbje gjoksi, djersitje të ftohta, marramendje ose vështirësi në frymëmarrje.
Për bisedën e plotë me këshilla praktike dhe sqarime të mëtejshme, ndiqni episodin e ri të podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi.
Lajmet
Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”?
Published
17 hours agoon
August 15, 2025By
UBT News
Seti i njohur i serialit “Teletubbies” duket i panjohur 24 vjet pas përfundimit të shfaqjes, pasi pronari i tokës ka bërë ndryshim të madh.
Seriali popullor për fëmijë u transmetua fillimisht në BBC Two nga viti 1997 deri në 2001. Gjatë kësaj periudhe, xhirimet për serinë u realizuan në Wimpstone, Warwickshire.
Më shumë se dy dekada më vonë, vendi duket shumë ndryshe që nga hera e fundit kur u xhirua “Teletubbies” atje, shkruan The Sun.
Një video e shpërndarë në Instagram tregoi se deri në vitin 2007 – gjashtë vjet pas përfundimit të shfaqjes – pronari i tokës kishte krijuar një pellg gjigant për të parandaluar hyrjen e të huajve.
Deri më 2025, toka mbetet e zbrazët, edhe pse pronarët menaxhojnë një fermë dhe dyqan me produkte ujore pranë saj. Një fans shkroi: “Trishtim. Ishte shumë e rëndësishme në atë kohë. Mund të kishte qenë një destinacion turistik. Shumë fëmijë, tani të rritur, janë rritur me të”.
Një tjetër komentoi: “Fakti që gjithçka u xhirua në atë copë të vogël toke është e pabesueshme”.
Një i tretë shtoi: “Njerëzit nuk e kuptojnë që ata janë fermerë dhe nuk u intereson paratë që mund të fitonin duke shitur bileta për vizitorët nostalgjikë – ata thjesht duan paqe”.
Një i katërt: “Imagjino dikë që e donte “Teletubbies” të kishte blerë atë tokë, të shkarkonte pellgun dhe të ringjallte të gjithë setin, duke e kthyer në muze?”.
Vitin e kaluar, një nga yjet e shfaqjes u shfaq në emisionin “This Morning” me fëmijën e saj.
Jess Smith, tani 30, është e njohur për rolin si bebi në diell në shfaqjen për fëmijë. Ajo me kolegët Nikki Smedley (Laa-Laa) e John Simmit (Dispy), rikujtuan kohën e tyre në “Teletubbies”. Jess u shoqërua nga vajza, Poppy, që atëherë ishte pesë muajshe, u pyet nëse i tregon miqve për famën e saj gjatë fëmijërisë.
Jess tha: “Nuk ua them unë, por të gjithë që janë me mua e dinë, kështu që të tjerët ua tregojnë gjithkujt. Partneri im Ricky ua thotë të gjithëve, po ashtu familja e tij, edhe familja ime. Të gjithë ua tregojnë të gjithëve, kështu që nuk ka rëndësi ku shkoj, të gjithë e dinë”.
Bota
Zelensky dhe Macron bien dakord të takohen pas samitit Trump-Putin
Published
19 hours agoon
August 15, 2025By
UBTnews
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën sot, sipas Pallatit Élysée.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen “në momentin kur do të jetë më i dobishëm dhe efektiv” pas takimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në deklaratë.
Zelensky u takua këtë javë në Berlin me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer.
Bota
Trump para se të nisej për në Alaska: Rreziqet janë të larta
Published
20 hours agoon
August 15, 2025By
UBTnews
“Rrezik i lartë!!!”: shkroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth, pak para se të nisej nga Uashingtoni për në Alaska, ku do të takohet me Vladimir Putinin.
Numërimi mbrapsht për takimin historik midis Donald Trump dhe Vladimir Putin po i afrohet fundit. Samiti i mesit të gushtit në Alaska përqendrohet në Ukrainë, por udhëheqësi i Kremlinit dëshiron ta përdorë atë si një mundësi për të rigjallëruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Axhenda e Rusisë, e cila përfshin bashkëpunimin dhe armët, është shumë më e gjerë se ajo “e zhveshur” amerikane, e cila ka një pikë të vetme në agjendë: fundin e konfliktit në Ukrainë.
Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Anchorage, në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, do të fillojë në orën 21:30 sipas kohës italiane. Vlerësohet – nëse gjithçka shkon mirë – se i gjithë takimi mund të zgjasë të paktën tre deri në katër orë, shkruan ANSA.
Putini do të shoqërohet nga tre ministra dhe disa zyrtarë besnikë: këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov, këshilltari për investimet e huaja Kirill Dmitriev, ministri i jashtëm Sergei Lavrov, ministri i mbrojtjes Andrei Belousov dhe ministri i financave Anton Siluanov. Delegacioni i Trump do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe të Dërguarin Special Steve Witkoff.
Samiti do të hapet me një takim ballë për ballë midis dy udhëheqësve pas dyerve të mbyllura: vetëm në një dhomë përveç përkthyesve, siç ndodhi në Helsinki. Takimi dypalësh do të pasohet nga një drekë pune dhe diskutime midis dy delegacioneve. Ai do të përfundojë me një konferencë për shtyp, e cila pritet të jetë e përbashkët, përveç nëse dialogu ndërlikohet.

Këshilla si të kërkoni rritje page

A janë sëmundjet e zemrës trashëgimore dhe si ndikon diabeti? Flet kardiologu Edis Demiri

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Genesis e shet G90 për më pak se 1000 euro, por nuk mund ta ngasësh

Pse duhet ta filloni ditën me rrush?

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”?

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit