Kronikë e zezë

​Në dy raste të ndryshme policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.

Published

on

Përmes një komunkate për media policia në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë. Me këtë rast arrestohen dy persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishekë. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre (3) fishek. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’, thuhet në komunikatën për media.

lajme

Raportohet një person i zhdukur në Prizren

Published

on

By

Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një burrë kosovar, largimi i të cilit nga shtëpia është raportuar nga familjarët.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të armëmbajtjes pa leje në Podujevë, policia konfiskon armë dhe fishekë

Published

on

By

Dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve janë raportuar në Podujevë, ku Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri dhe municion.

Në rastin e parë, njësitë policore kanë ndaluar një burrë, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me nëntë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rastin e dytë, një tjetër burrë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur një pushkë gjuetie dhe tetë fishekë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Prizren.

Në Podujevë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit ka shkuar te familjarët e saj. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, ku një grua dhe një burrë dyshohet se janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, një grua shtetase e Shqipërisë dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas përfundimit të procedurave, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, në Prishtinë, policia ka arrestuar një burrë në kuadër të hetimeve për një rast të raportuar më herët. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një burrë dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe ka kanosur një grua. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara