Lajmet

​NATO: Nuk do të njohim kurrë referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë

Sipas Aleancës ushtarake e NATO-s, të gjitha shtetet duhet të refuzojnë “përpjekjet e qarta të Rusisë për pushtim territorial”.

Published

on

NATO ka dënuar planet e Moskës për të mbajtur referendume në Ukrainë, duke thënë se ato nuk do të ishin të vlefshme.

Sipas Aleancës ushtarake e NATO-s, të gjitha shtetet duhet të refuzojnë “përpjekjet e qarta të Rusisë për pushtim territorial”.

Referendumet e rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e NATO-s të lëshuar të enjten.

Lajmet

Abdixhiku pas marrjes në pyetje të Faton Pecit: Paratë e vjedhura do të kthehen cent më cent

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrjes në pyetje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria e Shtetit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve nën shtazore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Abdixhiku e ka cilësuar këtë zhvillim si një shenjë të një epoke të re për drejtësinë në vend. Ai tha se pas shumë vitesh pritjeje, ka ardhur koha që pasuria publike të mbrohet dhe keqpërdoruesit të japin llogari.

“Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai theksoi se në këtë epokë të re, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe çdo cent i vjedhur do t’i kthehet qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë – se paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”, shtoi ai.

Kreu i LDK-së gjithashtu shprehu besimin se edhe në Kosovë do të dalin në pah prokurorë e hetues me integritet dhe guxim për të hetuar çdo akt korruptiv – përfshirë ata të kryer nga zyrtarët më të lartë të shtetit.

“Edhe në Kosovë, si në çdo shtet tjetër evropian, do të dalin prokurorë e prokurore, djem e vajza të reja me guxim e integritet, që do të trajtojnë secilin akt korruptiv, sidomos atë të pushtetarëve”, theksoi Abdixhiku.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit disa orësh nga Prokuroria Speciale. Ai është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për keqpërdorime në procesin e tenderimit për funksionalizimin e fabrikës për mbetjet nën shtazore.

Hetimet përfshijnë edhe bastisje në katër institucione: Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe kompaninë përfituese të kontratës.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me një tjetër pikëkalim të përbashkët

Published

on

By

Nga sot, më 28 maj, edhe pika kufitare Glloboçicë – Jazhincë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë me vetëm një kontroll kufitar, duke lehtësuar qarkullimin ndërmjet dy vendeve.

Në orën 14:00 pritet të bëhet inaugurimi zyrtar i kësaj pike të përbashkët kufitare, që është e dyta e këtij lloji pas asaj të Hanit të Elezit – Bllacë, e cila u inaugurua në muajin prill.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministrat e brendshëm të të dyja shteteve dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

“Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat kufitare të parashikuara në Protokollin e Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, të nënshkruar në nëntor 2024 gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ky zhvillim pritet të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, rritjen e efikasitetit të kontrollit kufitar, si dhe në lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët dhe mallrat.

Continue Reading

Aktualitet

PDK thërret konferencë për media

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë.

Sipas njoftimit për media nga ky subjekt politik, konferenca pritet të nisë në orën 11:00.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me temën apo arsyen e kësaj konference.

Continue Reading

Lajmet

KQZ vendos asgjësimin e materialeve zgjedhore nga zgjedhjet e shkurtit 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) vendosi të martën të asgjësojë materialet zgjedhore nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 9 shkurt 2025. Në këtë përfshihen fletëvotimet, listat e votuesve dhe formularët e rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve. Materialet që ndodhen nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese do të mbeten të ruajtura deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Gjatë mbledhjes, KQZ miratoi gjithashtu rekomandimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të përfshihen në listat e votuesve edhe ata persona që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit.

Nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, Arianit Elshani sqaroi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon asgjësimin e materialeve pas përfundimit të procesit zgjedhor, por kërkuan që nga secili material të ruhet një mostër për arkivë. Ai theksoi se materialet që janë pjesë e hetimeve nga prokuroria do të mbeten të paprekura.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, kërkoi që këto kërkesa të përfshihen qartësisht në vendim, për t’i siguruar transparencën dhe qartësinë në proces.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që priten në vjeshtë, u miratua gjithashtu ndryshimi që në listën e votuesve të përfshihen edhe personat që mbushin 18 vjeç në ditën e raundit të dytë të votimit. Gjithashtu, do të hiqen nga lista ata që kanë hequr dorë nga shtetësia ose që janë raportuar si të ndarë nga jeta.

KQZ miratoi edhe plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore, ku njëra lidhet me fletëvotimet dhe materialet shpjeguese për votuesit.

Në këtë mbledhje, Komisioni vendosi gjithashtu të organizojë një punëtori bashkë me Komisionin e Venecias në fund të qershorit. Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, bëri të ditur se kostoja e punëtorisë do të jetë rreth 2,500 euro.

Gjithashtu, KQZ miratoi pagesën e rreth 130 personave që kanë punuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në procesin e tërheqjes së dërgesave postare gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara