Aktualitet

​Nagavci: Projektligji për pagat në sektorin publik i trajton mësimdhënësit më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak

Ajo ka folur gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të projektligjit për pagat në sektorin publik.

Publikuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata në ligjin paraprak.

Ajo ka folur gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të projektligjit për pagat në sektorin publik.

“Sa u përket pagave të punëtorëve të arsimit në sektorin para universitar, unë jam shumë e lumtur që qeveria e ka marrë për bazë dhe e ka sjellë këtë draft të projektligjit i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak”, ka thënë ajo.

Bota

Shkeli ligjet e BE-së për azilin, Hungaria humbet 200 milionë euro fonde

Publikuar

nga

Gjykata e lartë e BE-së, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ), vendosi gjobën në muajin qershor.

Budapestit iu dha afat deri të martën për të paguar dënimin, por ai nuk u pajtua me vendimin, theksoi Komisioni.

“Ajo që do të bëjmë tani është të zbresim 200 milionë euro nga pagesat e ardhshme nga buxheti i BE-së ndaj Hungarisë”, theksoi një zëdhënës i komisionit në Bruksel.

Njoftimi është i fundit në një seri qortimesh për Hungarinë, ku qeveria nacionaliste e krahut të djathtë shpesh është kritikuar nga Komisioni Evropian për politikën e saj të ngurtë ndaj refugjatëve./UBTNews/

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rreth 300 trupa britanike në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me trupat e KFOR-it

Publikuar

nga

KFOR ka njoftuar se do të kryejë një stërvitje të përbashkët me një nga njësitet rezervë të caktuara nga NATO duke filluar nga sot e deri në fund të tetorit. 

KFOR ka bërë të ditur në një komunikatë për media se një kontingjent prej 300 trupave nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshiret i Britanisë së Madhe do të vendosen përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejnë një sërë stërvitjesh të përbashkëta me trupat e tjerë të KFOR-it. 

KFOR

“Synimi i stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për zbarkimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre brenda misionit KFOR. Stërvitja përkrah gatishmërinë e KFOR-it për të reaguar ndaj zhvillimeve relevante të sigurisë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm i mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë kohën dhe në mënyrë të paanshme”, ka njoftuar KFOR.

KFOR ka thënë se pas përfundimit të stërvitjeve kontingjenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR do të marrë të gjitha masat për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve së personelit ushtarak dhe automjeteve para dhe gjatë stërvitjeve”, ka thënë KFOR.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vdiq një 60-vjeçar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Publikuar

nga

Një 60-vjeçar ka vdekur të mërkurën si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Deberllukë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Viktima 60-vjeçar ishte shofer i veturës.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Dita Ndërkombëtare e Pagave të Barabarta

Publikuar

nga

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Pagave të Barabarta, një ditë që simbolizon përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar që të gjithë punëtorët, pavarësisht nga gjinia, të paguhen në mënyrë të barabartë për punë me vlerë të barabartë. Kjo ditë është një rikujtesë e angazhimeve të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe luftën kundër diskriminimit, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave.

Sipas statistikave globale, gratë vazhdojnë të paguhen më pak se burrat, me një diferencë gjinore të pagave që arrin rreth 20%. Kjo pabarazi është rezultat i marrëdhënieve historike dhe strukturore të pushtetit që i kanë dhënë burrave një avantazh të qëndrueshëm në tregun e punës. Këto pengesa, së bashku me varfërinë dhe pabarazitë në aksesin ndaj burimeve, e kufizojnë mundësinë e grave dhe vajzave për të avancuar.

Pavarësisht miratimeve të shumta të ligjeve për pagat e barabarta, zbatimi i tyre në praktikë është përballur me vështirësi të konsiderueshme. Shumë organizata dhe aktivistë vazhdojnë të punojnë për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje dhe për të promovuar ndryshime që do të siguronin një ambient më të barabartë në punë.

Kjo ditë nxit diskutime mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave, duke inkurajuar shoqërinë për të vepruar dhe për të mbështetur politika që sigurojnë pagat e barabarta. Kërkohet angazhim i vazhdueshëm nga të gjithë aktorët, përfshirë qeveritë, punëdhënësit dhe individët, për të arritur një të ardhme më të barabartë për të gjithë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara