Aktualitet

​Nagavci: MAShTI shënoi performancë shumë më të mirë se viteve tjera

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ministria qe e drejton ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera dhe kjo do të thotë se gjatë vitit 2021 i kanë kushtuar vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies.

Nagavci ka shkruar në Facebook se Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera.

Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi. Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo.

Aktualitet

​Kurti takoi ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Aty u diskutua mbi rrugën e integrimit të vendit tonë në BE, mos konstituimin e Kuvendit dhe arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia.

Kurti informoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë për performancën ekonomike të vendit dhe rezultatet e politikave të qeverisë përgjatë pjesës së parë të këtij viti.

Ai tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur vlerën 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje 10.3%. Shpenzimet kapitale të qeverisë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë janë 24% më të larta sesa në gjysmën e parë 2024.

Në çerekun e parë 2025, ekonomia është rritur për 3.61% të Bruto Produktit Vendor, tha ai.

Kurti ka folur edhe mbi numrin e bizneseve të reja të regjistruara këtë vit, si dhe veçoi të dhënat e fundit nga skema e punësimit “Qeveria për Familjet”, anëtarësimin e Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë dhe në Aleancën Evropiane për Praktikën Profesionale.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Sveçla priti në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosov

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim, z Tanigaki Hiroyasu, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Fillimisht ministri Sveçla i uroi mirëseardhje në Kosovë, z Hiroyasu, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Japonia në të gjitha hapat e shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe për rolin aktiv në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe situatën e fundit me zjarre. Ndërkohë ministri Sveçla e falënderoi Hiroyasu për përkrahen e vazhdueshme që ka dhënë përmes projekteve të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave thuhet në njoftimin nga MPB-ja.

Ndërsa, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Tanigaki Hiroyasu, vlerësoi të arriturat në vitet e fundit në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ambasadori japonez u zotua se edhe në të ardhëm shteti i Japonisë do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës.

Continue Reading

Bota

​Kombet e Bashkuara: Izraeli të ndalojë menjëherë planin për Gazën

Published

on

OKB-ja kërkon që Izraeli të “ndalojë menjëherë” planin për kontroll ushtarak të Rripit të Gazës, sipas ANSA.

Në një deklaratë thuhet se “Plani i qeverisë izraelite për një marrje të plotë ushtarake të Rripit të Gazës të pushtuar rrezikon të sjellë vuajtje të paimagjinueshme dhe krime të tmerrshme dhe duhet të ndalet menjëherë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, në një deklaratë të publikuar sot në Gjenevë.

Plani, theksoi më tej Türk, “është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli duhet t’i japë fund okupimit sa më shpejt të jetë e mundur, me zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtës së palestinezëve për vetëvendosje”.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së, bazuar në të gjitha provat e disponueshme deri më tani, “kjo përshkallëzim i mëtejshëm do të sjellë zhvendosje masive të detyruar, vrasje të mëtejshme, vuajtje të padurueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore”.

“Në vend që ta përshkallëzojë këtë luftë, qeveria izraelite duhet të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar jetët e civilëve të Gazës duke lejuar rrjedhën e plotë dhe të pakushtëzuar të ndihmës humanitare”.

Gjithashtu, pengjet duhet të “lirohen menjëherë dhe pa kushte” nga grupet e armatosura palestineze, ashtu si edhe palestinezët e ndaluar në mënyrë arbitrare nga Izraeli”.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti: PDK dhe LDK dërguan lëndë të reja në Gjykatë, nuk donin bashkëpunim

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij ka ofruar kompromise dhe ka qenë e gatshme për bashkëpunim, por partitë e tjera nuk kanë ndërmarrë hapa të njëjtë.

Ai ka deklaruar se edhe pas këshillës së Gjykatës Kushtetuese që partitë të merren vesh mes vete, PDK-ja dhe LDK-ja kanë dorëzuar lëndë të reja në këtë gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise. I pari ka qenë që, nëse me votim të fshehtë nuk zgjidhet Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për një paketë ku përfshihen kryetari dhe nënkryetarët. Ne kemi bërë hapa, nuk ka pasur hapa nga pala tjetër”, tha Kurti.

“Nëse Gjykata thotë “Uluni dhe merruni vesh”, ti nuk shkon të dorëzosh lëndë në Gjykatë. LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, sikur të mos kishte pasur fare një vendim paraprak”, vazhdoi tutje Kurti.

 

Continue Reading

Të kërkuara