Histori

​Muri i Madh Kinez u hap për turistët para 52 viteve

Muret ishin ndërtuar prej dheu të ngjeshur, duke përdorur punën e detyruar.

Publikuar

Muri i Madh Kinez është hapur për turistët pikërisht më 10 nëntor të vitit 1970. Ky mur mbetet një objekt i mahnitshëm për të huajt dhe është tashmë një simbol kombëtar i respektuar.

Historia e Murit të Madh Kinez fillon kur fortifikimet e ndërtuara nga shtetet e ndryshme të lashta kineze gjatë periudhës së pranverës dhe vjeshtës (771–476 p.e.s.) dhe periudhës së shteteve ndërluftuese (475–221 p.e.s.) ishin të lidhur nga perandori i parë i Kinës, Qin Shi Huang, për të mbrojtur dinastinë e tij të sapo-formuar (221–206 p.e.s.) kundër inkursionit nga nomadët euroaziatikë.

Muret ishin ndërtuar prej dheu të ngjeshur, duke përdorur punën e detyruar dhe rreth vitit 212 p.e.s. shtrihej nga Gansu deri në bregdetin jugor të Mançurisë.

Dinastitë e mëvonshme adoptuan politika të ndryshme kundrejt mbrojtjes së kufirit verior. Dinastia Han (202 p.e.s.–220 të e.s.), Dinastia Veriore Qi (550–574), Dinastia Sui (589–618) dhe veçanërisht Dinastia Ming (1369–1644) ishin midis aty që e rindërtuan, përforcuan dhe i zgjeruan muret, megjithëse ata i ndoqën rrallë rrugët Qin.

Hanët i shtrinë fortifikimet më tej në perëndim, Qi-të ndërtuan rreth 1,600 km. muresh të reja, ndërsa Sui-t mobilizuan mbi një milion njerëz në përpjekjet e tyre mur-ndërtuese.

Megjithëse një pengues i dobishëm kundër inkursioneve, në mjaft pika përgjatë historisë së tij Muri i Madh dështoi për ti ndaluar armiqtë, duke përfshirë vitin 1644 kur mançutë Qing Marshuan përmes portave të kalimit Shanhai dhe zëvendësuan dinastinë më aktive mur-ndërtuese, Mingët, si sundues të Kinës.

Muri i Madh Kinez i dukshëm sot gjerësisht daton nga Dinastia Ming, pasi ata rindërtuan shumë nga muri me gurë dhe tulla, shpesh duke e shtrirë linjën e tij në terrene të vështira. Disa seksione mbeten në gjendje relativisht të mirë ose kanë qenë rinovuar, ndërsa të tjera janë dëmtuar ose shkatërruar për arsye ideologjike, të shpërbërë për materialet e tij ndërtuese, ose të humbur për shkak të gërryerjes së kohës.

Vazhdo të lexosh

Histori

Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor

Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqendrimi, ku mbaheshin të burgosur politikë.

Publikuar

nga

Qeveria e Tiranës më 13 janar të vitit 1960, lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqësor, por thjesht me masë administrative.

Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqendrimi, ku mbaheshin të burgosur politikë.

Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare-sovjetike po keqësoheshin dita ditës.

Shqipëria kishte gjetur një aleat të ri te Kina komuniste; të dyja bashkoheshin në kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Khrushovit për de-stalinizim.

Vazhdo të lexosh

Histori

Përvjetori i lindjes së Fan Nolit

Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Publikuar

nga

Sot është dita kur përkujtohet lindja e Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965). Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, historian e muzikolog. Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston.

Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare.

Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit, e shumë të tjera. Fan Noli u vdiq më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

77 vjet nga miratimi i betimit zyrtar amerikan

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.

Publikuar

nga

Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën ”Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.

Gjithashtu, shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe venë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës që ai përfaqëson – një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në tekstin e betimit. Fjalët “nën Zotin” u shtuan në qershor 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

166 vjet më parë lindi njëri nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20-të

Shumë historianë e shohin atë si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20.

Publikuar

nga

Më 28 dhjetor 1856 lindi në Staunton të shtetit Virginia, Thomas Woodrow Wilson, i cili do të bëhej presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara.

Shumë historianë e shohin atë si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20. Woodrow Wilsoni, siç njihej ai në përgjithësi, ishte diplomuar në drejtësi dhe kishte një doktoratë për shkenca politike. Ai kishte qenë rektor i Universitetit Princeton të Nju Xhersit dhe qe zgjedhur guvernator i këtij shteti në vitin 1910.

Më 1912, ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Woodrow Wilsoni luftoi për reforma, ai kërkonte mbrojtjen e punëtorëve, forcimin e sistemit bankar dhe kufizimin e fuqisë së korporatave të mëdha.

Ai u përpoq t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore, e cila kishte shpërthyer më 1914, dhe t’i mbante Shtetet e Bashkuara jashtë kësaj lufte. Në vitin 1917, me ngurrim, ai vendosi hyrjen e Amerikës në luftë. Kjo i ndihmoi aleatët të arrinin fitore në vitin 1918. Një vit më vonë, ai u godit rëndë nga hemiplegjia, për të cilin disa thonë se u shkaktua nga kundërshtimi që ndeshën shumë nga propozimet e tij për paqe.

Dy vitet e fundit të karrierës si president ai i kaloi si invalid dhe, sipas disa historianëve, punët e qeverisë pothuajse drejtoheshin nga gruaja e tij, Edith. Woodrow Wilson vdiq në vitin 1924, tre vjet pas largimit nga posti.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara