Lajmet

​Murati: Nga politikat e propozuara nga opozita qytetari përfiton 16 euro e gjysmë në muaj

Ai këshilloi LDK-në që të kenë konsensus për atë që thonë si parti.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se nga propozimet e opozitës si masë për ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, qytetarët mund të përfitojnë 49 euro e gjysmë për tre muaj, ndërsa ata kanë ndarë 100 euro për kategori të caktuara.

Ai këshilloi LDK-në që të kenë konsensus për atë që thonë si parti.

Janë marr vendime dhe janë buxhetuar 365 milionë euro masa deri tash për të mbështetu familjet në nevojë dhe qytetarët në përgjithësi për tejkalimin e krizës inflacionare. Kjo është e barabartë me 4.5% të GJDP-së janë marr masa. Të thuhet që është vendosur tavani, ejani tash uleni akcizës e derisa bashkëpartiakja juaj thotë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën unë kisha kërkuar nga ju që fillimisht si grup parlamentar të dakordoheni se cili është veprimi i duhur e cili jo. Pra, të ketë një konsensus brenda jush fillimisht”, theksoi ai.

Murati u shpreh se nga propozimet e opozitës qytetarët në muaj mund të përfitojnë vetëm 16 euro e gjysmë.

10 euro nga zbritja e TVSH-së për produktet bazë si dhe 6 euro e gjysmë nga zbritja e naftës do të përfitoni 16 euro e gjysmë në mua zbritje për një familje ku do të ishte përfitmit propozimi juaj është që kjo të zgjat 3 muaj nëse e shumëzojnë 16 euro e gjysmë me tre muaj përfitojnë 49 euro e gjysmë as 50 euro jo. Kjo është politika që e kemi para nesh sot 49 euro e gjysmë me i shpërnda tek familja mesatare ne i kemi dhënë 100 euro për studentët, pensionerët dhe të punësuar mesatarisht kanë përfituar 200 euro për familje në mesatare. Edhe po të zgjatej politika juaj edhe për 6 apo 12 muaj do të ishte më pak sesa që ne kemi dhënë këto janë shifrat, urdhëroni bëni shifrat”, theksoi Murati.

Lajmet

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ripotencoi qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe se çdo ndryshim në procedurat kuvendare duhet të kalojë përmes mocionit procedural.

“Ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural. Mocioni procedural duhet të propozohet në seancë dhe të votohet së pari shmangia e rregullores me dy të tretat e deputetëve dhe pastaj ndryshimi i procedurës. Është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë. Duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë dhe mënyrës se si është votuar gjithmonë. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votën e hapur,” tha Gashi.

Ai u shpreh gjithashtu i qetë lidhur me situatën e sigurisë në Kuvend, pas paralajmërimit për një mjet shpërthyes.

“Policia dhe institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vetë. Ne të tjerët duhet t’i kryejmë punët tona,” deklaroi deputeti i LDK-së.

Seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, u shty për në orën 20:00 për shkak të paralajmërimit për një bombë brenda ndërtesës së Kuvendit. Pas kësaj, Policia e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta lirojnë ndërtesën.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, komentoi kërcënimin e sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, i cili fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm. Megjithatë, ajo theksoi se prirjet totalitare të Lëvizjes Vetëvendosje përbëjnë rrezik më të madh për vendin.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues,” tha Çitaku teksa hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj reagon për deklaratën e Bekë Berishës: Do ta shohim kur të vijë momenti

Published

on

By

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar Kuvendi, por në formë të hapur.

Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.

“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti,” u shpreh Haradinaj.

Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione,” tha Haradinaj.

Kurse, për sa i përket alarmit për bombë që ndodhi paraditen e sotme, kreu i AAK-së tha se janë çështje të sigurisë dhe se i besojnë institucioneve të sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Besojmë që VV do të gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Published

on

By

Deputeti Armend Zemaj, para seancës për konstituimin e Kuvendit, u shpreh se besojnë që Lëvizja Vetëvendosje do të gjejë mirëkuptimin për të kryer procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Ai tha se këto procese duhet të përfundojnë për të kaluar pastaj në atë se kush do ta formojë Qeverinë.

“Ajo çka duhet të jetë kërkesë besojmë që Lëvizja Vetëvendosje do ta gjejë mirëkuptimin, konsenzusin dhe mirëbesimin që sa më shpejt ta kryejmë procedurën e zgjedhjet së Kryetarit të Kuvendit, konstituimit të Kuvendit dhe të kalojmë atëherë kush mund ta bëjë Qeverinë”, u shpreh ai.

Continue Reading

Të kërkuara