Lajmet

​Murati kërkon të votohet zgjatje buxhetore deri në mars 2021

Published

on

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati propozoi që para se të votohet Projektligji për Buxhet, fillimisht të votohet për zgjatje buxhetore për muajin shkurt dhe mars.

Sipas tij, Ligji për Buxhet mund të kalojë në lexim të parë, por që mund të vijë vendimi i Kushtetueses dhe që nuk mund të përfundohet në dy leximet.

“Me ligjin për Menaxhim të Financave Publike neni 24, paragrafi 2 ku thotë se Kuvendi mund të zgjasë ndarjet buxhetore në rast të mungesës së një ligji në fuqi mund të zgjas ndarjet buxhetore deri në tre muaj. Sipas ligjit, muaji janar është i mbuluar me automatizëm nëse nuk ka ndarje buxhetore, kurse Kuvendi me vendim, pra ne sot mund të vendosim që ta kemi edhe zgjatjen për muajin shkurt dhe mars. Arsyeja pse konsideroj se duhet të kalojë ky propozim është se Ligji i Buxhetit i duhen dy lexime edhe duhen amadamente. Pra, derisa të përfundojnë që të dyja leximet, ne mund ta kemi të publikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese me ç’rast Kuvendi shpërndahet dhe e humb aftësinë për vendimmarrje. Andaj, që të mos të rrezikojmë, unë propozoj që fillimisht ne si Kuvend ta miratojmë vendimin për zgjatjet buxhetore për muajt shkurt dhe mars, e i cili vendimi në rast se nuk ka Ligj të Buxhetit në fuqi, nëse ndodh ndonjë skenar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese publikohet sot gjatë ditës ose para se të hy në fuqi buxheti, vendimi të vlejë. Dhe në rast se Ligji i Buxhetit merr votat hynë në fuqi, vendimi që miratohet bëhet i panevojshëm”, tha Murati.

Lajmet

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar mirënjohjen e thellë të Kosovës për partneritetin me ShBA-në.

Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë“.

Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, shkroi në Facebook, Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi uron 4 Korrikun: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë.

Krasniqi tha se ShBA është më shumë se partner për Kosovës, duke theksuar se është shtylla e lirisë së vendit dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, shkroi në Facebook, Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

​Presidentja paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses për të sqaruar afatin 30 ditësh

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se nëse shpejt nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim se çfarë ndodhë pas 30 ditësh. Sipas Osmanit, duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e “mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit”. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, Osmani tha se ka krijuar shumë interpretime, mirëpo ajo bëri të ditur se është bërë një vlerësim nga ekipi i saj ligjor.

Pas ceremonisë së diplomimit të kadetëve, Osmani para gazetarëve tha se edhe sot do të ketë takime me partitë politike. Ajo theksoi se bllokada tek lloji i votimit është jo racionale.

E para nuk i kam përfunduar ende takimet, janë edhe disa parti politike të cilat do t’i takojë sot sepse kam dashur që të dëgjojë individualisht nga secila parti, pavarësisht se sa deputetë i kanë ato në parlament. Sepse siç e dini konstituimi i Kuvendit varet edhe nga vullneti i secilit deputet të Republikës së Kosovës. Kemi pasur takime të mira por natyrisht që partitë kryesore i kanë qëndrimet ende diametralisht të kundërta, por kjo nuk do të thotë që brenda këtij afati nuk do të ketë afrim. Ka për disa gjëra që mund të ketë pajtim dhe unë do të shpresoja që të ketë sepse mendoj që bllokada tani tek lloji i votimit është shumë shumë jo racionale”, deklaroi Osmani.

Ajo paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim nëse shpejt nuk do të konstitohet legjislatura e nëntë e Kuvendit.

Unë do të planifikoj në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim lidhur me atë se çfarë pas 30 ditësh. Sepse duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh. Sepse duhet të ketë pasoja juridike. Do të flas më gjatë kur t’i përfundojë takimet me partitë politike lidhur edhe me përmbajtjen e takimeve por edhe lidhur me planet që i kemi gjatë ditëve në vijim”, theksoi Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës sekuestron mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar mbi 100 mijë euro para të padeklaruara, gjatë kontrollit të një veture me targa serbe, në të cilën ndodheshin dy shtetas serb.

Rasti ka ndodhur në dalje të pikës kufitare në Merdare, të enjten, më 3 korrik në orën 21:30.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarët policorë kishin përzgjedhur këtë veturë për kontroll në vijën e dytë të kontrollit “pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18.000 euro me vete”.

Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 [njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë] euro, kartëmonedha [10, 20, 50, 100 dhe 200-she] të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.

Continue Reading

Të kërkuara