Lajmet

​Murati: Është bërë pagesa për lehonat

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është bërë pagesa e shtesave për fëmijë.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë pagesa e shtesave për lehonat për gjithsej 2 mijë e 158 përfituese në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Ndërsa ka njoftuar se 68 aplikuese nuk kanë përfituar për shkak të të dhënave të pasakta.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka njoftuar ministri Murati.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.

Lajmet

​Sllovakia paralajmëron se BE rrezikon besimin në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Presidenti sllovak Peter Pellegrini tha se vonesat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit rrezikojnë të gërryejnë besimin në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Pellegrini paralajmëroi se vonesat e zgjatura mund t’i bëjnë njerëzit në rajon të braktisin perspektivën evropiane, një zhvillim që ai tha se do të dobësonte sigurinë dhe besueshmërinë afatgjatë të BE-së.

“Bashkimi Evropian po luan me besimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, tha Pellegrini.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten në faza të ndryshme të procesit të pranimit në BE. Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë përfshirë në integrimin evropian për më shumë se dy dekada.

Mali i Zi dhe Serbia po zhvillojnë zyrtarisht negociata pranimi me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapën bisedimet në vitin 2022.

Bosnja dhe Hercegovina iu dha statusi i kandidatit në të njëjtin vit, por ende nuk ka filluar negociatat, ndërsa Kosova mbetet i vetmi vend në rajon pa status kandidati.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë vazhdimisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron brenda bllokut, por ndarjet e brendshme dhe ritmi i ngadaltë i reformave kanë vazhduar të pengojnë procesin e zgjerimit/S.K/KP/Anadollu/

Continue Reading

Lajmet

Supremja shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

Në Gjykatën Supreme të Kosovës, sot në orën 09:00, mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.

Krivaqa ishte dënuar më 4 gusht 2023 me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Marigona Osmanit, një rast që kishte tronditur opinionin publik.

Seanca e sotme në Supreme pritet të përcaktojë nëse vendimi i Apelit do të mbetet në fuqi apo nëse çështja do të kthehet në rishqyrtim.

Marigona Osmani ishte 18 vjeçe kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në orën 09:30 mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e viktimës, Liridona Ademaj.

Seanca pritet të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në këtë proces, i cili ka zgjuar interes të madh publik për shkak të rrethanave të rënda të rastit dhe ndjeshmërisë që ka shkaktuar në opinion.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi të plotë dhe zbardhje të të gjitha rrethanave të ngjarjes./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mjegull vende vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius ka njoftuar IHMK.

Era do të fryjë me shpejtësi 5-22km/h./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara