Lajmet

​MSh-ja del me sqarim për masat e reja antiCOVID

Sipas ministrisë, të gjitha masat e ndërmarra kanë qenë rezultat i analizës së rregullt të situatës epidemiologjike në vend.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një sqarim pas reagimeve të shumta nga shtetet fqinje lidhur me masat e fundit kundër COVID-19, ku për të hyrë në Kosovë shtetasit e huaj duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit me tre doza të vaksinës. Derisa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

“Vendimi nuk kërkon domosdoshmërisht dëshminë e vaksinimit me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, duke pasur gjithashtu mundësinë e hyrjes me dy doza bashkë me praninë e testit negativ RT PCR jo më të vjetër se 48 orë, rregull që është praktikuar edhe nga shtete te tjera. Ministria e Shëndetësisë rikujton se nga mesi i javës së kaluar Kosova ka parë një rritje të shpejtë të raste të COVID-19, duke shkuar deri në mbi 3.000 raste të reja në ditë, dhe kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve në spitale, ndërkaq shkalla e lartë e vaksinimit është thelbësore në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, e në këtë drejtim të minimizojmë rastet e vdekjeve. Duke pasur parasysh që vendimi për masat kundër COVID-19 vlen për periudhën deri me 04 Shkurt 2022, dhe se bazohet në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve. Mekanizmat kundër COVID-19 do të monitorojnë në baza ditore situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe deri në fundin e javës, institucionet tona do të mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritje së rasteve të COVID-19 në ngarkesën spitalore dhe në varësi të kësaj, si dhe të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve në vijim, të gjitha masat do të mund të rishikohen”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania për në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Procedura e ekstradimit u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet përkatëse policore. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Monodramë, Dokumentarë dhe Muzikë: Çfarë shënoi ditën e tretë të “Etno Fest”

Published

on

By

Dita e tretë e festivalit “Etno Fest” solli një gërshetim të arteve skenike, trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kolektive, duke përfshirë shfaqje teatrale, demonstrime tradicionale, dokumentarë historikë dhe muzikë live.

Programi artistik nisi me monodramën “No Surprises”, me regji të Endrit Gashit dhe interpretim të Ergjan Mehmetit. Shfaqja u prezantua përmes një qasjeje skenike interesante, duke trajtuar përjetimet e individit, raportin e tij me realitetin bashkëkohor dhe dimensionin emocional të dashurisë.

Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore u prezantua etno-performanca “Zeje në zhdukje: Farkëtari”. Përmes demonstrimit praktik të mjeshtërisë së farkëtimit, performanca vuri në pah rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të zanateve tradicionale.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e dy dokumentarëve me tematikë nga historia e Kosovës:

“Ferdonija” me autorë Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti: Një rrëfim për historinë dhe qëndresën e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila jeton me kujtimin e bashkëshortit dhe katër djemve të saj të humbur gjatë luftës.

“Pesë lulet, një notë e humbur” me autor Fatlum Haziri: Dokumentar që trajton temën e helmimeve të nxënësve në shkollat e Kosovës gjatë viteve ’90, i ndërtuar mbi dëshmi, intervista dhe materiale arkivore.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën me “Etno Nejën”, ku interpretoi grupi “Ardian Behrami CIPA & Band”, duke sjellë përpunime muzikore për publikun pranishëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara