Aktualitet

​Moti për sot

Edhe mëngjesin e sotëm do të jetë me mjegull dhe ngrica të dobëta.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

“Java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta. Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima u godit nga një veturë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar menjëherë në vendngjarje nën dyshimin për shkaktim të aksidentit nga pakujdesia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet tashmë në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Aktualitet

Izraeli bombardon qendrën e Bejrutit duke vrarë 6 persona

Published

on

By

Një valë sulmesh ajrore izraelite ka nisur ndërsa ofensiva tokësore po zgjerohet në jug, ku Hezbollahu po lufton kundër forcave izraelite.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) njoftoi se Izraeli ka sulmuar një ndërtesë në Bashoura, një lagje në zemër të Bejrutit. Shpërthimi dhe shtëllungat e tymit u panë mbi zonë pak pasi Izraeli lëshoi një kërcënim për evakuim të atij lokacioni, raporton AlJazeera.

Ky sulm ishte pjesë e një vale vdekjeprurëse goditjesh izraelite në të gjithë Libanin, të cilat vranë të paktën 20 persona dhe plagosën 24 të tjerë të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Publike të vendit. Sulmet u shtrinë nga kryeqyteti deri në pjesët jugore dhe lindore, duke shënuar një front rrënues në luftën më të gjerë midis SHBA-Izraelit dhe Iranit që ka përfshirë rajonin.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ajrore në Bejrut, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

Shkatërrime masive dhe pretendime për objektiva

Korrespondentja e Al Jazeera-s në Bejrut, Zeina Khodr, raportoi se sulme intensive izraelite goditën rajone të shumta në Liban gjatë natës. Duke raportuar para një ndërtese 15-katëshe të goditur, Khodr tha se katet e poshtme të saj ishin shënjestruar një javë më parë. Megjithatë, në orët e para të mëngjesit, struktura u rrafshua plotësisht. Ushtria izraelite pretendoi se Hezbollahu kishte fshehur para në atë ndërtesë.

“Mund të shihni dëme të përhapura në të gjithë këtë lagje,” tha Khodr.

Ushtria e Izraelit deklaroi se ka nisur ato që i përshkroi si “operacione tokësore të kufizuara” në jug të Libanit, duke lëshuar urdhra evakuimi për banorët e katër qyteteve pranë lumit Zahrani dhe zonës së Tirit, me paralajmërimin për t’u larguar menjëherë drejt veriut. NNA raportoi gjithashtu sulme mbi Tirin dhe zonën fqinje të Al-Burj Al-Shamali para agimit.

Pasojat humanitare dhe paralajmërimet e OKB-së

Që prej nisjes së ofensivës izraelite më 2 mars, sulmet kanë vrarë të paktën 912 persona në Liban, duke përfshirë 111 fëmijë, dhe kanë plagosur mbi 2,200 të tjerë. Më shumë se një milion njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të martën se sulmet izraelite mbi ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën civile mund të përbëjnë krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Një zëdhënës i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut tha se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve ose objekteve civile është krim lufte, duke shtuar se edhe urdhrat e gjerë të Izraelit për zhvendosje në jug të Libanit mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

Pozicioni i Hezbollahut dhe konteksti i konfliktit

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, vendosi kushtet për përfundimin e luftës:

  1. Ndalimi i sulmeve nga Izraeli.
  2. Kthimi i të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.
  3. Lirimi i të burgosurve nga Izraeli gjatë dy viteve të fundit.
  4. Tërheqja e ushtrisë izraelite.

Khodr shtoi se Hezbollahu mbetet prezent në jug, duke u përpjekur të zmbrapsë përparimin e ushtrisë izraelite, me synim parandalimin e marrjes së pozicioneve të reja nga Izraeli.

Konflikti u ndez më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite vranë liderin suprem iranian, Ali Khamenei, në Teheran, gjë që shtyu Hezbollahun të lëshonte raketa drejt veriut të Izraelit më 2 mars. Që atëherë, Izraeli ka vrarë më shumë se 2,000 persona në Iran dhe Liban.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, një aleat i palëkundur i Izraelit, shprehu shqetësimin ndërkombëtar në rritje, duke paralajmëruar se ofensiva tokësore në Liban ishte një “gabim” që rrezikon të përkeqësojë situatën tashmë të rëndë humanitare. /AlJazeera/

 

Continue Reading

Lajmet

E konfirmuar: Tre nga viktimat në Austri janë nga Kosova

Published

on

By

(Lajm në zhvillim)

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka konfirmuar se tre nga katër viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë janë shtetas të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në distriktin Alsergrund, ku gjatë punimeve një pjesë e konstruksionit u shemb, duke lënë punëtorët të bllokuar nën rrënoja.

Sipas të dhënave zyrtare, viktimat që humbën jetën janë Pajtim Bajrami (1990), Asllan Musliu (1977) dhe Istref Zekaj.

Përmes një komunikate zyrtare, përfaqësia diplomatike u shpreh se po ndjek me vëmendje situatën në terren.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Krahas konfirmimit të identitetit të personave që humbën jetën, institucioni ka bërë të ditur se është vënë në dispozicion të familjarëve për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

“Jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse”, njofton ambasada, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbajnë opinionin publik të informuar për çdo zhvillim të ri.

Vjenë: Tre shqiptarë humbin jetën gjatë punimeve ndërtimore

Katër persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vienna.

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova.

Sipas raportimeve të mediave austriake, ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në lagjen Alsergrund, rreth orës 14:30, kur një pjesë e skelave bashkë me kallëpet e betonit janë shembur gjatë punimeve.

Siç raporton Der Standard, fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur rëndë, ndërsa më vonë u konfirmua se katër persona kishin humbur jetën nga ky aksident.

Sipas shërbimeve emergjente, një punëtor 45-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe shtyllën kurrizore, si dhe fraktura në duar.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Martin Hofbauer, ka deklaruar se e gjithë konstruksioni është shembur, duke zënë poshtë pesë persona që ndodheshin mbi të në momentin e aksidentit.

Sipas Hofbauer, në këtë aksident u shemb e gjithë konstruksioni bashkë me pesë personat që ndodheshin mbi të.

Operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte të vështira, pasi ekipet emergjente dhe punëtorët e tjerë janë detyruar në disa raste të largojnë materialet edhe me duar për të arritur te të lënduarit.

Aksidenti ndodhi gjatë punimeve të betonimit në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kati shtesë në një objekt banimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

WFP: Lufta në Iran mund të zhysë 45 milionë njerëz në uri akute deri në qershor

Published

on

By

Sipas analizës së Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të publikuar të martën, dhjetëra miliona njerëz të tjerë do të përballen me uri akute nëse lufta në Iran vazhdon deri në qershor, raporton Reuters.

Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, që nisën më 28 shkurt, kanë bllokuar rrugët kryesore të ndihmës humanitare, duke vonuar dërgesat jetike për disa nga krizat më të rënda në botë.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i WFP-së, Carl Skau, u tha gazetarëve në Gjenevë se parashikohet që edhe 45 milionë njerëz të tjerë të bien në uri akute si pasojë e rritjes së kostove të ushqimit, naftës dhe transportit. Kjo do ta çonte numrin global mbi nivelin rekord aktual prej 319 milionë njerëzish.

“Kjo do t’i çonte nivelet globale të urisë në një rekord historik dhe është një perspektivë e tmerrshme,” tha ai.

“Edhe para kësaj lufte, ne ishim në një ‘stuhi të përsosur’ ku uria nuk ka qenë kurrë aq e rëndë sa tani, si në numra, ashtu edhe në thellësinë e saj,” shtoi ai.

Skau tha se kostot e transportit janë rritur me 18% që nga fillimi i sulmeve më 28 shkurt dhe se disa dërgesa është dashur të ridrejtohen. Ai shtoi se këto kosto shtesë vijnë krahas shkurtimeve të thella të shpenzimeve nga WFP, ndërkohë që donatorët po fokusohen më shumë te mbrojtja. /Reuters/

 

Continue Reading

Të kërkuara