Lajmet

​Morën 62% më shumë buxhet, Kurti: Serbia privoi nga zhvillimi katër komunat veriore

Kreu i ekzekutivit ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të mbajë përgjegjëse qeverinë e Serbisë.

Published

on

Komunat me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62 përqind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës, të cilat janë të integruara relativisht mirë, kanë performuar vazhdimisht më mirë sesa katër komunat në veri.

Kreu i ekzekutivit ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të mbajë përgjegjëse qeverinë e Serbisë për privim të katër komunave veriore nga zhvillimi i duhur.

“Dhjetë komunat e Kosovës me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (gjithsej) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare. Kjo tregohet me të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës, nga 14 vjetët e fundit (’08-’22)”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas Kurtit, politikanë dhe udhëheqës komunalë serbë në gjashtë komunat jugore ishin të gatshëm dhe të aftë për të planifikuar, siguruar dhe zbatuar më shumë për sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës së transportit për qytetarët e vet sesa katër komunat në veri.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse që i ka privuar këto katër komuna veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi me forcë i qytetarëve lokalë nga ana e saj, përmes një grushti kriminelësh të udhëhequr nga para, lëndë narkotike dhe trafikues armësh, duhet të dënohet publikisht”, ka thënë Kurti.

Lajmet

Maqedonci: Në bashkërendim me KFOR-in, ekipet e FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Ujman

Published

on

By

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi në Facebook.

Maqedonci reagoi pasi trupat e FSK-së zbarkuan në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, duke iu bashkuar ekipeve për të kërkuar personin e zhdukur që nga e diela.

Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, shkroi Maqedonci.

Zbarkimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2397 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të publikuar nga Policia, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 107 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 23 të tjera kanë përfunduar me të lënduar. Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë aksident me pasoja fatale.

Përveç kësaj, në kuadër të operacioneve të rregullta, autoritetet kanë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së pjesëmarrësve në komunikacion.

Continue Reading

Aktualitet

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Published

on

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Që të dielën pasdite thuhet se ai u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe. Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë mbrëmë se operacioni i kërkimit duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.

Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren. Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Të kërkuara