Lajmet

​Mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut

Published

on

Rreth orë 12:00 sot në fshatin Vrellë të Istogut është gjetur një mjet shpërthyes, e i cili mjet ende nuk është deminuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për KosovaPress se një qytetar derisa ishte duke punuar, ka hasur në mjetin shpërthyes, e ku policia menjëherë ka bërë sigurimin e vendit.

“Sot rreth orës 12:20 minuta një qytetar përmes telefonit e ka njoftuar stacionin policor në Istog se gjersa ka në qenë duke i kryer disa punime në fshatin Vrellë, kanë hasur në një mjet shpërthyes. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka bërë sigurimin vendit të ngjarjes dhe pastaj është njoftuar njësiti i FSK-së për deminim dhe janë në pritje të njësitit adekuat për deminim të mjeteve shpërthyese”, tregoi Gashi.

Por se a do të tërheqë apo do të shpërthehet mjeti shpërthyes pritet të vendos njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminimin e mjeteve shpërthyese. Megjithatë ai tha se vendi është duke u siguruar nga Policia e Stacionit Policor në Istog.

“Ende nuk është bërë deminimi, jemi në pritje, të shohim njësiti për deminim kur të arrij në vend të ngjarjes a vendos me tërheq mjetin apo për ta shpërthyer, ata vendosin, mirëpo ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes. Vendi i ngjarjes është duke u siguruar Policia e Stacionit Policor në Istog”, potencoi Gashi.

Lidhur me vonesën e njësiti për deminim për të arritur në vendin e ngjarjes, Gashi e arsyeton se mund të kenë pas angazhime në lokacione tjera.

Aktualitet

Bëhu ekspert i sigurisë dhe cilësisë ushqimore me Masterin në UBT – Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit

Published

on

Një prej programeve që ka gërshetuar parimet shkencore me aplikimin e tyre në praktikë në industrinë ushqimore të gjithë studentëve iu ofrohet edhe në nivelin master të studimeve.

Programi i nivelit master Shkencat dhe Teknologjia e UshqimitUBT, studentëve iu ofron mundësinë që të përfitojnë praktika profesionale dhe njohuri nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe, duke u avancuar në tjetër nivel rreth mënyrës së mirëmbajtjes dhe përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Me specializime unike që ndërlidhen me fushën e bioteknologjisë dhe inxhinierisë ushqimore, ky program studimi përgatit profesionistë të ardhshëm të fushës së bioteknologjisë të cilët do t’i shërbejnë vendit me praktikat më të mira të marra nga UBT.

Laboratorët më të sofistikuar dhe special të kësaj fushe për të bërë hulumtime dhe për të kryer punën praktike, janë një ndihmesë shumë e mirë për studentët e këtij programi që duan të bëhen pjesë e një ekipi të suksesshëm e inovator që është në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovë ka arrestuar katër persona të dyshuar për grabitje. Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, persona të dyshuar, duke përdorur sprej, me forcë i kanë grabitur një personi një çantë në të cilën kishte para.

Të dyshuarit janë D.R, E.S, R.B dhe F.Sh, mosha e të cilave është nga 21 në 24 vjeç.

Arrestimi, siç thuhet në njoftimin e Policisë, është bërë pak minuta pasi është raportuar rasti i grabitjes.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

E kaluara kriminale e Mefail Shkodrës me djemt e tij, Prokuroria në Gjilan jep detaje të reja

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefail Shkodrës me djemt e tij.

Sipas PTH në Gjilan, për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë” thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Përfundojnë punimet në dy ndërtesa sociale në Hajvali, Kurti: Kursim i energjisë deri në 50%

Published

on

By

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka përuruar sot edhe dy ndërtesa sociale në lagjen Hajvali të Prishtinës, pas përfundimit të punimeve me masat e efiçiencës së energjisë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në këto dy objekte jetojnë 100 familje, ndërsa investimi mundëson kursim të energjisë elektrike deri në 50%.

Patëm rastin që të takohemi edhe me operatorin ekonomik i cili i ka kryer punimet dhe gjithashtu edhe me njërin nga banorët, Sami Murtezin, veteran i UÇK-së, i cili këtu banon me djalin e tij dhe bashkëshorten e tij, e që njëkohësisht edhe kujdeset për mirëmbajtjen e objektit sepse ky investim i madh nga BE-ja kërkon mirëmbajtje. Na u bë qejfi që njëri nga banorët e bën këtë punë. Sikurse te Medreseja, edhe këtu në Hajvali renovimi përfshin izolimin e kulmeve dhe mureve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, secila nga banesat këtu e ka edhe klimën. I kemi 100 familje në këto ndërtesa në Hajvali, këtu kursimi i energjisë elektrike është gati 50 për qind. Në gjithë Kosovën janë 28 ndërtesa sociale”, tha Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se këto dy ndërtesa, ashtu si edhe ato të përuruara më herët, janë renovuar duke përfshirë mbi 300 përfitues në të gjitha ndërtesat, ndërsa në 23 ndërtesa në 13 komuna janë mbi 880 familje përfituese nga ky projekt.

Është kënaqësi të shohim që edhe banorët po përkujdesen për mbarëvajtjen e punëve këtu dhe për mirëmbajtjen e objektit. Një pikë kyçe e këtij investimi, marrëveshja me komunat, është që komunat të përkujdesen për mirëmbajtjen e investimeve”, tha ajo.

Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se është i lumtur të shohë përfundimin e këtyre dy ndërtesave, rinovimi i të cilave kushtoi rreth 540 mijë euro dhe ka ndihmuar 100 familje në nevojë sociale.

Kjo është pjesë e të ashtuquajturës paketë e mbështetjes energjetike e cila është financuar nga Komisioni Evropian për një total prej 75 milionë euro dhe e cila është hartuar së bashku me qeverinë dhe me Fondin për Efiçiencë të Energjisë, në mënyrë që, të themi, të zbatohen disa masa që do të sjellin efiçiencë energjetike, që do të na lejojnë të fusim më shumë energji të ripërtëritshme në Kosovë dhe që, në fund, do të ndihmojnë Kosovën në tranzicionin e saj drejt një ekonomie me më shumë efiçiencë energjetike”, tha Bianciardi.

Drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, falënderoi Zyrën e BE-së dhe Ministrinë e Ekonomisë për bashkëpunimin.

Shpresoj që në të ardhmen të kemi bashkëpunime të tjera për përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve dhe reduktimin e shpenzimit të energjisë elektrike”, tha Kastrati.

Continue Reading

Të kërkuara