Lajmet

​Mitsotakis: Kriza klimatike është e rrezikshme dhe kërcënuese për të gjithë

Ai tha se zjarret nuk kanë ngjyrë politike dhe shprehu mbështetjen e tij për të gjithë ata që kanë vuajtur nga zjarret.

Published

on

“Kriza klimatike është e rrezikshme dhe kërcënuese për të gjithë. Përgjigjja duhet të jepet nga të gjithë”, tha të enjten kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis duke iu drejtuar Parlamentit gjatë një debati mbi zjarret.

Ai tha se zjarret nuk kanë ngjyrë politike dhe shprehu mbështetjen e tij për të gjithë ata që kanë vuajtur nga zjarret.

Ai theksoi se shteti do të përfundojë menjëherë procesin e dëmshpërblimeve si dhe restaurimin e pyjeve të djegura, shkruan ANA-MPA.

Mitsotakis përsëriti se përgatitja këtë vit ishte më e mirë, por mekanizmi shtetëror u përball me shumë lloj fenomenesh të paprecedentë.

“Kishte javë me 500 zjarre dhe ne kishim nivele alarmi të nivelit ekstrem 7 herë. Prioriteti i qeverisë është mbrojtja e jetës së njerëzve, duke përfshirë sigurisht jetën e kafshëve. Më pas vjen mbrojtja e pronës, infrastrukturave kritike dhe mjedisit natyror”, tha ai.

Kyriakos Mitsotakis nënvizoi se parandalimi është i nevojshëm dhe bëri të ditur se vetëm nga Fondi i Rimëkëmbjes janë ndarë 160 milionë euro për masat parandaluese.

“Greqia, e para nga të gjitha vendet evropiane, do të furnizohet me “Canadairs” (avion zjarrfikës) të rinj më së voni deri në vitin 2027. Aftësia jonë për të ndërhyrë herët në zjarre mund të përmirësohet përmes dronëve dhe kamerave termike”, tha ai.

“Kam folur me presidentin e Komisionit Evropian dhe kemi rënë dakord që burimet e BE-së të ndahen për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve dhe gjithashtu për mbrojtjen e zonës pyjore në Dadia”, shtoi ai.

lajme

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Shpallet thirrja publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

By

Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhjen e tij të parë, ku mori vendim për shpalljen e thirrjes publike për plotësimin e dy vendeve vakante për gjyqtarë të rinj në këtë gjykatë.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, njoftoi se thirrja publike do të jetë e hapur për 20 ditë, duke filluar nga dita e nesërme deri më 2 nëntor 2026. Ai sqaroi se nominimet mund të bëhen nga institucionet e drejtësisë, si dhe përmes vetëpropozimit nga individët që plotësojnë kushtet ligjore.

Pas përmbylljes së afatit të aplikimit, komisioni do të bëjë shqyrtimin e dokumentacionit, intervistimin e kandidatëve dhe dërgimin e emrave të kualifikuar në Kuvend për miratim.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Erdogan uron Shiroka-Pulën: Turqia mbetet partnere e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së detyrës shtetërore. Në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, Erdogan shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të konsolidohen edhe më tej.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, bëhet e ditur se kreu i shtetit turk ka theksuar besimin e tij të plotë se bashkëpunimi shumëdimensional do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Erdogan nënvizoi se ky partneritet do të vijojë të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara