Lajmet

​Mitrovicë: Hidhen poshtë dyshimet për helmim nga uji

Published

on

Dyshimet për helmimin e ujit në regjionin e Mitrovicës, që përfshinë komunat e Mitrovicës jug dhe veri, Skenderaj dhe Zvecan, janë krejtësisht të pasakta dhe të pavërteta, ndërsa qytetarët nuk kanë nevojë as edhe për shqetësimin më të vogël.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, menaxheri i Fabrikës së ujit në Shipol të Mitrovicës, Bahri Hamza.

Sipas tij, cilësia e ujit të pijshëm i plotëson standardet dhe parametrat tregojnë për ujë kualitativ dhe cilësor.

“Në mënyrë profesionale dhe argumentuese i hedhim poshtë të gjitha dyshimet rreth kontaminimit të ujit në Mitrovicë. Situata me ujë të pijshëm në regjionin e Mitrovicës është stabile. Cilësia e ujit i plotëson standardet dhe të gjithë parametrat korrespondojnë për ujë kualitativ dhe cilësor. Kjo nënkupton se e gjithë sasia e ujit që trajtohet dhe del në distribuim i nënshtrohet procedurave të kontrollit”, ka thënë Hamza.

Ai shtoi se ka pasur raste në të kaluarën kur kanë qarkulluar thashetheme të tilla për ujin, por që më vonë është konstatuar se informacione të tilla kanë qenë të pavërteta dhe janë përdorur më shumë për të favorizuar Kompanitë private dhe bizneset që merren me ujë.

Hamza ka apeluar tek qytetarët që të mos kenë shqetësime rreth ujit të pijshëm sepse fabrika e ujit zbaton të gjitha masat e nevojshme të kontrollit të sigurisë.

Në anën tjetër, Luljeta Zhubi, u.d. drejtoreshës së spitalit në Mitrovicë, ka konfirmuar disa raste të pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ditët e fundit, por që ka mohuar se këto raste kanë të bëjnë me helmim nga uji i pijshëm.

“Bëhet fjalë më shumë për sëmundje sezonale, siç janë viroza, diarreja dhe të ngjashme dhe jo asesi helmim nga uji”, theksoi Zhubi. 

Lajmet

Publikohet lista e guidave turistike të licencuara në Kosovë

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se është publikuar lista e guidave turistike të licencuara të Republikës së Kosovës.

Lista tashmë është e qasshme në uebfaqen e Ministrisë dhe përmban të dhëna për guidat e licencuara, përfshirë llojin e licencës dhe kontaktet e tyre, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve qasje më të lehtë në shërbimet profesionale turistike.

Sipas Ministrisë, lista do të përditësohet vazhdimisht, ndërsa të gjitha guidat turistike që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë dhe ende nuk janë pjesë e saj janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin përkatës për t’u përfshirë në regjistrin zyrtar.

Ky hap synon rritjen e standardeve në sektorin e turizmit dhe ofrimin e informacionit më të organizuar për vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel urgjent nga institucionet: Sot priten stuhi, breshër e përmbytje lokale në Kosovë 

Published

on

By

Institucioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME), bazuar në paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), u ka bërë thirrje urgjente qytetarëve për kujdes dhe gatishmëri të shtuar, pasi gjatë ditës së sotme priten zhvillime të fuqishme të motit të ligë.

Sipas njoftimit zyrtar, sot priten stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa pjesë të territorit të Kosovës.

Autoritetet paralajmërojnë se kjo valë e motit të ligë mund të sjellë një sërë pasojash, duke përfshirë:

  • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje më intensive;
  • Dëmtime materiale në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore nga breshëri e era;
  • Rritje të rrezikut për zjarre nga shkarkimet e shpeshta atmosferike (rrufetë);
  • Probleme në rrjetin elektrik dhe ndërprerje të furnizimit me energji;
  • Pengesa në telekomunikacion dhe rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë për njerëzit e kafshët.

Me qëllim parandalimin e incidenteve dhe mbrojtjen e jetës e pronës, emergjencat u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin këto hapa:

  1. Qëndroni brenda: Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë kohës që zgjat stuhia.
  2. Kujdes nga strehimi: Mos u mbroni nën pemë të larta, pranë objekteve metalike apo shtyllave elektrike.
  3. Kujdes në ngasje: Përshtatni shpejtësinë e veturës dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji.
  4. Siguroni pronën: Largoni ose fiksoni pajisjet e sendet në ballkone e oborre që mund të merren nga era ose dëmtohen nga breshëri.

Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, si dhe Qendrat Operative Emergjente, ndodhen në mobilizim të plotë në të gjithë territorin e Kosovës për t’u përgjigjur në çdo rast nevoje.

Numrat pa pagesë për çdo rast emergjent:

  • 112 – Qendra Operative Emergjente
  • 192 – Policia e Kosovës
  • 193 – Zjarrëfikësit
  • 194 – Ndihma e Shpejtë

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Gurthemel i legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ra në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar se ky vendim i marrë më 22 korrik të vitit 2010 në Hagë përbën një nga momentet më me rëndësi juridike dhe diplomatike për vendin tonë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pat marrë këtë vendim pas kërkesës së Serbisë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke hedhur poshtë pretendimet e Beogradit dhe duke konfirmuar se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk cenonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

“Edhe pas 16 vitesh, opinioni i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare,” ka deklaruar Haxhiu.

Vendimi i historik i GJND-së shërbeu si një bazë e fuqishme për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe hapi rrugën për valën e njohjeve ndërkombëtare që pasuan. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital sjell paketën profesionale për diagnostikimin e infertilitetit – Hapi i parë drejt prindërimit fillon me një vlerësim të saktë hormonal

Published

on

By

Rruga drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë prindër fillon me diagnostikim të hershëm, profesional dhe të bazuar në evidencë shkencore. Në një kohë kur infertiliteti po prek një numër gjithnjë e më të madh çiftesh, identifikimi në kohë i çrregullimeve hormonale mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për planifikimin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për një shtatzëni të suksesshme.

Duke ndjekur standardet më bashkëkohore të mjekësisë riprodhuese, United Hospital, përmes Departamentit të Gjinekologjisë, prezanton Pakon 1 për Sterilitet, një program gjithëpërfshirës diagnostikues që u mundëson pacienteve të kenë një analizë të detajuar të profilit hormonal dhe gjendjes së tyre riprodhuese, me një zbritje prej 30 për qind.

Kjo paketë është ndërtuar për të ofruar një vlerësim të plotë klinik dhe laboratorik, duke ndihmuar specialistët të identifikojnë me saktësi shkaqet hormonale që mund të ndikojnë në fertilitet.

Pakoja përfshin:

Vizitë specialistike dhe ultrazë gjinekologjik;
Analizat e hormoneve të fertilitetit: FSH, LH, Estrogjen, Progesteron, Prolaktinë, Testosteron, Androstendion (AND), DHEA-S dhe 17-OH Progesteron;
Profilin e plotë të funksionit të tiroides: FT3, FT4, TSH, Anti-TPO dhe Anti-TG, parametra thelbësorë për funksionimin normal hormonal dhe shëndetin riprodhues.

Specialistët theksojnë se diagnostikimi i hershëm është një nga armët më të fuqishme në trajtimin e infertilitetit. Shumë çrregullime hormonale mund të menaxhohen me sukses kur zbulohen në kohën e duhur, duke rritur ndjeshëm mundësinë e realizimit të shtatzënisë dhe lindjes së një fëmije të shëndetshëm.

Në kuadër të kësaj oferte, çmimi i paketës është ulur nga 141 euro në vetëm 98.70 euro, duke u krijuar çifteve një mundësi më të lehtë për të investuar në shëndetin e tyre riprodhues pa bërë kompromis me cilësinë e shërbimeve mjekësore.

Në United Hospital, çdo pacient trajtohet me profesionalizëm, etikë mjekësore dhe kujdes të individualizuar, duke kombinuar ekspertizën e gjinekologëve, diagnostikimin modern laboratorik dhe teknologjinë bashkëkohore në shërbim të shëndetit riprodhues.

Mos lejoni që pasiguria t’ju largojë nga ëndrra juaj. Një kontroll i saktë sot mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri nesër. Sepse çdo rrugëtim drejt prindërimit nis me një vendim të mençur dhe me besimin tek mjekësia moderne./rajonipress/

📞 Rezervoni termin tuaj: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 United Hospital, M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë.

Continue Reading

Të kërkuara