Lajmet

​Ministrja Hajdari paralajmëron masë ligjore për produktet esenciale

Për ndonjërën masë eventuale, Hajdari tha se kanë marr dritën e gjelbër edhe nga Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës.

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar masë ligjore për produktet esenciale.

Ajo tha se tashmë kanë krijuar grupin e dytë punues i cili do të vendos se a do të shkohet me çmimin tavan apo me marzhë tregtare.

Në një konferencë për medie, ministrja Hajdari tha se do të marrin masë ligjore për të ndaluar spekulimet me çmime.

Ne tani kemi krijuar grupin e dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale dhe theksoj se do të jenë këto produkte esenciale që do të përfshihen në masën ligjore: gruri, mielli, buka, orizi, pastat, vaji i lulediellit, kripa, qumështi, vezët, mishi i pulës, sheqeri, sapuni, detergjenti dhe pecetat higjienike. Grupi punues, tani i themeluar, do të analizojë tutje se cilën masë ligjore do ta marrim, a do të shkojmë me çmimin tavan apo do të shkojmë me një marzhë tregtare, kjo varet edhe nga analizat që do të vijnë edhe nga grupi punues me evidencë nga tregu, por edhe nga operatorët ekonomikë, sepse kemi operatorë që janë në shitje me shumicë e pakicë. Të gjitha këto do të ndodhin shumë shpejt… Ashtu siç kemi vepruar për naftën mund të veprojmë edhe me produktet tjera, por kjo varet prej analizës së situatës nga vetë grupi punues. Nuk po them sot si ministre se do të vendosi çmim tavan por do të marrim një masë që do të ndalojë spekulimet sepse jemi të informuar në baza ditore nga Dogana për çmimet furnizuese nga importi”, theksoi ministrja e Tregtisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ndonëse çmimet furnizuese të grurit dhe miellit janë zbritur në 7%, kjo nuk po vërehet në çmimet në treg.

E për ndonjërën masë eventuale, Hajdari tha se kanë marr dritën e gjelbër edhe nga Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës.

Nga të dhënat e Doganës ndonëse kemi një rritje të çmimit në disa furra të bukës ne kemi për dallim nga çmimet e Doganës çmimet furnizuese të grurit dhe miellit janë kryesisht në rënie për dallim nga muaji maj, pra kemi 7% të çmimeve furnizuese të grurit dhe miellit, 7% zbritje bazuar nga evidenca e Doganës dhe kjo evidencë nga Dogana është konfirmuar edhe nga grupi punues i MINT në bashkëpunim edhe me atë të Financave. Pas të gjitha këtyre hulumtimeve të bëra nga grupi punues ne kemi konstatuar si në vijim, marzha tregtare e artikujve esencial ndonëse tregu i lirë ka një dallim të lartë në mes të operatorëve ekonomik ku mesatarja e marzhës tregtare të të gjithë operatorë ekonomik varion prej 8% deri në 19.40% varësisht nga produkti”, tha ajo.

Sa i takon furnizimeve me grurë Hajdari tha se po presin përfundimin e korrjeshtirjeve, por është garanci që 70% e tregut do të furnizohet nga fermerët vendor.

Lidhur me vendimin që Qeveria nxori për ndalim të eksportit të produkteve esenciale, Hajdari tha se tashmë janë duke e rishikuar atë vendim.

Tani jemi në rishqyrtim për shkak të kërkesave që i shohim nga vetë operatorët ekonomik që mund të kenë ndonjë sfidë për të operuar tutje, mund të kenë edhe sfidë për furnizim tutje”, tha ajo.

Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullistëve të Kosovë tha se nuk ka nevojë për shqetësime pasi kanë furnizim të mjaftueshëm me grurë. Ai tha se janë kundër abuzimeve me çmime.

Por, Zejnullahu shtoi se këtë vit në disa regjione ka rendimente më të ulëta për sipërfaqe krahasuar me vitin e kaluar.

Kemi furnizim të mjaftueshëm të brendshëm do të krijohen sigurisht furnizime sipas nevojë edhe nga tregjet e jashtme që ne të kemi mundësinë të ofrojmë për tregun tonë një furnizim stabil. Çmimet duhet të kishin pas rënie gjatë sezonit 2022 edhe pse nuk kanë pësuar ndonjë rënie të madhe, por ka një rënie që garanton së paku për një kohë të caktuar për çmimin e miellit për tregun e brendshëm. Ne si shoqatë jemi të angazhuar gjithmonë që të ketë furnizime edhe të ketë stabilitet të brendshëm. Duke e ditur situatën e mëhershme të muajit shkurt dhe mars arritëm të mbajmë në kontroll apo të vërtetojmë kemi stabilitet dhe stoqe të mjaftueshme dhe mendojmë se kjo do të vazhdojë edhe këtë vit… Jemi kundër abuzimeve të çmimeve nga kushdo qoftë edhe nga ne përpunuesit, të jemi më vigjilent dhe të mos shfrytëzojmë situatën aktuale që të ngritin çmimet pa nevojë. Nuk kemi pasur nevojë dhe nuk ka nevojë për shqetësime, por as nuk kemi nevojë për ngritje të çmimeve”, tha Zejnullahu.

Lidhur me atë se prej cilave vendeve Kosova mund t’i plotësojë mangësitë e grurit, Zejnullahu përmendi Maqedoninë, Bullgarinë, Kroacine e Serbinë.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara