Lajmet

​Ministrat e rajonit dhe Evropës bashkohen në mëngjes pune

Organizimi u bë në margjina të Forumit Strategjik të Bledit.

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, organizoi një mëngjes pune së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz, atë të Maqedonisë, Bujar Osmani, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të Kroacisë, Gordan Grliç Rаdman, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, si dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Azhej Frangesh, i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornshtad, i Britanisë së Madhe, Lordi Stjuart Piç dhe i Austrisë, Johannes Ajgner.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani ka shkruar në Facebook se në fokus të takimit ka qenë integrimi evropian i vendeve të rajonit si përcaktim strategjik dhe synim i politikës së jashtme.

“Krahas një kornize të qartë kohore për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit, koncepti i integrimit të përshpejtuar të rajonit para anëtarësimit do të sjellë parashikueshmëri, stabilitet më të madh dhe do të forcojë kredibilitetin e politikës së zgjerimit”, ka shkruar ai.

Lajmet

​Kapen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente fals në Rinas

Published

on

Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar mbi 22 mijë euro, 2600 denarë maqedonas dhe gjashtë dokumente fals, si dhe ka proceduar gjashtë të dyshuar.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën dy raste të mos deklarimit të të hollave në kufi dhe katër raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e pa ligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për shtetasin nga Maqedonia Veriore A. J. (33), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë maqedonas të padeklaruara;

-shtetasin nga Maqedonia Veriore, B. I. (43), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.005 euro të padeklaruara;

-shtetasin A. R. (30), banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin K. S. (20), banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K. (36), banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane L. M. (33), e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Kobra”

Published

on

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”, ku seanca gjyqësorë pritet të nisë nga ora 13:00.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca ndaj Slavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve

Published

on

E përditësuar:

07:55

Para Gjykatës Themelore të Mitrovicës, sot do të dalin nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq.

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Seanca për shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale është paraparë të nisë me fillim nga ora 13:30.

Ndryshe, seanca e 18 shtatorit ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të kohë pas kohëshme.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 12 deri 16 gradë Celcius ka njoftuar IHMK.

Era pritet të jetë me shpejtësi 1-7 m/s./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara