Sport

​Milan-Inter, finalja e Superkupës vjen me një risi të madhe

Serie A prezanton për herë të parë sistemin gjysëm sutomatik të pozitës jashtë loje (SAOT).

Published

on

Me rastin e finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit , e planifikuar për 18 janar në Arabinë Saudite, Serie A prezanton për herë të parë sistemin gjysëm sutomatik të pozitës jashtë loje (SAOT), një sistem i përdorur tashmë nga FIFA me rastin e Kupës së Botës në Katar.

“Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës, e para që kishim VAR dhe tani e para që do të kemi offside gjysmë automatike”, tha shefi i Lega Serie A, Luigi De Siervo .

“Është një mjet që na lejon të punojmë në mënyrë të përsosur, ne kemi bërë shumë stërvitje për të mbërritur të përgatitur për raundin e dytë. Superkupa do të jetë një test shumë i rëndësishëm”, theksoi shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi.

“Është një mjet që na lejon të bëjmë më pak gabime dhe të shkurtojmë kohët e vendimeve, por nevojiten trajnime të nivelit të lartë. Megjithatë, edhe me ardhjen e gjysmë-automatizmit, aspekti njerëzor në vendime mbetet thelbësor”, shtoi ai.

Pas Superkupës do të jetë radha e Serisë A, duke nisur nga dita e parë e turit të dytë, të planifikuar për fundjavën e 27 janarit.

Sport

Rashford pëlqehet shumë nga klubet e Serisë A, “Djalli” destinacioni më i mundshëm

Published

on

Marcus Rashford ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serie A, përfshirë Juventusin, Napolin dhe Milanin, pas një periudhe të turbullt te Manchester United. Me trajnerin Ruben Amorim që nuk e ka përfshirë Rashford-in në planet e tij, duke e lënë jashtë katër ndeshjeve radhazi, situata e sulmuesit anglez ka shkaktuar spekulime të mëdha rreth një mundësie largimi nga “Djajtë e Kuq”.

Milani është destinacioni më i mundshëm për Rashford-in, për shkak të nevojës së trajnerit Conceição për një sulmues të ri dhe përforcime në krahë, për të zëvendësuar rezervat që kanë pasur performanca të pasigurt. Në sezonin e tij më të mirë (2022-23), Rashford shënoi 30 gola në të gjitha kompeticionet, duke e bërë atë një opsion tërheqës për çdo klub.

Megjithatë, një marrëveshje mes klubeve mund të jetë e komplikuar për shkak të pagës së lartë të Rashford-it, 10 milionë euro neto në sezon. Megjithatë, Manchester United mund të mbulojë një pjesë të pagës gjatë periudhës së huazimit, dhe kjo mund të ndihmojë Milanin të realizojë marrëveshjen. Një tjetër faktor që mund të ndikojë është ish-shoku i tij i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka luajtur me Rashford te Manchester United dhe mund ta bindë atë të transferohet në Milano.

Kjo mund të jetë një mundësi e madhe për Milanin, që është i zhgënjyer nga sezoni i dobët në Serie A dhe kërkon të forcojë sulmin e tij./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Ylber Ramadani drejt Napolit, Lecce synon Hysajn dhe Hoxhën

Published

on

Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, është pranë një hapi të madh në karrierën e tij, teksa Napoli, nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, ka shfaqur interes për ta afruar në radhët e veta gjatë kësaj merkatoje dimërore.

Sipas burimeve pranë klubit, Napoli synon të sigurojë kartonin e Ramadanit, i cili aktualisht është pjesë e Lecce. Negociatat janë në fazat e para, dhe pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e lojtarit shqiptar në Serie A.

Ndërkohë, Lecce vazhdon të ruajë fokusin te futbollistët shqiptarë. Pas suksesit me Ramadanin dhe Medon Berishën, klubi italian ka piketuar dy lojtarë të tjerë të Kombëtares: Elseid Hysajn dhe Arbër Hoxhën. Hysaj, aktualisht pjesë e Lazios, dhe Hoxha, që luan për Dinamo Zagreb, nuk po gjejnë hapësirat e dëshiruara në ekipet e tyre, duke e bërë transferimin në Lecce një mundësi premtuese për të dy.

Me një qasje të qartë drejt përforcimit të mbrojtjes dhe krahëve të sulmit, drejtuesit e Lecces synojnë që Hysaj dhe Hoxha të sjellin eksperiencë dhe cilësi. Nëse këto transferime realizohen, Lecce do të ketë një prani të fuqishme shqiptare në skuadër, duke nisur nga mbrojtja e deri në sulm.

Një gjë është e sigurt: tregu i futbollistëve shqiptarë vijon të jetë një burim i rëndësishëm për Serie A, dhe transferimet e mundshme të Ramadanit, Hysajt dhe Hoxhës do të forcojnë edhe më shumë ndikimin e Kombëtares shqiptare në kampionatin italian./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Bologna do Kristjan Asllanin për Champions

Published

on

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, duket se do të ketë mundësi të luajë titullar më shumë se sa aktualisht në Inter, ku konkurenca është e fortë për një vend në formacionin bazë, për shkak të pranisë së Hakan Çalhanollu. Ky fakt ka shtyrë shumë skuadra të tjera të shprehin interes për Asllanin, dhe një prej tyre është Bologna.

Sipas raporteve nga gazeta e qytetit të Bolognas, “Il Resto Del Carlino”, klubi italian ka identifikuar Asllanin si një prej përforcimeve të mundshme për pjesën e dytë të sezonit, ku Bologna synon t’i afrohet sërish zonës së Ligës së Kampioneve. Në këtë edicion, skuadra po lufton për një vend në këtë kompeticion elitar.

Bologna i ofron mundësinë Asllanit të luajë titullar, një mundësi që do të ishte interesante për mesfushorin shqiptar. Megjithatë, klubi i Bologna është i ndërgjegjshëm se do të jetë e vështirë të sigurohet transferimi i Asllanit, pasi ai mbetet një alternativë e rëndësishme për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, në betejën për mbrojtjen e titullit dhe një ecuri të suksesshme në Ligën e Kampioneve./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Viti 2025 nis mbarë – Muçi shënon gol, Seferi dhe Bajrami japin asiste

Published

on

Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me lojën dhe kontributin e tyre në fushë. Në sfidën e parë të Besiktasit për këtë vit, Ernest Muçi ishte menjëherë protagonist, duke shënuar një supergol. Futbollisti kuqezi, i aktivizuar si titullar ndaj Rizesporit, barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+3. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Në kampionatin turk, viti nisi mbarë edhe për Taulant Seferin. Sulmuesi kuqezi dha një asist në barazimin 1-1 të Bodrumsporit ndaj Kayserisporit. Seferi shërbeu saktë për shokun e skuadrës, Cenk Sen, në minutën e 76-të.

Edhe Nedim Bajrami dha një asist në ndeshjen e Rangersit në transfertë ndaj Hibernianit. Mesfushori kuqezi e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe shërbeu saktë për Igamane në minutën e 19-të, duke çuar shifrat në 2-0. Megjithatë, ndeshja në fund u mbyll në barazim me rezultatin 3-3. Me skuadrat e tyre dhanë kontributin edhe disa legjionarë të tjerë, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara