Aktualitet

​Meta: Procesi zgjedhor të mbyllet me qetësi

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, kërkoi që procesi zgjedhor të përmbyllet paqësisht dhe që të numërohet çdo votë duke respektuar në tërësi ligjet.

Kur numërimi i votave në Shqipëri është drejt fundit dhe PS është drejt mandatit të tretë, Meta kërkoi nga partitë që të dëshmojnë maturi dhe qetësi.

Presidenti shqiptar u shpreh se edhe pse ishte i vetëm përballë të gjithë institucioneve, sipas tij, të kapura, ia arriti që 25 prilli të ishte një ditë e qetë dhe pa skena dhune.

“Në këto momente është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit. Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi. Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik. Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës. Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 prillit”, deklaroi Meta.

Sot pritet të publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara