Sport

​Messi godet Laportan: Nuk më kërkoi të luaj pa pagesë, fjalët e tij më tronditën

“Ishte dëshira ime dhe e familjes sime për të qëndruar në Barcelonë”, deklaroi Messi.

Published

on

Lionel Messi është ndalur të flas përsëri për periudhën kur e aventura e tij te Barcelona po shkonte drejt fundit duke hedhur akuza edhe ndaj presidentit të Barcelonës, Joao Laporta.

Ai ka thënë se dëshira e madhe e tij dhe e familjes ishte për të qëndruar dhe për ta ndihmuar klubin katalanas. Ishte raportuar se Messit i ishte bërë kërkesë që të luante falas për Barcelonës dhe që ai nuk e kishte pranuar këtë, por ylli argjentinas tani jep versionin e tij shumë të ndryshëm nga ajo që ishte raportuar deri më tani.

Duke folur për largimin e tij, në një intervistë për gazetën “Sport” Messi tha: “E vërteta është se, siç e shpjegova kur u largova, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar. Nuk më është kërkuar kurrë të luaj falas. Më kërkuan që të ulë rrogën dero në pesëdhjetë për qind. E bëra pa asnjë problem. Kështu doja të ndihmoja Barcelonën. Ishte dëshira ime dhe e familjes sime për të qëndruar në Barcelonë. Fjalët e presidentit nuk ishin në rregull. Më lënduan shumë”.

“Më dukej sikur Laporta më mori topin, por më pas nuk dinte çfarë të bënte me të. Ai thjesht nuk duhej t’i thoshte ato gjëra. Tani njerëzit mund të mendojnë se kam shkaktuar dyshime. Unë nuk e meritoj këtë”, potencoi ai.

Messi më tutje zbuloi se ai nuk ka folur me Laportan që kur u largua nga “Camp Nou”, por zbuloi se ai do të kthehej në klub si drejtor teknik në një moment në të ardhmen.

Aventura e yllit argjentinas në PSG nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos pasur impaktin e pritur nga ai, ndërkohë që ai ka shprehur gatishmërinë e tij që në të ardhmen të marr një rol drejtues në klubin e Barcelonës.

Sport

Super derbi në basketboll

Published

on

By

Pas Kupës, emocionet vazhdojnë në ProCredit Superligë me shumë sfida dhe një super derbi.

Takimi kryesor i kësaj jave zhvillohet në Mitrovicë me sfidën ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrat rivale, me traditë dhe me shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

Pas 13 ndeshjeve, ‘Xehetarët’ janë liderë me dhjetë fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje. Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, si gjithmonë në duelet derbi mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshje interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.

Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit. Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.

Java e 14-t mbyllet me sfidën ndërmjet Vëllaznimit dhe GO+ Pejës. Kuqezinjtë numërojnë katër fitore e nëntë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

ProCredit Superliga-Java 14

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Rahoveci 029

19:30 Bashkimi-Bora

E diel

17:00 Trepça-Sigal Prishtina

19:30 Vëllaznimi-GO+Peja

Continue Reading

Sport

Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme

Published

on

By

 

Futbolli:

1. Spanja

2. Franca

3. Argjentina

4. Anglia

5. Portugalia

6. Brazili

7. Holanda

8. Belgjika

9. Kroacia

10. Italia

 

Basketbolli:

1. SHBA

2. Gjermania

3. Franca

4. Kanada

5. Australia

6. Spanja

7. Serbia

8. Argjentina

9. Lituania

10. Brazili

 

Kriketi:

1. India

2. Australia

3. Anglia

4. Zelanda e Re

5. Afrika e Jugut

6. India Perëndimore

7. Pakistani

8. Shri Lanka

9. Bangladeshi

10. Afganistani

Hokej mbi bar:

1. Holanda

2. Gjermania

3. Belgjika

4. Australia

5. Spanja

6. Argjentina

7. India

8. Anglia

9. Franca

10. Irlanda

 

Ragbi:

1. Afrika e Jugut

2. Zelanda e Re

3. Irlanda

4. Franca

5. Anglia

6. Argjentina

7. Australia

8. Skotlanda

9. Fixhi

10. Italia

 

Volejbolli:

1. Polonia

2. Italia

3. Brazili

4. Franca

5. SHBA

6. Sllovenia

7. Japonia

8. Agjentina

9. Bullgaria

10. Kanadaja

Continue Reading

Sport

Amorim shpërthen ndaj United: “Nuk erdha të jem trajner, por menaxher”

Published

on

By

Ruben Amorim ka sfiduar hierarkinë e Manchester United që ta lënë të bëjë punën e tij pa ndërhyrje.

Pasi aludoi të premten për problemet prapa skenave, Amorim priti deri në pyetjen e fundit të konferencës së tij për media pas ndeshjes pas barazimit 1-1 me Leeds United për të bërë një tjetër pikë të rëndësishme.

Ai deklaroi vazhdimisht se ishte gati të largohej kur kontrata e tij të skadonte pas 18 muajsh, duke treguar se ishte hasur në ndërhyrje të padëshiruara në detyrat e tij nga figura të larta të United, të cilat nuk do të toleroheshin diku tjetër.

Ai përmendi emrat e tre ish-trajnerëve të profilit të lartë të Premier Ligës dhe sugjeroi se ata nuk do t’i nënshtroheshin ndërhyrjes që ai mendon se ka përjetuar.

Dua vetëm të them se erdha këtu për të qenë menaxher, jo për të qenë trajner,” tha ai.

Në çdo departament – departamenti i vëzhgimit, drejtori sportiv – [ata] duhet të bëjnë punën e tyre. Unë do ta bëj timen për 18 muaj dhe pastaj do të ecim përpara.

Dua vetëm të them se do të jem menaxheri i kësaj skuadre, jo vetëm trajneri. Isha shumë i qartë për këtë. Kjo do të përfundojë brenda 18 muajsh dhe pastaj të gjithë do të largohen. Kjo ishte marrëveshja. Kjo është puna ime. Jo të jem trajner.

Amorim gjithashtu hodhi poshtë idenë se United është bërë shumë i ndjeshëm ndaj kritikave të jashtme.

Ai tha: “Nëse njerëzit nuk mund ta përballojnë situatën me Gary Nevilles dhe kritikat për gjithçka, ne duhet ta ndryshojmë klubin.”

 

Continue Reading

Sport

Top 20 sportistë më të paguar në histori

Published

on

By

Sporti është një veprimtari shumë fitimprurëse. Natyrisht, për sportistët që arrijnë rezultate kulmore.

Lista më poshtë sjell 20 sportistët, me fitimet më të mëdha gjatë karrierës së tyre sportive.

  1. Majkëll Xhordan – Basketboll (SHBA) – 4.15 miliardë dollarë
  2. Tajgër Uds – Golf (SHBA) – 2.79 miliardë dollarë
  3. Kristiano Ronaldo – Futboll (Portugali) – 2.23 miliardë dollarë
  4. LeBron James – Basketboll (SHBA) – 1.88 miliardë dollarë
  5. Lionel Mesi – Futboll (Argjentinë) – 1.85 miliardë dollarë
  6. Arnold Palmer – Golf (SHBA) – 1.82 miliardë dollarë
  7. Xhek Niklaus – Golf (SHBA) – 1.75 miliardë dollarë
  8. Dejvid Bekam – Futboll (Angli) – 1.61 miliardë dollarë
  9. Roxher Federer – Tenis (Zvicër) – 1.59 miliardë dollarë
  10. Flojd Mejuezer Junior – Boks (SHBA) – 1.52 miliardë dollarë
  11. Fil Mikelson – Golf (SHBA) – 1.49 miliardë dollarë
  12. Mihail Shumaher – Formula 1 (Gjermani) – 1.39 miliardë dollarë
  13. Shakil O’Nil – Basketboll (SHBA) – 1.27 miliardë dollarë
  14. Nejmar Junior – Futboll (Brazil) – 1.17 miliardë dollarë
  15. Kobi Brajant – Basketboll (SHBA) – 1.11 miliardë dollarë
  16. Kevin Durant – Basketboll (SHBA) – 1.07 miliardë dollarë
  17. Luis Hamilton – Formula 1 (Angli) – 970 milionë dollarë
  18. Majk Tajson – Boks (SHBA) – 965 milionë dollarë
  19. Aleks Rodrigez – Bejsboll (SHBA) – 795 milionë dollarë
  20. Meni Pakjao – Boks (Filipine) – 490 milionë dollarë

Continue Reading

Të kërkuara