Lajmet

​Mësimi nuk fillon as në komunën e Podujevës

Vetëm në shkollën e Batllavës, mësuesit e ciklit të ulët kanë punuar, por jo edhe arsmitarët e kësaj shkolle.

Published

on

Edhe në Podujevë nuk po zhvillohet procesi mësimor pasi që mësimdhënësit e shkollave në këtë komunë janë futur në grevë.

Grevës iu kanë përgjigjur edhe mësimdhënsit e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës.

Muhamet Maloku kryetar i shoqatës sindikale të kësaj shkolle theksoi se të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit”, iu kanë përgjigjur grevës.

Edhe sot po vazhdon unanimisht nga të gjithë mësimdhënësit greva nga të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit”. Ne jemi 36 anëtarë, janë 52 mësimdhënës në listë, të gjithë e kanë përkrahur grevën dhe janë nënshkruar në listë”, tha ai.

Komuna e Podujevës qeveriset nga partia në pushtet, Vetëvendosje, por mësimdhënësi Maloku ka thënë se nuk kanë pasur presion nga komuna e as nga prindërit që mos të futen sot në grevë.

Jo, fatmirësisht nuk kemi pasur presion as nga niveli komunal e as nga prindërit, por as ne si sindikatë nuk kemi bërë presion mësimdhënësve. Të gjithë janë futur në grevë me dëshirë për të realizuar një kërkesë e cila është legjitime. Duke ditur se rritja e inflacionit është e madhe, kërkesa e SBAShK-ut për 100 euro është mëse legjitime. Edhe ne nuk jemi për grevë. Dëshira jonë është që greva të përfundojë qysh sot, mirëpo kjo varet shumë nga reflektimi i qeverisë që mësimi të fillojë për nxënësit”, theksoi ai.

Kryetari i sindikatës së SBAShK-ut për Podujevë, Fadil Halimi ka thënë se të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë futur në grevë në Podujevë.

Halimi ka thënë se vetëm në shkollën e Batllavës, mësuesit e ciklit të ulët kanë punuar, por jo edhe arsmitarët e kësaj shkolle.

Deri tash sa kam informacione, në grevë janë të gjitha shkollat e qytetit dhe fshatrave. Shkollat e mesme, çerdhet, me përjashtim të shkollës së Batllavës, ku vetëm mësuesit e ciklit të ulët nuk janë në grevë, do të thotë kanë punuar”, tha ai.

Greva e BSPK-së dhe SBAShK-ut ka nisur nga data 25 gusht e që po vazhdon me kërkesat për ndarjen nga 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Vendi

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Zejnulla Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, premton forcim të sundimit të ligjit

Published

on

Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes së detyrës, Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithë qytetarëve dhe se puna do të fokusohet në bashkëpunim dhe profesionalizëm.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Gashi.

Ai u dekretua një ditë më parë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit ka funksionuar me ushtrues detyre që nga viti 2023, pasi presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë, duke përmendur shkelje të pretenduara në procesin e përzgjedhjes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara