Lajmet

​Merkel: BE të arrijë marrëveshje për Poloninë dhe migracionin

Merkel shtoi se udhëheqësit evropianë do të flasin gjithashtu për migracionin.

Published

on

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se sundimi i ligjit është një aspekt kyç i Bashkimit Evropian, i cili duhet të gjejë mënyra për të arritur një marrëveshje me Poloninë dhe një qëndrim të përbashkët për migracionin gjatë bisedimeve të sotme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për t’u ribashkuar sepse shumë çështje në Gjykatën Evropiane nuk janë zgjidhja”, tha Merkel në Bruksel pas mbërritjes në samitin e BE-së, raporton Reuters.

Ajo shtoi se udhëheqësit evropianë do të flasin gjithashtu për migracionin pasi që kjo temë është bërë gjithnjë e më e rëndësishme pas “veprimeve hibride” të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, në lidhje me Poloninë, Lituaninë dhe Gjermaninë.

“Ne do të diskutojmë se cilat forma të sanksioneve ekonomike mund të konsiderojmë në mënyrë që të bëjmë të qartë se ne dënojmë këtë formë të trafikimit të mbështetur nga shteti”, tha Merkel, duke shtuar se i vjen keq që 27 vendet anëtare nuk kishin gjetur ende një qëndrim të përbashkët për migrimi.

Në temën e krizës energjetike, Merkel vuri në dukje se kjo duhet të diskutohet veçmas nga çështja e ndryshimit të klimës dhe se qeveritë duhet të jenë “të arsyeshme” sa i përket çmimeve të energjisë.

Botë

​Kryeministri britanik: Urrejtja antimyslimane, e neveritshme

Published

on

​Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka quajtur urrejtjen antimyslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen.

“Urrejtja antimyslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Starmer gjatë seancës javore të Pyetjeve të Kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste Afzal Khan, i cili kërkoi nga kryeministri të përshkruajë hapat që qeveria do të ndërmarrë për të luftuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

“Këto raste në rritje duhet të adresohen, prandaj po rrisim fondet për të mbrojtur xhamitë dhe shkollat fetare myslimane në të gjithë vendin”, tha Starmer.

Ai gjithashtu përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen antimyslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë mbi përkufizimin e urrejtjes antimyslimane ndërsa në muajin nëntor po shënohet Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM)./S.K/KP/

Continue Reading

Live

Parashikimi i motit

Published

on

Sot moti vijon me ndërprerje të reshjeve dhe gjatë ditës mund të krijohen kushte edhe për intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sepse do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.

Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar dhe temperaturat minimale lëvizin deri në 4 gradë Celcius, kurse maksimalet arrijnë deri në 15 gradë Celsius.

Mirëpo, gjatë ditës priten edhe vranësira dhe në disa zona ku vende-vende priten rrebeshe lokale shiu./S.K/EO/

 

Continue Reading

Vendi

Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me UBT, organizoi një takim të veçantë me studentë, i cili u fokusua në prezantimin e librit me rëndësi të madhe dokumentuese “Zëra të Padegjura – rrëfimet e burrave mbi tejkalimin e dhunës seksuale në luftë”.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën nga afër me rrëfimin e Ramadan Nishorit, i cili njihet si i mbijetuari i parë burrë që ka folur publikisht për përvojën e tij dhe që ka ndarë historinë personale në librin “Përtej Dhimbjes, Drejt Guximit”. Ai tregoi rrugëtimin e tij nga plagët e së kaluarës drejt forcës, shërimit dhe shpresës, duke sjellë një perspektivë të rëndësishme mbi stigmat që shpesh e shoqërojnë këtë temë.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e dokumentimit të përvojave të të mbijetuarve, si një mënyrë e domosdoshme për të ruajtur kujtesën historike, për të ndriçuar të vërtetën dhe për t’i dhënë zë atyre që për dekada janë mbajtur në heshtje. Studentët patën mundësinë të kuptojnë më thellë dimensionet emocionale, sociale dhe njerëzore të këtyre rrëfimeve.

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke dëshmuar rëndësinë ndërkombëtare të përpjekjeve për adresimin e traumave të luftës dhe mbështetjen e të mbijetuarve.

Continue Reading

Lajmet

Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House

Published

on

Studentët e programit Art dhe Media Digjitale të UBT-së u mirëpritën në Reporting House, të shoqëruar nga profesori dhe njëkohësisht kuratori i kësaj ekspozite, Gazmend Ejupi. Ky aktivitet pati për qëllim t’u ofrojë studentëve një përvojë të thellë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si artit bashkëkohor mund t’i shërbejë gazetarisë dhe dokumentimit historik.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të eksploronin ekspozitat dhe të njiheshin me rrëfimin e historisë së Kosovës gjatë viteve 1989–1999, i paraqitur nëpërmjet instalacioneve artistike, videove dokumentare dhe formateve vizuale kreative.

Pika kryesore e diskutimit ishte roli i artit si mjet për reflektim shoqëror dhe dokumentim historik, duke u fokusuar në mënyrën se si ekspozitat dhe instalacionet bashkëkohore mund të bëjnë historinë më të prekshme dhe të kuptueshme për publikun e sotëm.

Studentët shprehën interes dhe kuriozitet të veçantë për procesin krijues pas secilit projekt dhe diskutuan për sfidat që paraqet përcjellja e historive të ndërlikuara përmes artit dhe mediave digjitale.

Vizita theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe gazetarëve, dhe mënyrën se si kjo bashkëpunim mund të sjellë perspektiva të reja për edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Continue Reading

Të kërkuara