Lajmet

​Menaxhmenti i Telekomit pretendon se kompania operoi me fitim, kundërshtohet nga deputetja e LDK-së

Hana ka thënë se me menaxhmentin e ri është arritur të fitim 3 milionë euro Telekomi pa ndihmën e Qeverisë.

Published

on

Drejtues të Telekomit të Kosovës vlerësojnë se pas shumë viteve, më 2021 kjo kompani publike ka operuar me fitim dhe jo me humbje financiare si më parë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana ka thënë se me menaxhmentin e ri është arritur të fitim 3 milionë euro Telekomi pa ndihmën e Qeverisë.

Derisa konstatimet e Hanës i ka hedhur poshtë kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021.

“Telekomi i Kosovës prej pas luftës shtetit të Kosovës në formë të dividendës, licencës dhe tatimeve i ka dhënë mbi 850 milionë euro. Ky menaxhment nuk e lejon që gjithë ajo dividendë që ka shkuar në shtet, për disa njerëz të papërgjegjshëm në menaxhment që kanë qenë, kanë pasur pasqyra të ndryshme për pos të vijimësisë. Nëse marrim pasqyrat financiare prej vitit 2016 humbje kanë qenë 51 milionë, pastaj 15 milionë më 2019, ndërsa në 2021 ne kemi mbërri me pasë fitim, jo humbje. Pra fitim me forca vetanake, pa ndihmë qeveritare… (56;35)Sa për informatë kjo është një prej të gjeturave të auditorit, për të cilën ne kemi punuar me shumë përkushtim. Ky është dokumentacioni i procesit të ristrukturimit të Telekomit, është si e gjetur e Zyrës Kombëtare të Auditimit për pozitat e dyfishuara, për pozitat e ushtruesve të detyrës, për çka ne kemi hyrë në ristrukturim për me i rregullu këto çështje. Kështu, që disa prej të gjeturave janë serioze, ndoshta nuk mundemi menjëherë me reagu”, tha ajo.

Deputetja nga LDK-ja Hykmete Bajrami tha se menaxhmenti i Telekomit po harron ndihmën financiare 10 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për vitin 2021. Po ashtu për Bajramin mbetet shqetësuese mbajtja e 64 pozitave në Telekom me ushtrues detyre, përfshirë kryeshefin dhe zyrtarin e lartë financiar.

“Ju po theksoni që në vitin 2021 keni dalë me 3 milionë euro fitim, mirëpo po harroni që i keni marrë 10 milionë euro prej qeverisë. Nëse e kalkulojmë këtë, i bie që do të kishte me qenë 7 milionë euro humbje. Ajo çka mua më shqetëson dhe kisha kërkuar me ditë pse janë 64 pozita me ushtrues detyre. Pse nuk keni shpallur konkursin për me pas kryeshef për mos me pas ushtrues detyre. Zotëria për financa është ushtrues detyre, ku është problemi?”, thotë Bajrami.

Bordi pranoi se qw një kohë të gjatë ka pozita në Telekom me ushtrues detyre, por ky bord tashmë ka shpallur konkursin për kryeshef dhe zyrtarë kryesor financiar.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit kryesor financiar në Telekom, Feim Kelmendi forcoi deklaratën e shefes së tij se kjo kompani ka pasur fitim. Kelmendi tha se fitimi i kompanisë po zhvlerësohet si rezultat i vendimeve të Arbitrazhit që kanë qenë në favor të kompanisë private “Dardafon”.

“Ka pasur keq interpretime që Telekomi si pasojë e keq menaxhimit ka shkaktuar humbje 10 milionë euro më 2021. Kjo është e pa vërtetë, Telekomi në vitin 2021 ka pasur me përmbyllur vitin me një fitim prej 3 milionë euro, por për shkak të një vendimi nga Arbitrazhi, që nuk lidhet me periudhën tonë të menaxhimit. Arbitrazhi burimin e ka në vitin 2009, kur është nënshkruar marrëveshja. Si pasojë e këtij vendimi, ne jemi detyruar me njohur një shpenzim 13 milionë euro. Pra, kjo e ka përmbysur situatën prej 3 milionë euro fitim, ta kthen në 13 milionë euro humbje. Kështu që nuk ka pasur në Telekom keqpërdorim të mjeteve financiare në vitin 2021, pra asnjë euro nuk ka pasur keqpërdorim”, tha ai.

Sfidë tjetër për Telekomin mbetet ndëshkimi me rreth 2 milionë euro nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës, si rrjedhojë e pamundësisë për t’i paguar obligimet ndaj ATK-së.

“Për shkak të borxheve të mëdha dhe problemeve të trashëguara, nuk mundemi ne me i pasë çështjet e shkëputura prej të kaluarës. Si pasojë e obligimeve për me pagu “Dardafonin” për të cilin ne nuk kemi qenë përgjegjës, ne s’kemi mundur me ta paguajmë ATK-në. Në momentin që s’mundesh me pagu obligimet ndaj ATK-së, kërkohet me pagu kamata dhe ndëshkime për vonesa. Rreth 2 milionë euro janë kamata(ndëshkime) të ATK-së si pasojë e pamundësisë për t’i paguar”, tha ai.

Auditori ka evidentuar që Telekomi ka detyrime ndaj ATK-së mbi 12 milionë euro.

Ndërkaq deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku ka thënë se në bazë të të gjeturave nga auditori në Telekom të shkaktuar edhe nga ish-udhëheqësit e kësaj kompanie, prokuroria do të duhej të nisë hetime dhe të arrestohen ata zyrtarë.

“Besoj që prokuroria me gjithë të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit do të duhej të shkojë t’i marr këto dosje, sepse këta persona që e kanë sjellë në këtë gjendje Telekomin kanë një përgjegjësi dhe do të duhej të kishte çdo ditë lajme në media se si janë arrestuar zyrtarët e tillë”, tha ajo.

Në këtë Komision u përmend edhe largimi i disa punëtorëve në Telekom, si rezultat i ristrukturimit të kompanisë. Punëtorët që kanë lëshuar punën vullnetarisht kanë marrë nga 24 paga përnjëherë. 

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara