Aktualitet

​Mblidhen sot pesë komisione parlamentare

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, janë këto pesë komisionet që janë paraparë të mblidhen sot.

Në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike ku në rend dite veç miratimit të procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 14 prill do të shqyrtohet edhe raporti i auditimit të performancës, zbatimi i rekomandimeve të raportit “administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve.

Në këtë komision do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Drejtori i Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu do të shqyrtohet raporti i auditimit të performances “organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike”. I ftuar do të jetë MFPT-së, ministri i MPB-së, ministrja e ME dhe drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Në ora 12:00 do të mblidhet Komisioni për Arsim, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë komision do të diskutohet lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Kurse në ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të shqyrtohet kërkesa NP KOSTT ku në raportim do të jetë ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli; bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i NP KOSTT. Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli SH.A”, të ftuar për raportim: ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli; bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli SH.A”

Në këtë komision do të diskutohet edhe situata aktuale e privatizimit në vend, të ftuar për raportim: bordi dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP dhe do të diskutohet lidhur me funksionim e agjencive të pavarura, që i raportojnë komisionit.

Edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë do të mblidhet në ora 13:00. Në këtë komision do të miratohet fushëveprimtaria e komisionit dhe diskutohet lidhur me detyrat, prioritet dhe organizim të punës së komisionit.

Ndërkohë që do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Perona të Pagjetur dhe Peticione, ku do të shqyrtohen ankesat lidhur me procedurat e zgjedhjes së pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Po ashtu do të shqyrtohet propozimi i nismës legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nё Familje.

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara