Lajmet

​Mbi 9 milionë euro dëmet e vërshimeve në Mitrovicë

Komuna ka ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.

Published

on

Vërshimet e fundit në territorin e komunës së Mitrovicës të Jugut kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 9 milionë e 100 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri.

Vërshimet të cilat kanë ndodhur në janar të këtij viti kanë prekur ekonomitë familjare, bizneset private, infrastrukturën publike, bujqësinë etj. E nënkryetari Tahiri tha se kanë ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.

“Në bazë të raporteve profesionale që i kanë bërë zyrtarët e komunës së Mitrovicës, 10 shtëpi janë të pabanueshme, pra janë të dëmtuara tërësisht, ndërsa 200 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht. Pra ato mund të renovohen dhe ka mundësi që të bëhen të jetueshme përsëri… Ne kemi arritur ta finalizojmë raportin dhe në bazë të këtij raporti dëmi në Komunën e Mitrovicës së Jugut është 9 milionë e 100 mijë euro. Këtu përfshihen bizneset private, ekonomitë familjare, infrastruktura publike, objektet publike, vlera në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për ndihmën e komunës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet, ai ka falënderuar edhe njerëzit e vullnetit të mirë dhe organizatat bamirëse gjithandej trojeve shqiptare, të cilët, siç u shpreh ai, kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në momentet më të duhura, në mënyrë që qytetarët ta tejkalojnë sa më lehtë këtë sfidë.

Tahiri theksoi edhe krijimin e fondit prej gjysmë milion euro nga ana e komunës për familjet e prekura nga këto vërshime, derisa e potencoi si shumë të rëndësishme faktin që në këto vërshime përveç dëmeve materiale nuk ka pasur humbje në njerëz.

“Te mbështetja, dua t’i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat bamirëse në Mitrovicë, Kosovë, mirëpo edhe në viset e tjera me shqiptarë… I kemi mbështetur me pako ushqimore, batanije, gjëra higjienike… Si komunë kemi bërë strehimin e familjeve në nevojë, nëpër shtëpi, banesa private, ku komuna ka marrë përsipër t’ua mbulojë qiratë, gjithashtu edhe nëpër hotele të qytetit. Është e rëndësishme që nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, asnjë individ dhe familje nuk ka mbetur në rrugë… Përtej kësaj, ne si ekzekutiv kemi propozuar dhe është aprovuar me votë unanime nga asamblistët e Kuvendit Komunal… një fond prej 500 mijë eurosh, i cili do të jetë i dedikuar për familjet e prekura”, u shpreh Tahiri. 

Lajmet

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor

Published

on

By

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.

Pos tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

​Paralajmërim për bllokadë rrugore në kufirin me Serbinë

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër banorët lokalë kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (Serbi), që lidhen me pikën kufitare Merdare, nga ora 11:50 deri në 15:50,

QKMK ju inkurajon të përdorni rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe vonesat gjatë këtij orari.

Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, dhe 0800 500 95.

Continue Reading

Lajmet

​Gjykata në Hagë refuzon lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit

Published

on

By

Gjykata e Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm dhe ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Në vendim, gjykata ka arsyetuar se ekziston rreziku që Veseli të pengojë rrjedhën e procedurës gjyqësore, si dhe rreziku për kryerjen e veprave të tjera penale, veçanërisht ndaj dëshmitarëve ose personave të lidhur me rastin. Gjykata gjithashtu vlerësoi se mbyllja e rastit nga Prokuroria nuk përbën ndryshim thelbësor të rrethanave që do të justifikonte lirimin e tij.

Tutje, gjykata theksoi se asnjë masë alternative, përfshirë arrestin shtëpiak apo mbikëqyrjen nga Policia e Kosovës, nuk është e mjaftueshme për të zvogëluar këto rreziqe. Paraburgimi i Veselit mbetet i nevojshëm dhe proporcional, pavarësisht kohëzgjatjes së tij.

Continue Reading

Të kërkuara