Sport

​Mbahet konferenca “Forumi i sportit”, kërkohet përkushtim për masovizimin e sportit në Kosovë

“Java Evropiane e Sportit” ka nisur më 23 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator.

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon me shënimin e aktiviteteve në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit”, fushatë të cilës i është bashkuar edhe Komitetit Olimpik i Kosovës.

Me këtë rast KOK-u ka organizuar “Forumin e Sportit”, në të cilën në formë të paneleve po diskutohet për menyrat se si mund të bëhet masovizimi i sportit në Kosovë si rrugë për altivizimin e të rinjëve në sport.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në hapje të këtij forumi tha se përmes këtyre aktiviteteve, KOK-u synon masovizimin e sportit me theks të veçantë tek fëmijët si rrugë për t”i larguar ata nga telefonat dhe rrugët e këqija. Ai ka kërkuar nga të pranishmit në këtë forum që të japin ide të reja për menyrën se si mund të arrihet ky qëllim dhe që efekti i tij të jetë sa më i madh në vend.

“Komiteti Olimpik i Kosovës përmes aktiviteteve të ndryshme për edukimin olimpik ka për qëllim që ta masovizojë sportin në vend dhe me theks të veçantë tek fëmijët të cilët synojmë që sa më shumë t’i përfshijmë në aktivitetet sportive, klubet dhe shkollave sportive si mënyrë e drejtë për t’i larguar nga telefonat dhe rrugët e këqij. Në këtë drejtim edhe konferenca do të shërbejë për gjetjen e formave dhe ideve se si bashkarisht mund të ndikojmë në joshjen e fëmijëve por edhe të tjerëve në aktivitete sportive….Iu ftojë të gjithë juve që të jepni rekomandime dhe ide që kjo konferencë të jetë sa më produktive”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Ibër Alaj, kordinator nacional i javës evropiane të sportit dhe drejtor i departamentit të sportit në Ministrië e Kulturës, Rinisë dhe Sportit theksoi se përmes fushatës “beactive” kjo ministri po synon që të motivoj të rinjëy të merten me sport sepse, sipas tij, viteve të fundit po rritet numri i të rinjve me obezitet, gjë që po vie për shkak të mosaktivitetit të të rinjve në sport. Ai shtoi se pjesë shumë e rëndësishme e “Javës Evropiane të Sportit” janë edhe personat me nevoja veçanta si dhe edukimi sportiv në shkolla që fëmijët të jenë aplikues të sportit në mënyrë që ata të jenë aktiv gjatë gjithë jetës dhe pse jo të bëhen edhe sportistë elitarë në të ardhmen.

“Bazuar në statistikat e fundit në Evropë po edhe në shtetet ku ne bashkëveprojmë në Kosovë, ka një obezitet dhe një rënie të pjesëmarrjes me aktivitete sportive andaj vlerësohet që përmes programi “Beactive” të stimulohen apo të nxiten personat të ndryshëm, të kategorive të ndryshme në mënyrë që të merren me sport dhe të jetojnë një stil të ri të jetë i cili ka të bëjë me shëndetin dhe të jetuarit. Prandaj, është me rëndësi që përmes mesazheve dhe përmes aktiviteteve që organizohen qoftë si komunitet sportiv por edhe si organizata sportive të ndikojmë që ta promovojmë sportin si vlerë e cila ndikon në shëndetin e njeriut por në të njëjtën kohë edhe e bënë popullatën e shëndetshme që është mision edhe i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport”, tha Alaj.

Diskutimi rreth këtyre çështjeve u organizuar në dy panele të ndara për diskutim të dy temave.

Tema e parë ishte “Ndikimi i Javës Evropiane të Sportit në Kosovë për gjatë viteve”, kurse tema e dytë ishte “Përfshira, motivimi, vullnetarizmi tek të rinjtë në aktivitete sportive.

Pjesëmarrësit në panel ishin nga federata të ndrysmë sportive, si ajo e basketbollit, mundjes, karatesë, e po ashtu kishte edhe trajner dhe sportistë nga fusha të ndryshme që kërkuan angazhim edhe më të madh që sporti të jetë sa më afër të rinjëve, sidomos në shkolla.

Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besimi Aliti tha se marrja me sport edhe në aktivitet të lirë është shumë e rëndësishme për aspektin shëndetësorë të çdo njeriu.

“Masovizimi është i rëndësishme edhe për aspektin profesional të sportit por edhe për aspektin rekreativ, pra sportin për të gjithë. Kur flasim për aspektin profesional, sipas kategorizimit që e bënë Komiteti Olimpik i Kosovës në mënyrë të organizuar në Kosovë janë aktiv rreth 50 mijë sportistë, kjo i bie rreth 2.5 përqind të popullatës totale të implikuar në sport, pra kjo është pjesë organizative, pra pjesë e klubeve dhe federatave. Ne për momentin nuk kemi një statistikë se cili është numri i popullsisë i cili bënë aktivitet sportiv në mënyrë të lirë dhe që bënë një aktivitet për shëndetin për dimenzionin psikologjik”, tha Aliti.

Një mesazh që të gjithë të rinjë të merren me sport e ka dhnë atletja Gresa Bakrraqi e cila ka thënë se të rinjë e Kosovës janë shumë me fat pas sot kushte për t’u marrë me sport janë shumë më të mira se sa disa vite më parë.

“Thjesht e kam parë që energjinë që unë e kam, energjinë pozitivë që e shfaqi është përmes sportit. Pra është diçka që të sjellë dhe gjatë gjithë kohës je shumë mirë me veten. Nëse unë e kisha pasur vetëm një dëshirë të vetme sot , as nuk kisha kërkuar të jem kampione e botës, as milionere, thjeshtë kisha kërkuar që në këtë kohë, në 2022-tën të jem 10 vjeçare edhe të punojë shumë dhe pjesën e kampiones do ta arrija vet. Do të thotë kisha punuar gjatë gjithë kohës thjeshtë për t’i arritur objektivat që i kam pasur. Kështu që gjenerata e re jeni shumë me fat për shkak se puna përnime shpërblehet, thjeshte duhet të keni durim”, tha Bakrraqi.

“Java Evropiane e Sportit” ka nisur më 23 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator.

Në “Forumin për Sportin” po marrin pjesë përfaqësues të MKRS-së, të KOK-ut, kryetarë të federatave sportive dhe sportistë të fushave të ndryshme.

Sport

Zhegrova “E dua Juventusin dhe dua të bëj gjëra të mëdha me këtë klub”

Published

on

By

Edon Zhegrova luajti vetëm rreth 15 minuta në fund të ndeshjes së Kosovës ndaj Izraelit, e cila përfundoi me rezultat 0-0 në kuadër të Ligës së Kombeve. Në një intervistë ekskluzive për “Sportmediaset”, anësori kosovar foli për përballjen e fundit me Dardanët, të ardhmen e tij te Juventusi dhe objektivat e klubit italian.

“Fakti që nisa nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen tjetër, shpresoj të startoj dhe të luaj”, deklaroi Zhegrova për “Sportmediaset”.

Kosova në ndeshjen e radhës do të përballet me Austrinë, e cila aktualisht kryeson grupin.

“Unë besoj te kombëtarja ime. Kemi lojtarë cilësorë, do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi një shans të mirë për të fituar. E njëjta gjë vlen edhe për grupin. Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar të parët”, u shpreh ai.

Zhegrova foli edhe për eksperiencën e tij te Juventusi, duke theksuar se ndihet shumë i lumtur që është pjesë e klubit torinez.

“Jam shumë i lumtur që jam te Juventusi. Është një klub i shkëlqyer dhe nuk mund të mos jem i lumtur me shokët e mi të skuadrës, trajnerin, stafin dhe të gjithë ekipin. Është një privilegj për mua të jem pjesë e këtij klubi dhe do të jap më të mirën time sa herë që të zgjidhem për të luajtur”, tha Zhegrova.

Gjatë verës, emri i tij ishte lidhur me një largim të mundshëm nga Juventusi, por kosovari vendosi të qëndrojë në Torino.

“Qëndrova sepse e dua këtë klub dhe dua të arrij diçka të madhe me të. Kur më blenë, isha vërtet i lumtur dhe nuk doja të largohesha nga Juventusi në këtë mënyrë, pa lënë gjurmën time. Kështu që doja të qëndroja dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha për këtë klub”, deklaroi ai për “Sportmediaset”.

Zhegrova nuk është përfshirë në listën e Juventusit për Europa League, një vendim që sipas tij i takon trajnerit Luciano Spalletti.

“Është zgjedhja e Spallettit. Çfarëdo që të vendoset, unë do të bëj më të mirën time për klubin dhe respektoj çdo vendim”, u shpreh reprezentuesi i Kosovës.

I pyetur nëse Juventusi mund ta fitojë Scudetton, Zhegrova u shfaq optimist për potencialin e skuadrës.

“Kemi një ekip të shkëlqyer dhe një skuadër shumë të mirë. Do ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, me synimin për të fituar çdo ndeshje që luajmë. Mendoj se kemi cilësinë e nevojshme. Në fund do t’i nxjerrim përfundimet”, tha ai.

Në fund, Zhegrova u pyet edhe për rivalitetin me Interin, kampionin në fuqi të Italisë, duke e mbyllur intervistën me një përgjigje me humor.

“A jemi më të fortë se ata? Nuk dua të flas për këtë, por Juventusi është gjithmonë më i mirë”, tha Zhegrova me buzëqeshje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Ligji për Specialen të jetë prioritet absolut

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e bojkotit të PDK-së në komisionet parlamentare, e cila kërkon që Kuvendi të mos vazhdojë me punë rutinore pa u proceduar paraprakisht ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja Musliu theksoi se Kuvendi nuk guxon të jetë indiferent ndaj kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin dhe në mërgatë, duke nëvizuar se asnjë çështje tjetër nuk duhet të ketë përparësi para këtij ligji.

Këtë qëndrim e mbështeti edhe deputeti Demaku, i cili u shpreh se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një dhe se të gjitha temat e tjera mund të presin. /E.A/

Continue Reading

Sport

Muric ende në dyshim për ndeshjen ndaj Milanit, Sassuolo pret rikthimin e tij

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Sassuolo, me klubin italian që po e përcjell me shqetësim gjendjen e tij fizike dhe rikthimin në dispozicion.

Muric u dëmtua në minutën e 65-të të ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, të cilën Dardanët e humbën me rezultat 3-1. Që nga atëherë, gjendja e tij është monitoruar vazhdimisht nga stafi mjekësor i Kosovës.

Sipas “SassuoloNews”, portieri kosovar ende nuk është rikuperuar plotësisht, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.

Për gjendjen e Muricit kishte folur edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, para ndeshjes ndaj Izraelit.

“Ai pësoi një goditje në ndeshjen kundër Austrisë. Nuk mendoj se do të jetë në gjendje të luajë kundër Izraelit, por do të shohim se si është për momentin”, kishte deklaruar Foda.

Muric më pas nuk ishte në formacion për përballjen ndaj Izraelit, ndërsa tani vëmendja është kthyer te rikthimi i tij në kampionat.

Sassuolo do të përballet me Milanin të dielën, më 11 tetor, në një ndeshje që nis nga ora 18:00. Megjithatë, Muric aktualisht mbetet në dyshim për këtë sfidë.

Trajneri Alberto Aquilani po e përcjell nga afër situatën dhe, nëse portieri kosovar nuk arrin të rikuperohet në kohë, në portë pritet të aktivizohet Turati.

Për Sassuolon, rikthimi i Muricit do të ishte i rëndësishëm para një përballjeje të vështirë ndaj Milanit. Ditët në vijim pritet të sjellin më shumë qartësi për gjendjen e portierit të Kosovës dhe mundësinë e aktivizimit të tij.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova pas barazimit me Izraelin: Shpresoj të luaj nga minuta e parë ndaj Austrisë

Published

on

By

Edon Zhegrova ka komentuar barazimin pa gola të Kosovës kundër Izraelit, duke shprehur hapur dëshirën për të qenë titullar në sfidën e ardhshme. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 77-të, por në minutat e pakta në dispozicion nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes që përfundoi 0-0.

Në një deklaratë për mediumin italian SportMediaset, Zhegrova theksoi se aktivizimi nga stoli matcheshte vendim i trajnerit, ndërsa vëmendjen e ka kthyer nga përballja e radhës.

“Të nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen tjetër, shpresoj të filloj dhe të luaj,” u shpreh ai.

Kosova do të përballet me Austrinë, e cila aktualisht udhëheq grupin. Pavarësisht sfidës së vështirë, 25-vjeçari ka besim të plotë te forca e “Dardanëve” për të kërkuar tre pikët në shtëpi.

“Unë besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë cilësorë. Do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi një shans të mirë për të fituar. Do të bëjmë gjithçka edhe për të përfunduar të parët në grup,” shtoi sulmuesi.

Zhegrova kishte shënuar gol nga pika e bardhë në përballjen e kaluar ndaj austriakëve në Vjenë, ku Kosova u mposht me rezultatin 3-1. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara