Aktualitet

​Maqedoni Veriore: Nga nesër në kafene vetëm me dy doza të vaksinës

Aktualisht janë 8 mijë e 600 raste aktive me COVID-19.

Published

on

Duke filluar nga e hëna, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private në Maqedoninë Veriore do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se për të hyrë në objekte të mbyllura ata duhet të kenë certifikatë për imunizim të plotë ose vërtetim që dëshmon se kanë kaluar infeksionin me COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit.

Përqindja sa shkon e thellohet e rasteve të reja pozitive në raport me testet e bëra. 12% e të testuarve janë diagnostikuar me virusin korona, kumtojnë autoritetet shëndetësore.

Aktualisht, ka 8.600 raste aktive që nënkupton se vatra infeksioni janë të pa lokalizuara në gjithë vendin.

Por, drejtori i Institutit të Imunologjisë Aleksandar Petliçkovski tha se duhen masa më rigoroze për të shtyrë qytetarët drejtë vaksinimit. Sipas tij, 2/3 e popullsisë nuk binden me stimulime, andaj duhen detyrime për të mirën e shëndetit publik dhe ato masa të respektohen në përpikëri, duke pasuar edhe sanksionimet.

“Ne, duke përfshirë edhe veten time, prisnim që vaksinimi të ishte një mjet serioz për tu përballuar me pandeminë, dhe është, por vaksinimi pa kujdes të masave dhe distancë sociale nuk mund ta bëjë punën sepse kërkon shumë kohë. Ne lamë një hapësirë shumë të gjatë dhe ecim ngadalë me vaksinimin, për të reduktuar mundësitë që virusi të kërcejë nga njëri tek tjetri. Prandaj mendoj se duhen masa kufizuese, i shohim në vendet që kanë shkallë të lartë vaksinimi, sepse kjo valë nisi shumë intensivisht. Sigurisht që kufizimet do të ulin shanset e transmetimit të virusit dhe do të kenë rezultate pozitive”, tha Petliçkovski.

Se procesi i vaksinimit po ecën me ritëm të ngadaltë tregojnë edhe shifrat se më shumë rivaksinohen me dozën e tretë sesa të tjerët me dozë të parë. Sipas numrit të vaksinave të dhëna, 37% e popullsisë është e imunizuar plotësisht./AlsatM

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara