Sport
Manchester United me dy fitoret më të thella në histori të Premier Ligës
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi“Djajtë e Kuq” mbrëmë regjistruan fitoren e tyre të dytë më të thellë në histori të Premier Ligës, duke mposhtur skuadrën e Southampton-it në “Old Trafford” me rezultat 9:0.
Southampton e nisi ndeshjen në mënyrë jo të mirë, ku në minutën e dytë u ndëshkua me karton të kuq Jankewitz, duke mbetur me vetëm 10 lojtarë në fushë.
United arriti të zhbllokojë rezultatin përmes mbrojtësit Wan-Bissaka në minutën 18. Goli i tij ndryshoi rrjedhën e lojës, ku në pjesën e parë pas 39 minutave lojë, rezultati ishte 4:0.
Edhe pjesa e dytë ishte jo e mirë për Southampton-in pasi “Djajtë e Kuq” vazhduan ta thellojnë rezultatin, duke shënuar edhe pesë gola të tjerë në portën e McCarthyt.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 9:0, ku Manchester United arkëtoi tri pikë të plota, duke u barazuar me pikë rivalin e qytetit Manchester City.
Në të njëjtën kohë, ky rezultat ishte i dyti më i thellë nga skuadra e United në histori të Premier Ligës.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura rezultatet më të thella në histori të Premier Ligës, ku në dy prej tyre përfshihet skuadra e Southampton dhe ajo e Manchester United.
Manchester United – Ipswich Town 9:0 – 4 mars 1995
Southampton – Leicester 0:9 – 25 tetor 2019
Manchester United – Southampton 9:0 – 2 shkurt 2021
Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca: “Gazzetta dello Sport” raporton se rezultatet e tre ndeshjeve të ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e portugezit në “San Siro”.
Milani viziton Veronën në ndeshjen hapëse të raundit 17 të Serie A këtë mbrëmje: një lojë vendimtare për kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Fonseca. Sipas “Gazzetta”, e ardhmja e trajnerit në San Siro do të varet nga rezultatet e tre ndeshjeve konkurruese në vijim.
Pas ndeshjes së Veronës, Milani do të luajë në shtëpi kundër Romës më 29 dhjetor. Më pas, në ndeshjen e parë të vitit 2025, Milani do të përballet me Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës në Riad më 3 janar.
Fonseca nuk pritet të shkarkohet nëse Milani dështon të mposht Veronën këtë mbrëmje, por klubi thuhet se do të vlerësojë rezultatet në tre ndeshjet e ardhshme.
Vetëkuptohet se drejtuesit e Milanit presin rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.
Sport
Tronditje në Angli: Humb jetën portieri James Hitchcock, arrestohet një futbollist!
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBT NEWSKlubi i tij e bëri publik lajmin e dhimbshëm, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe komunitetin sportiv që është prekur rëndë nga kjo tragjedi. Hitchcock ishte i martuar dhe baba i një fëmije, çka e bën humbjen edhe më të rëndë.
Policia Britanike ndërmori masa të menjëhershme duke arrestuar 21-vjeçarin Mckenzie Dicicco, një sulmues i njohur në ekipet e vogla angleze, si i dyshuar për vrasjen. Ngjarja ka tronditur jo vetëm futbollin rajonal, por edhe publikun më të gjerë, duke hapur debate mbi sigurinë dhe dhunën jashtë fushës së sportit.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit që i mori jetën portierit të ri./UBTNews/
Sport
Kush ishin më të mirët e basketbollit këtë vit?
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsFederata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar eventin shumë të rëndësishëm “Laureatët 2024”, me një mbrëmje gala, ku janë nderuar më të mirët e vitit 2024.
Çmimet kryesore i kanë rrëmbyer basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusic dhe basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri.
Çmimet te meshkujt i ka ndarë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, derisa te femrat, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Tmusic fitoi katër trofe me Trepçën gjatë vitit 2024, derisa Muhadri tre trofetë me Bashkimin.
Ata kanë falënderuar bashkëlojtarët/et për ndihmën e dhënë, si dhe klubet përkatëse dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
Në top 5 te femrat kanë hyrë: Arbnore Përquku (KBF Bashkimi), Jeta Zeka (KBF Bashkimi/KBF Penza), Malvina Haziri (KBF Prishtina), Sara Vraniqi (KBF Penza/KBF Peja 03) dhe Aulona Muhadri.
Ndërkohë te meshkujt në Top 5 kanë hyrë: Dardan Kapiti (KB Trepça), Gëzim Morina (KB Golden Eagle Ylli), Muhamedali Janjeva (KB Sigal Prishtina), Valon Bunjaku (KB Golden Eagle Ylli/ KB Bashkimi) dhe Mikaile Tmusiq (Trepca).
Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve është shpallur KB Trepça, derisa skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave: KBF Bashkimi.
Trajneri i vitit është shpallur Lorik Kllokoqi, pasi fitoi Divizionin C me femra U18.
Shpresa e vitit te djemtë dhe vajzat ishin Yll Kastrati (KB Bora/KB Kerasan) dhe Flutra Mehmeti (KBF Prishtina).
Ngadhnjim Shabani është shpallur Gjyqtari i Vitit, i cili është edhe gjyqtar ndërkombëtar.
Punëtori Sportiv i Vitit është shpallur Vullnet Sefaja, i cili është president i Trepçës, duke fituar katër trofe brenda një viti dhe duke garuar në arenën ndërkombëtare.
Ambasadorja e basketbollit të Kosovës jashtë vendit është shpallur Astera Tuhina (Ëashington State Cougars).
Gjithashtu ka pasur çmim të veçantë për Veteran/e: Mithat Belegu te meshkujt dhe Xhevahire Mustafa te femrat.
Çmim i veçantë për Kontribuues i basketbollit, ku është nderuar Mexhit Sogojeva.
Sport
Dëmtimi i frikshëm i Donnarumma-s, humb ndeshjen me Lensin
Published
4 days agoon
December 19, 2024By
UBT NEWSGianluigi Donnarumma ka pësuar një “traumë në fytyrë” me “plagë të shumta”, sipas diagnozës fillestare të stafit mjekësor të Paris Saint-Germain, pasi u godit në mënyrë të dhunshme nga Wilfried Singo gjatë ndeshjes së luajtur të mërkurën kundër Monakos. Portieri i PSG-së ka marrë 10 qepje në fytyrë dhe një prerje shumë të rëndë. Imazhet e incidentit janë përhapur shpejt nëpër botë dhe kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave.
Për momentin, nuk ka një datë të saktë për rikthimin e Donnarumma-s në fushë. PSG ka lëshuar një komunikatë në të cilën njofton se portieri i Kombëtares italiane është kthyer në Paris me pjesën tjetër të grupit dhe do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve të mëtejshme për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të përcaktuar nëse ka ndonjë dëmtim të mundshëm të kockave të fytyrës. Klubin francez ka konfirmuar gjithashtu se Donnarumma do të duhet të qëndrojë pa aktivitet për disa ditë dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Lens, e cila do të luhet të dielën e ardhshme.
Kërkesa për falje ka ardhur nga vetë Wilfried Singo, i cili ka shprehur keqardhjen e tij për incidentin. Në një postim në Instagram, ai shkruan: “Dua të kërkoj falje nga Gianluigi Donnarumma. Gjesti im nuk ishte natyrisht i qëllimshëm, vetëm më vonë pata mundësinë të shihja se ai kishte një plagë të rëndë në fytyrë. Të uroj shërim të shpejtë”. Singo ka luajtur te Torino nga 2019 deri në 2023, dhe ka theksuar se nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq në veprimin e tij./UBTNews/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pritje deri në 60 minuta për hyrje në Kosovë te Dheu i Bardhë
KQZ sot do ti certifikoj 17 subjekte politike me 674 kandidatë
Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin
UBT nderon bashkëpunëtorët profesionistë për dekadën e tyre të angazhimit
Dekadat e suksesit: UBT kurorëzon 2024 me vizionin 20-vjeçar të së ardhmes
Pirro i’a fshiu këngën Parashqevit, flasin nga kompania menaxhuese për të drejtat e autorit
Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare
Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman