Aktualitet

​Manastirliu: Do të kemi sezon turistik të lehtësuar

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Manastirliu tha se situata aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kanë bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit”, tha Manastirliu, raporton A2.

Ministrja shtoi nga Vlora se më datë 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore, si dhe do të vijojë dezinfektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Bota

Kina, Rusia dhe Irani bisedime për programin bërthamor ndërsa tensionet me SHBA-në rriten

Published

on

By

Kina, Rusia dhe përfaqësues nga qeveria iraniane do të takohen të premten në kryeqytetin kinez për diskutime në kuadër të tensioneve rreth programit bërthamor të Iranit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning deklaroi sot se bisedimet në Pekin do të trajtonin çështjen bërthamore iraniane dhe tema me interes të përbashkët.

Diskutimet do të zhvillohen në nivelin e zëvendësministrit të Jashtëm”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi konfirmoi takimin për gazetarët.

Kohët e fundit, mosmarrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit është përshkallëzuar sërish me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë mandatit të tij të parë, presidenti Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Vjenës në vitin 2018, e cila synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Më pas, Teherani gjithashtu ndaloi respektimin e përcaktimeve të marrëveshjes.

Qeveria e Iranit po mbështetet gjithnjë e më shumë në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës – mes mosmarrëveshjeve të saj me Perëndimin./ATSH

Continue Reading

Bota

Reuters: Qeveria hungareze propozon ndryshime kushtetuese që synojnë LGBTQ+

Published

on

By

Partia qeverisëse e Hungarisë ka propozuar ndryshime kushtetuese që mund të çojnë në ndalimin e Paradës vjetore të Krenarisë, raportoi Reuters.

Propozimi i amendamentit, i paraqitur dje në parlament, parashikon një shtesë në kushtetutë që thekson mbrojtjen e zhvillimit fizik, mendor dhe moral të fëmijëve mbi të gjitha të drejtat e tjera.

Kjo dispozitë mund të shërbejë si bazë ligjore për ndalimin e Paradës së Krenarisë, me arsyetimin se një ngjarje e tillë mund të jetë e dëmshme për fëmijët.

Një nga amendamentet parashikon që shtetasit hungarezë me shtetësi të dyfishtë mund të dëbohen nëse vlerësohen se paraqesin kërcënim për sovranitetin kombëtar, rendin publik, integritetin territorial ose sigurinë e vendit.

Amendamentet e propozuara do të përcaktojnë gjithashtu me kushtetutë gjininë vetëm si mashkull dhe femër, një pozicion i mbështetur edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Continue Reading

Bota

Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme ndaj njëra-tjetrës

Published

on

By

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.

Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes.

Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet.

Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, një mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe pesë mbi Detin e Zi. Kanali në Telegram, The Krymsky Veter, raportoi për shpërthime të fuqishme dhe lëshim të alarmeve paralajmëruese për sulme në qytetet në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe pranë objekteve të ushtrisë ruse.

Rusia, ndërkaq, tha se ka bërë përparime të tjera në rajonin perëndimor të Kurskut, teksa Moska po tenton të dëbojë forcat ruse që kanë pushtuar disa pjesë të territorit rus që nga gushti i vitit të kaluar.

Sulmet u kryen pasi Ukraina shprehu gatishmëri për të pranuar propozimin amerikan për zbatimin e një marrëveshje të përkohshme armëpushimi, me kohëzgjatje për 30 ditë, teksa SHBA-ja ka thënë se tani është në dorën e Moskës që të pajtohet në mënyrë që të hyjë në fuqi armëpushimi.

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë, Scholz: Topi është në fushën e Putinit për një armëpushim

Published

on

By

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se tani i takon presidentit rus Vladimir Putin të mbajë një qëndrim, pasi Ukraina pranoi një propozim të SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Moskën.

“Tani topi është në fushën e Putinit”, tha kancelari gjerman në një postim në platformën ‘X’. Ai e konsideroi idenë e një armëpushimi njëmujor “një hap të rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën”.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mirëpresim propozimet nga Jeddah”, shtoi Scholz.

Edhe Kina njoftoi nga ana e saj se po ndjek me kujdes qasjen e Ukrainës, e cila ka shprehur gatishmërinë të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Rusinë dhe se shpreson për një “paqe të qëndrueshme”.

“Ne shpresojmë që të gjitha palët, përmes dialogut dhe negociatave, të gjejnë një plan për një paqe të qëndrueshme dhe të përhershme që merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”, tha Mao Ning, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze, gjatë një konferencë me gazetarët.

Për më tepër, Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski tha sot se ai mund të konfirmojë se furnizimet me armë nga SHBA në Ukrainë nëpërmjet Polonisë kanë rifilluar dhe shërbimet e internetit satelitore Starlink janë funksionale.

Duke folur për gazetarët në Varshavë së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha, Sikorski tha se Polonia është e kënaqur me propozimet e reja për Ukrainën.

Continue Reading

Të kërkuara