Lajmet

​LVV e vendosur për mosekzekutimin e pagave për grevistët, PDK paralajmëron kallëzim penal

Lidhur me këtë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe një interpelancë ndaj ministrit Murati të premten.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës është shprehur e vendosur me mosekzekutimin e pagave për muajin shtator, ndaj punëtorëve të sektorit publik që ishin në grevë. Mirëpo, kjo nga opozita u konsiderua si vepër penale, për çka nga Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se do të ngre kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nëse nuk ekzekutohen pagat deri të enjten për grevistët. Lidhur me këtë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe një interpelancë ndaj ministrit Murati të premten, iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nënvizoi sërish qëndrimin e ekzekutivit, se sipas Ligjit për Greva, punëtorët e sektorit publik nuk kompensohen për ditët që nuk kanë punuar.

Nëse sërish nuk dorëzohen listat nga agjencionet buxhetore dhe komunat, Kusari-Lila tha se duhet patjetër të gjendet një përgjigje, pasi në zingjirin institucional duhet të ketë një konfirmim për procedimin e tyre.

“Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo mos kompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Ky ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore (komunat) edhe për muajin e kaluar kur është kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë. Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat, parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët, të cilët nuk janë në vendin e punës…Nëse nuk dorëzohen listat besoj se prapë duhet të jetë një përgjigje, pasi në zingjirin institucional duhet të ketë një konfirmim ose dakordim në shkrim për ata që procedojnë lisat. Pasi është detyrë e punës edhe zyrtarëve kryesor financiar të institucioneve të përcjellin informacionet në raport me punën”, tha ajo.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nëse nuk ekzekutohen pagat deri të enjten do të ngrenë kallëzim penal ndaj ministrit Murati, për të cilin tha se është i papërgjegjshëm, arrogant dhe i padijshëm.

“Ne do të presim një afat prej pesë ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse brenda këtyre pesë ditëve të punës, deri ditën e enjte nuk ekzekutohen pagat, ne do të bëjmë një kallëzim penal ndaj ministrit Murati. Mosekzekutimi i pagave nga ministri i financave është vepër penale dhe ne në Prokurorinë Speciale të Kosovës bëjmë kallëzim penal. Shpresojmë që mos të vjen puna deri aty, por ne kemi një ministër të papërgjegjshëm, arrogant dhe të padijshëm”, tha Tahiri.

Mosekzekutim i pagave për grevistët, sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është një hakmarrje politike ndaj një kërkese sindikale.

“Interpelanca ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndërlidhet me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe po ashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave. Për ne roli i qeverisë është të ndihmojë Kosovën në situata të vështira dhe jo me vendime arbitrare të pengojë punën e organizatave buxhetore”, theksoi Tahiri.

Krahas këtyre, në seancën e së premtes do të mbahet edhe një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi dhe formimin e një komisioni ekzekutiv për shëndetësi nga Qeveria e Kosovës.

Lajmet

Dështojnë bisedimet për buxhetin: Kryeministri i Belgjikës De Wever ofron dorëheqjen

Published

on

By

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe pas dështimit të negociatave për buxhetin brenda koalicionit të tij pesëpartiak.

Nacionalisti konservator flamand, i cili mori detyrën në shkurt të vitit 2025 për të trajtuar borxhin e lartë të vendit, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partnerëve të qeverisë për buxhetin e vitit 2027.

Pallati Mbretëror konfirmoi dorëheqjen, ndërsa Mbreti Philippe e ka shtyrë vendimin për pranimin e saj duke shprehur keqardhje për mungesën e marrëveshjes. Monarku belgjik do të nisë konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të martën, përpara se ta presë sërish De Weverin në takimin e së premtes. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara