Sport

​Lufta e ashpër për Champions, ja edhe dy ndeshjet e mbetura për Leicesterin, Chelsean dhe Liverpoolin

Published

on

Edhe pse gjithçka ka përfunduar në Premier League sa i përket çështjes së titullit kampion që ka shkuar në duart me Manchester Cityt, ky kampionat vazhdon të jetë shumë interesant dhe kjo për shkak të luftës së ashpër që po zhvillohet ndërmjet skuadrave për të siguruar një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Leicester City, Chelsea dhe Liverpooli janë tri skuadra të cilat po luftojnë me të gjitha forcat për të siguruar marrjen pjesë në garën më prestigjose evropiane.

Në renditjen momentale, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtij edicioni të Premierligës, Leicester City është në vendin e tretë me 66 pikë, Chelsea në vendin e katërt me 64 dhe Liverpooli ne të pestin me 63 pikë.

Pra gjithçka mbetet shumë e hapur sa i përket asaj se kush prej këtyre ekipeve do të jetë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve andaj gjithçka do të vendoset në dy xhirot e fundit.

Leicester City ka një kalendar mjaftë të vështirë pasi do të ballafaqohet me Chelsean si rival direkt për këtë objektiv dhe pastaj ballafaqohet edhe me Tottenhamin ne ndeshjen e fundit, skuadër kjo e cila matematikisht ende ka gjasa që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve pasi momentalisht është në kuotën e 59 pikëve.

Edhe Chelsean e presin dy sfida mjaftë të vështira ku së pari luan ndaj Leicteser Cityt si vendas dhe më pas i shkon Aston Villas.

Një kalendar më i favorshëm së paku në letër duket për Liverpoolin. Skuadra e Jurgen Klopp ballafaqohet me Burnleyn si mysafir dhe pastaj në ndeshjen e fundit e pret në “Anfield Road” skuadrën e Crystal Palace.

Lajmet

FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës

Published

on

By

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 nuk ka kaluar pa u vënë re as në skenën ndërkombëtare, teksa edhe vetë FIFA ka reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar Kombëtaren e Kosovës vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës.
Në një postim zyrtar, FIFA theksoi se “është vetëm edhe një hap për Kosovën drejt Botërorit”, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe nga festa e lojtarëve pas një ndeshjeje dramatike.

Kosova arriti këtë fitore pas një përballjeje të vështirë, ku Sllovakia e nisi më mirë dhe mori epërsinë, duke e vendosur në presion ekipin kosovar. Megjithatë, “Dardanët” reaguan me karakter, duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm. Edhe pse vendasit tentuan të rikthehen në fund dhe e bënë rezultatin të ngushtë, Kosova arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme.

Ky triumf jo vetëm që i mban gjallë shpresat për kualifikim, por e vendos Kosovën shumë pranë një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithë vëmendja është te sfida e radhës ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të vulosë fatin e Kosovës dhe ta dërgojë drejt Botërorit, aty ku do të ishte një moment historik për futbollin kosovar.

Continue Reading

Sport

Kosova barazon në minutën e 21-të

Published

on

By

Pas një fillimi të vështirë, Kosova ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme duke barazuar rezultatin 1-1 ndaj Sllovakisë në minutën e 21-të.

Djemtë tanë rikthehen në lojë pas golit të pësuar herët, duke treguar karakter dhe vendosmëri në fushë. Goli i barazimit ka rikthyer besimin dhe ka ndezur edhe më shumë ritmin e ndeshjes, e cila tashmë është plotësisht e hapur. 

Continue Reading

Sport

Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë

Published

on

Në ndeshjen për gjysmëfinale sot, Kosova ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Franco Foda, ka dorëzuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje në Bratislavë.

Ndeshja gjysmëfinale e playoff-it kualifikues për Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe konsiderohet më e rëndësishmja deri më tani për “Dardanët”.

Për ndeshjen kundër sllovakëve, Foda nuk llogarit në mesfushorin Vesel Demaku dhe mbrojtesin Leard Sadriu.

Continue Reading

Sport

Mungesa të mëdha për Sllovakinë: David Duris dhe Milan Skriniar jashtë përballë Kosovës

Published

on

David Duris dhe Milan Skriniar të Sllovakisë nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës.

Anësori i klubit norvegjez Rosenborg Trondheim, David ka pësuar një dëmtim në shpatull nga i cili vuante edhe më parë, njoftoi trajneri i ekipit kombëtar Francesco Calzona.

Ndërsa Milan Skriniar është jashtë listës përfundimtare të Sllovakisë

Continue Reading

Të kërkuara