Shëndeti

​Lista e ushqimeve që ulin rrezikun nga kanceri

Ekzistojnë disa lloje ushqimesh që mund t’ju ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, shkruan Healtybuilderz.

Published

on

Edhe pse disa probleme shëndetësore nuk mund të shmangen, ka mënyra për të reduktuar rrezikun. Kjo bëhet duke zgjedhur një mënyrë jetese më të shëndetshme si ushtrimet e rregullta, shmangia e duhanit dhe alkoolit, si dhe një dietë e shëndetshme.

Ekzistojnë disa lloje ushqimesh që mund t’ju ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, shkruan Healtybuilderz.

Boronica

Boronicat dihet se përmbajnë përbërës të tillë si elagitannin, antocianin, si dhe pterostilbene, të cilat janë gjetur se kontribuojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Limonët

Përmbajtja e vitaminës C në këtë agrume është zbuluar se ndihmon në largimin e toksinës në gjak, dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Sipas hulumtimeve, lëvozhga e limonit mund të shkatërrojë lehtësisht të gjitha qelizat e dëmshme të kancerit që mund të rriten në zorrë të trashë, gji dhe mushkëri. Konsumimi i lëngut të limonit mund t’i ofrojë sistemit tuaj veti antivirale dhe antibakteriale, ndërsa në të njëjtën kohë të largojë çdo inflamacion, të përmirësojë tretjen dhe të rregullojë presionin e gjakut.

Karotat

Shtimi i karotave në dietën tuaj, qoftë si rostiçeri apo pjesë e një vakti, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit.

Arra

Ka studime që tregojnë se konsumimi i disa llojeve të arrave mund të zvogëlojë rrezikun, siç janë arrat braziliane, të cilat mund t’ju mbrojnë nga kanceri i mushkërive për shkak të përmbajtjes së lartë të selenit.

Xhenxhefil

Ekstrakti i xhenxhefilit mund të ndihmojë në uljen e madhësisë së tumoreve të prostatës deri në 50% në disa pacientë. Përveç kësaj, ndihmon në reduktimin e inflamacionit në trupin tuaj, lehtësimin e stomakut të mërzitur dhe ofron shumë antioksidues në trupin tuaj.

Vaj ulliri

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Pamplona në Spanjë, gratë që përdornin vaj ulliri ekstra të virgjër në dietën e tyre ulnin rrezikun e kancerit të gjirit deri në 62%. Kjo është për shkak të yndyrave të pangopura të pranishme në vaj, të cilat mund të parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene në trup.

Kanella

Kjo erëz përdoret zakonisht për të ulur nivelet e sheqerit në gjak dhe për të luftuar inflamacionin dhe mund të ndihmojë në ndalimin e formimit të qelizave kancerogjene.

Drithërat e plota

Rritja e marrjes së fibrave nga ushqime si orizi i zi, quinoa, si dhe bollguri mund ta mbajë sistemin tuaj të tretjes të shëndetshëm.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara