Lajmet

​Limaj: Kosova ka politikanë që nuk shohin përtej hundës së tyre – në Kuvend nevojiten njerëz të dijshëm

Published

on

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot tubim elektoral në Mitrovicë.

Para simpatizantëve, lideri i Nismës, Fatmir Limaj tha se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për zëra çlirimtarë që janë të përgjegjshëm dhe nuk sjellin kriza.

Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, Limaj tha se Kosova ka shumë politikanë, por pak strateg dhe burrështetas. Derisa u zotua se ndër iniciativat e para të Nismës në Kuvend do të jetë Ligji kundër mohimit të gjenocidit serb në Kosovë dhe padia ndaj Serbisë për gjenocidin gjatë luftës së fundit.

“Më shumë se kurrë në foltoren e Parlamentit kemi nevojë për vendosmëri, urtësi, eksperiencë për njerëz që dinë të afrohen dhe të bashkohen. Më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për subjekte politike në parlament jo që kthehen në pengesë të rrugëtimit të atdheut të tyre. Për grupe politike, jo që prodhojnë kriza dhe dëmtojnë interesant e vendit. Më shumë se kurrë atje duhen njerëz të qëndrueshëm, kujdesshëm dhe dijshëm”, tha ai.

Duke kritikuar oponentët politikë, Limaj tha se ka kandidatë për kryeministër që asgjë nuk kanë kontribuar për vendin dhe gjithmonë kanë pasur qëndrime të gabuara.

“Kosova ka shumë politikanë, më shumë se që duhet, por fatkeqësisht ka pak burrështetas. Politikanë, të cilët mbjellin në mëngjes dhe tentojnë të korrin në mbrëmje, ka shumë në Kosovë. Kosova ka politikanë që nuk shohin përtej hundës së tyre, përtej interesit të ngushtë. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për burrështetas. Kosova ka shumë politikanë taktik, por ka pak strategë dhe vizionarë. Lehtë i thonë njërit dhe drejtuesit lider, kryetar partie dhe liderë të quajtur ka sa dush në Kosovë, por nuk të bënë strateg dhe burrështetas të jesh në krye të një partie, ajo është e lindur, ajo është përtej saj”, tha ai.

Limaj para mitrovicasve ka dhënë edhe një zotim.

“Zotohem para qytetarëve të Kosovës se ndërveprimet tona të para do të jenë dy iniciativë, ligji kundër mohimit të gjenocidit serb në Kosovë dhe padia kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Limaj ka shpjeguar sloganin e Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit – ‘Me çlirimtarët’.

“Kosova dhe Mitrovica kanë jetuar në situata të rënda të komplikuara sidomos në 30 vitet e fundit. Prandaj edhe slogani ynë me çlirimtarët nuk ka në objektivë individët, nuk i dedikohet askujt veç e veç, por i dedikohet frymës sonë çlirimtare të trashëguar brez pas brezi”, tha ai.

Në këtë tubim elektoral u paraqitën edhe kandidatët për deputetë të Nismës nga Mitrovica.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara