Sport

​Letra e gjatë e Ronaldos ku jepen shenja lamtumire nga Juventusi

Published

on

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka uruar Interin për fitimin e titullit dhe thotë se ai e ka arritur synimin e tij në Juventus.

Sulmuesi portugez lëshoi një mesazh në “Instagram” pas përfundimit të sezonit në Serie A.

“Jeta dhe karriera e çdo lojtari më të mirë është gjithmonë në ngritje. Vit pas viti, ne përballemi me skuadra fantastike, me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe qëllime ambicioze, kështu që gjithmonë duhet të japim më të mirën për të mbajtur veten në nivele të shkëlqyeshme”, shkroi ai.

“Këtë vit nuk mundëm të fitonim Serie A, përgëzime për Interin për titullin e merituar. Sidoqoftë, unë duhet të vlerësojë gjithçka që kemi arritur këtë sezon në Juventus, si në aspektin kolektiv ashtu edhe në atë individual. Superkupa e Italisë, Kupa e Italisë dhe trofeu i Top gola-shënuesit të Serie A më mbushin me lumturi, kryesisht për shkak të vështirësisë që sjellin, në një vend ku asgjë nuk është e lehtë për të fituar. Me këto arritje, unë arrita një qëllim që ia kisha vendosur vetes që ditën e parë kur mbërrita në Itali: të fitoja Kampionatin, Kupën dhe Super Kupën, dhe gjithashtu të isha Lojtari më i Mirë dhe Shënuesi më i mirë në këtë vend të shkëlqyeshëm të futbollit me lojtarë të jashtëzakonshëm, klube gjigante dhe një kulturë shumë vetanake të futbollit”, vazhdon shkrimi i Ronaldos.

“Unë tashmë kam thënë që nuk ndjek rekorde, rekordet më ndjekin mua. Për ata që nuk e kuptojnë se çfarë dua të them me këtë, është shumë e thjeshtë: futbolli është një lojë kolektive, por është përmes kapërcimit individual që ne ndihmojmë ekipet tona të arrijnë qëllimet e tyre. Gjithmonë jam duke kërkuar gjithnjë e më shumë në fushë, duke punuar gjithnjë e më shumë jashtë fushës, që përfundimisht dalin rekorde dhe titujt kolektivë bëhen të pashmangshëm, disa janë pasoja e natyrshme e tjetrit”.

“Kështu që, unë jam shumë krenar me këtë fakt që është përsëritur gjerësisht ditët e fundit: Kampion në Angli, Spanjë dhe Itali; Fitues i Kupës në Angli, Spanjë dhe Itali; Fituesi i Super Kupës në Angli, Spanjë dhe Itali; Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; Shënuesi më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; Mbi 100 gola për një klub në Angli, Spanjë dhe Itali. Asgjë nuk krahasohet me ndjenjën e të diturit që kam lënë gjurmët e mia në vendet ku kam luajtur dhe se u dhashë gëzim tifozëve të klubeve që përfaqësova. Kjo është ajo për të cilën unë punoj, kjo është ajo që më shtyn dhe kjo është ajo për të cilën unë gjithmonë do të vazhdojë ta ndjek deri në ditën e fundit”.

“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë udhëtim! Ne qëndrojmë bashkë! ”

Ronaldo ishte stol në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bolonjës dhe ka raporte se ai mund të largohet nga “Bianconerët” në verë, pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij prej 31 milionë eurosh në vit me gjigandët e Serie A.

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Sport

Tronditet pozita e Infantinos, shumica e federatave kundër mandatit të katërt

Published

on

By

Pozita e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është tronditur ndjeshëm, vetëm pak javë pasi ai konsiderohej favorit absolut për të fituar një mandat të katërt në drejtimin e organizatës.

Sipas BBC Sport, aktualisht vetëm 73 nga 210 federatat anëtare të FIFA-s janë në mbështetje të Infantinos, ndërsa 124 janë kundër tij. 13 federata të tjera ende nuk kanë përcaktuar qëndrimin e tyre.

Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, përpara zgjedhjeve.

Situata për Infantinon është përkeqësuar pas kundërshtimeve të forta ndaj planit të tij, tashmë të braktisur, për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë e të drejtave komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s.

UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), të cilat së bashku përfaqësojnë 136 federata, kanë kritikuar ashpër FIFA-n dhe Infantinon, duke i akuzuar për shkelje të besimit dhe “mashtrim” lidhur me mënyrën se si është menaxhuar plani.

Kështu, ajo që deri vonë dukej si një garë e sigurt për Infantinon, tashmë është shndërruar në një betejë të pasigurt për mbijetesën e tij në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Sigal Prishtina mirëpret David Krizanic: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”

Published

on

By

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e David Krizanic.

Klubi prishtinas e ka prezantuar lojtarin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e mirëpritur me mesazhin: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve, David Krizanic.”

Me këtë përforcim, Sigal Prishtina vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të mbrojtur trofetë dhe për të mbetur në majën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Published

on

By

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara