Sport

​Lëndohet ylli i Juventusit, mungon në tri ndeshjet e ardhshme

Published

on

Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme për shkak të një dëmtimi në muskul dhe synon të rikthehet kundër Spezias në mars.

Kolumbiani ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët të kyçit dhe ekzaminimet në J Medical e përjashtuan atë për ndeshjet kundër FC Portos, Crotones dhe Hellas Veronas.

Lëndimi i tij do të rivlerësohet pas 10 ditësh dhe lojtari synon të rikthehet kundër Spezias më 3 Mars, ose më së voni ndeshjen e madhe kundër Lazios katër ditë më vonë.

Juventusi përballet me Porton të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve dhe duhet të përballet pa 32-vjeçarin, i cili ka kontribuar me pesë asistime në pesë ndeshje në fazën e grupeve të kësaj gare në këtë sezon.

Lajmet

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Published

on

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me një tjetër sezon që pritet të sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mira të kontinentit.

Sezoni 2024/25 solli për herë të parë formatin e ri të garës, duke hequr fazën klasike të grupeve dhe duke e zëvendësuar atë me një ligë me 36 ekipe, secila me nga tetë ndeshje.

Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, derisa finalja u luajt në Allianz Arena ku PSG dominoi Interin me një fitore historike 5-0 triumfi më i thellë në historinë e finales së Champions League.

Edhe këtë vit, do të zhvillohen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës.

Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off për t’u kualifikuar më tej. Finalja e madhe do të luhet në Puskás Arena të Budapestit, më 30 maj 2026.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve premton spektakël, surpriza dhe emocione deri në finalen e madhe të Budapestit./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Gjermania shpallet kampione e EuroBasket 2025

Published

on

By

Gjermania është përsëri skuadra më e fortë në Evropë pas 32 vitesh, duke fituar titullin e dytë evropian. Të dielën në Riga, skuadra gjermane mposhti Turqinë 88-83 në finalen e EuroBasket 2025, pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe përmbysje.

Turqia udhëhoqi për pjesën më të madhe të takimit, por në momentet vendimtare u shfaq kapiteni Dennis Schröder. Ylli i Sacramento Kings në NBA shënoi gjashtë pikët e fundit të Gjermanisë dhe e mbylli ndeshjen me 16 pikë e 12 asistime, duke u shpallur edhe Lojtari më i Vlefshëm (MVP) i turneut.

Isaac Bonga, ish-lojtar i Los Angeles Lakers, ishte më i miri në sulm për gjermanët me 20 pikë. “E kupton sa shumë punon për këtë. Si fëmijë, ëndërron të shënosh në një ndeshje të tillë,” tha ai për RTL, duke mos fshehur emocionet.

Presidenti i Federatës Gjermane të Basketbollit, Ingo Weiss, e cilësoi suksesin si të jashtëzakonshëm: “Djemtë e donin vërtet dhe luftuan deri në fund. Ky ekip është yll.

Ky është trofeu i dytë i EuroBasket-it për Gjermaninë, pas triumfit të parë në vitin 1993. Skuadra kishte arritur në finale edhe në vitin 2005, por u mposht atëherë.

Finalen e ndoqi nga afër presidenti Frank-Walter Steinmeier, ndërsa kancelari Friedrich Merz e përgëzoi ekipin për “performancën sensacionale” me një postim në X. “Jemi krenarë për ju. Ju jeni frymëzim për brezin e ri të sportistëve,” shkroi ai./D.B/UBTNews/DW

Continue Reading

Lajmet

City mposht bindshëm Unitedin

Published

on

Manchester City e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit me një fitore bindëse 3:0, në “Etihad Stadium”.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phil Foden në minutën e 18-të të ndeshjes. Me këtë rezultat, përfundoj pjesa e parë, teksa në të dytë në skenë doli Erling Haaland.

Norvegjezi shënoi dy gola tjerë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore prej 3:0.

Skuadra e Pep Guardioles, i kthehet fitores pasi kishin dy humbje radhazi në tri xhirot hapëse të sezonit.

Ndërkohë, kjo është humbja e dytë e Unitedit këtë sezon./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Valencias në xhiron e katërt të kampionatit Spanjoll me rezultat 6-0.

Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar që në minutën e 29-të të takimit, me anë të Fermin Lopez.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat derisa pjesa e dytë ishte goleadë. Raphina realizoj në minutën e 53-të dhe 3 minuta më pas Lopez shënoi golin e dytë personal.

Edhe Raphina në minutën e 66-të shënoj për 4-0, derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Lewandowski shënoj dy gola brenda dhjetë minutave për rezultatin përfundimtar 6-0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Valencia mbetet në pozitën e 15-të me 4 pikë gjithsej./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara