Lajmet

​LDK: Qeveria të ndalë presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje

Si shqetësim kryetarja e forumit të gruas në LDK ngriti edhe mospërgatitjen e shkollave për ngrohje.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka shprehur shqetësimet lidhur me qasjen e qeverisë se Kosovës karshi grevistëve të cilët nga dje kanë nisur grevat në sektorin publik.

Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas në LDK, tha se kërkesa për listën e punonjësve publik që po marrin pjesë në greva fyen integritetin e këtyre punëtorëve. Ajo tha se në kohë krize në vend të dialogut qeveria ka zgjedh kërcënimin dhe dënimin për mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik.

Lushaku kërkoi që qeveria të ndalë presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje dhe dialog.

Si shqetësim kryetarja e forumit të gruas në LDK ngriti edhe mospërgatitjen e shkollave për ngrohje.

Aktualitet

Zhduket një person në Shtime

Published

on

Një person është raportuar i zhdukur në Shtime tash e dy ditë.

Sipas njoftimit nga Policia, babai i viktimës ka raportuar në polici të hënën pasdite se djali i tij është  larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Madh të Ulqinit

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe – atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.

Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin.

Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.

Por, Millatoviq, i cili dekretoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, nuk e bëri të njëjtën edhe për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Këtë të fundit ai ua ktheu deputetëve për ta votuar sërish.

Që marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Millojko Spajiq në fund të marsit me zyrtarët e Emirateve të hyjnë në fuqi, Kuvendi i Malit të Zi i miratoi dy ligjet me procedurë të përshpejtuar më 23 prill, me propozim të Qeverisë.

Ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – lëvizja e Spajiqit “Evropa tani”, partia “Demokracia e Re Serbe” e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

Ditëve para miratimit, Millatoviq dhe një pjesë e sektorit joqeveritar paralajmëruan se me miratimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme po pezullohet Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi.

Kthimi i këtij ligji nga Millatoviq e detyron Kuvendin që të votojë sërish për të. Nëse ligji miratohet përsëri, ai do t’i dërgohet sërish Millatoviqit për nënshkrim. Sipas Kushtetutës, në atë rast ai është i detyruar ta nënshkruajë, dhe ligji hyn në fuqi./REL/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Buxheti për vitin 2025 po sabotohet, kërkojmë zgjidhje alternative

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas dështimit të seancës së Kuvendit Komunal, ka deklaruar se buxheti i kryeqytetit për vitin 2025 po përballet me pengesa serioze.

Sipas tij, ndonëse buxheti është votuar që në dhjetor 2024 dhe është planifikuar për projektet madhore të qytetit, Parlamenti i Kosovës ende nuk ka miratuar atë.

Rama akuzoi institucionet për shmangie të vazhdueshme dhe tentim sabotimi. “Do të vazhdojmë të punojmë me projekte të reja dhe të kërkojmë fonde nga instanca të tjera”, u shpreh ai.

“Buxhetin e dini që ne e kemi votuar në dhjetor të vitit 2024, i cili është planifikuar për të gjitha projektet madhore të kryeqytetit. Kemi kërkuar që atëherë që Parlamenti i Kosovës ta miratojë, por asnjëherë nuk është ftuar seanca. Tani kemi një çështje tjetër që ende nuk është konstituar. Ne kemi shqyrtuar në mënyrë ligjore se si Ministria e Financave të kërkojë buxhetin, e kemi kërkuar tashmë dy herë, por është shmangur. Tani ne duhet të gjendemi në mënyra të ndryshme, duhet t’i gjejmë fondet përmes projekteve të reja. Është tentuar të sabotohet edhe buxheti, por ne kemi arritur që të bëhet. Nuk po shfrytëzohet mundësia që buxheti i vitit 2025 të aprovohet. Ne vazhdojmë me projektet, nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë instanca të tjera”, tha Rama.

 

Continue Reading

Lajmet

Emërohet ambasadori i ri i Italisë në Kosovë

Published

on

By

Maurizio Antonini do të jetë ambasadori i ri i Italisë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “X”.

I nderuar që të marr detyrën e Ambasadorit të Italisë në Kosovë. I vendosur që të fuqizoj lidhjet mes dy shteteve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe për hir të perspektivës së Prishtinës për integrim evropian”, citohet se ka thënë ai.

Continue Reading

Të kërkuara