Lajmet

​LDK: Politika e jashtme pasive, në MPJD shkelja e ligjit është bërë normë

LDK thotë se veprimet e kundërligjshme të MPJD-së po i kushtojnë edhe buxhetit të shtetit.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar një sërë kritikash në drejtim të ekzekutivit në lidhje me shërbimin e jashtëm.

Nënkryetarja e partisë, Shqipe Mjekiqi – Sadiku, deklaroi në një konferencë për media se shkelja e rregullave ligjore është bërë normë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ndërsa akuzoi për pasivitet të njëjtën ministri karshi fushatës të Serbisë kundër Kosovës.

Mjekiqi – Sadiku fillimisht përmendi e konkursin e hapur nga MPJD për 21 zyrtarë në misione diplomatike e të cilin konkurs e kishte shpallur të jashtëligjshëm Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Ajo tha se më këtë konkurs është shkelur neni 38 i Ligjit për zyrtarë publikë që përcakton rregullimin brenda kategorive të njëjta dhe gjithashtu nenin 17 duke mos e publikuar këtë konkurs në sistemin informativ të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Më pas Mjekiqi – Sadiku përmendi shuarjen e Drejtorisë së Përgjithshme në MPJD duke thënë se ky veprim cenon rëndë funksionimin e shërbimit të jashtëm.

“Shkelja e disa rregullave ligjore dhe anashkalimit të tjerave fatkeqësisht po bëhet normë në MPJD e kjo natyrisht që kjo nuk kalon pa pasoja. Rregullorja 01/2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës është në disharmoni me Ligjin për shërbimin e jashtëm, me këtë rregullore ministria ka shuar në formë arbitrare Drejtorinë e Përgjithshmen dhe të gjitha kompetencat e drejtorit të përgjithshëm i ka kaluar te sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie me shuarjen Drejtorisë së Përgjithshme, ministria ka cenuar rëndë funksionimin e shërbimit të jashtëm, kjo bashkë me faktin që disa ambasada mbesin pa ambasadorë dhe pa staf përkatës madje edhe një vit e gjysmë pas marrjes së mandatit të qeverisë aktuale tregon ‘seriozitetin’ të qeverisë karshi politikës së jashtme të Kosovës”, tha Mjekiqi.

LDK thotë se veprimet e kundërligjshme të MPJD-së po i kushtojnë edhe buxhetit të shtetit pasi me vendim gjykate është dënuar me 13 mijë euro për mos dhënie të informacionit, ndërsa më 20 mijë euro të tjera pasi tërheqjes së një diplomati në Londër.

Mjekiqi – Sadiku thotë se pasiviteti i politikës së jashtme të Kosovës është duke i bërë favor Serbisë që sipas saj, është duke lobuar fuqishëm kundër subjektivitetit të vendit, sidomos në vendet afrikane kur Kosova ka vetëm një ambasadë pa ambasador.

“Sot kur institucionet e Qeverisë së Kosovës duhet të punonin pa ndalur për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, regresi në politikën e jashtme i bën favor Serbisë e cila ka riaktivizuar fushatën e saj të propagandës për çnjohje dhe mos anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Pra, veprimet e paligjshme në shërbimin e jashtëm pengojnë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Derisa Serbia lobon aktivisht, madje edhe në vendet afrikanë për çnjohje dhe mos anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare vendi ynë mbetet me një ambasadë të vetme në kontinentin afrikan e cila ambasadë është pa ambasador dhe pa një staf të mjaftueshëm”, deklaroi Mjekiqi.

Në lidhje me paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë këtë vit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Mjekiqi – Sadiku u shpreh se nuk kanë asnjë informatë në lidhje me këtë proces pasi do të mund të ndihmonin përmes partive si motra brenda Partisë Popullore Evropiane.

“Çfarë do të bëjë qeveria në këtë rast pasi ka thënë se ka plan të aplikojë për status kandidat për BE. Çfarë do të bëjë qeveria për të siguruar mbështetjen e vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën sepse normalisht ne si LDK do ti gëzohemi shumë statusit të kandidatit e kjo do të ketë implikime edhe për marrëdhëniet me partitë si motra brenda Partive Popullore Evropiane por nuk kemi hapësirë absolutisht, asnjë informatë se si është bashkërenduar ky plan për aplikim për status të kandidatit siç nuk kemi informata edhe sa përket aplikimit që tashmë është bërë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, vijoi Mjekiqi.

Nënkryetarja e LDK-së tha se Qeveria e Kosovës edhe pas një viti e gjysmë pas marrjes së mandatit nuk ka arritur të ketë një shërbim dhe politikë të jashtme e cila është konform nevojave të vendit.

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara