Lajmet

​LDK përkujton aktin çnjerëzor në Mitrovicë që ndodhi 23 vjet më parë

U plagosën 25 persona dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 11 mijë e 364 të tjerë.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës përkujton 23-vjetorin kur në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, u vranë dhjetë shqiptarë, u plagosën 25 dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 11 mijë e 364 të tjerë.

‘Sot, më 3 shkurt, ne përkujtojmë 23-vjetorin e një nate tmerri në Mitrovicë; ndër aktet e rënda, tronditëse dhe të dhimbshme ndaj popullit të Kosovës. Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 11,364 të tjerë. Ngjarje si kjo na dëshmojnë përjetime tona si popull dhe duhet të na freskojnë kujtesën për të mos harruar kurrë kalvarin e mundimeve tona. Ne e paguam shtrenjtë çmimin e lirisë. Një ndër përgjegjësit kryesor të kësaj masakre e spastrimi etnik, ishte edhe Oliver Ivanoviq, i cili për të gjitha aktet dhe veprat çnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare, ishte dënuar me 9 vite burg. Lidhja Demokratike e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të 23 vjetëve më parë, ashtu siç dhe kujton sot e gjithherë sakrificën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi. Mbi këtë sakrificë, LDK do të përkushtohet në vazhdimësi për një Kosovë të zhvilluar, të mirëqenë dhe për një jetë të dinjitetshme për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lajmet

Galatasaray triumfon ndaj Stuttgartit: Batrakov dypikësh dhe vendimtar në Stamboll

Published

on

By

Galatasaray ka arkëtuar tri pikë me mjaft peshë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Stuttgartin me rezultatin 2-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Skuadra turke e nisi sfidën me një ritëm të lartë dhe arriti të krijojë epërsi të dyfishtë që në 15 minutat e para. Protagonist i padiskutueshëm i takimit ishte Alexey Batrakov, i cili realizoi të dy golat e vendasve. Fillimisht, ai shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës për të zhbllokuar shifrat, ndërsa tri minuta më vonë çoi peshë tifozët duke dërguar topin në rrjetë pas asistimit të Davinson Sanchez.

Gjermanët provuan të reagonin që në minutat e para, por Jamie Leweling goditi shtyllën. Në vijim, Stuttgarti rriti presionin përmes tentimeve të Chris Fuhrich dhe Deniz Undav, mirëpo portieri i vendasve, Ugurcan Cakir, u shfaq në formë të shkëlqyer duke ndalur çdo rrezik. Në pjesën e dytë, Fuhrich realizoi një gol të bukur nga distanca, mirëpo pas rishikimit në sistemin VAR, realizimi u anulua për pozitë jashtë loje.

Përbaljka u karakterizua nga një atmosferë mjaft e tensionuar në fushë, ku gjyqtari shpërndau tetë kartonë të verdhë, ndërsa në një moment shpërtheu edhe një përplasje e ashpër mes Deniz Undav dhe Baris Alper Yilmaz.

Pavarësisht trysnisë së mysafirëve, Galatasaray ruajti epërsinë deri në bilbilin e fundit. Me këtë fitore, gjiganti turk ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e 14-të të tabelës, ndërsa Stuttgarti mbetet në vendin e tetë me shtatë pikë të grumbulluara. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Barcelona shkëlqen ndaj Aston Villas: Katalunasit triumfojnë bindshëm 3-0

Published

on

By

Barcelona ka regjistruar një fitore të madhe dhe mjaft bindëse para tifozëve të vet, duke mposhtur Aston Villan me rezultatin e pastër 3-0, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalunase diktoi ritmin që nga fillimi i takimit. Talenti Lamine Yamal i dha avantazhin e hershëm vendasve, duke zhbllokuar shifrat pas vetëm shtatë minutave lojë. Ndonëse Aston Villa provoi të kundërpërgjigjej dhe pati një mundësi të mirë përmes Johan Manzambit, i cili dështoi nga afërsia, mysafirët nuk arritën të konkretizojnë.

Dominimi i Barcelonës u konfirmua edhe në pjesën e dytë. Raphinha u përkujdes për golin e dytë në minutën e 52-të pas një bashkëpunimi të bukur me Ferminin, ndërsa po i njëjti lojtar vulosi triumfin me një tjetër realizim spektakolar në minutën e 64-t.

Me këtë fitore të merituar, Barcelona ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në tabelë, duke barazuar pikërisht me Aston Villan pas katër ndeshjeve të para në këtë fazë të kompeticionit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bayern Munich triumfon në Madrid: Bavarezët mposhtin Atleticon dhe ngjiten në tetë pike

Published

on

By

Bayern Munich ka korrur një fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin si mysafir me rezultatin e pastër 2-0. Me këtë sukses, skuadra bavareze arrin në kuotën e tetë pikëve, duke vazhduar ngjitjen në renditjen e përgjithshme.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga një lojë e fortë taktike dhe u mbyll pa gola të shënuar. Megjithatë, bavarezët arritën të zhbllokojnë shifrat në fillimin e pjesës së dytë, kur Lennart Karl shfrytëzoi mjaft mirë një mundësi brenda zonës për të kaluar mysafirët në epërsi.

Pavarësisht përpjekjeve të Atletico Madridit dhe lëvizjeve taktike nga trajneri Diego Simeone për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, Bayerni mbeti rrezikues. Mbrojtësi Dayot Upamecano ishte afër golit të dytë me një goditje që u devijua në traversë nga portieri Jan Oblak, por trysnia e gjermanëve u shpërblye sërish. Pas një krosimi të saktë nga Harry Kane, Konrad Laimer goditi fuqishëm duke e dërguar topin në rrjetë për të dyfishuar avantazhin.

Bavarezët realizuan edhe një herë në fundin e ndeshjes, por goli u anulua nga gjyqtari për shkak të një faulli paraprak. Me këtë triumf, Bayern Munich regjistron fitoren e dytë krahas dy barazimeve në këtë fazë të garave, ndërsa spanjollët mbeten pa pikë nga ky duel i vështirë në shtëpi. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Përmbysje spektakolare në Old Trafford: Manchester United mposht Romën me heroizmin e Cunhas

Published

on

By

Manchester United ka korrur një fitore të madhe me përmbysje përballë Romës në prani të tifozëve të vet, duke triumfuar me rezultatin 3-2 pas një përballjeje me mjaft dramë dhe emocione.

Ekipi italian e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi i pari në epërsi pas një asistimi nga Mora, të cilin e konkretizoi Matias Soule. Avantazhi i mysafirëve u dyfishua shumë shpejt, kur Donyell Malen u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kthesa e madhe e “Djayve të Kuq” erdhi gjatë pjesës së dytë. Fillimisht, Bruno Fernandes ngushtoi diferencën përmes një penalltie të përsëritur që ngjalli mjaft diskutime. Më pas, kapiteni portugez dhuroi një harkim preciz për Matheus Cunha-n, i cili barazoi shifrat me me një goditje të saktë.

Përmbysja u vulos në fundin e takimit, kur pas një asistimi nga talenti Lacey, Cunha shënoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për vendasit. Sulmuesi brazilian e mbylli mbrëmjen me karton të kuq pas dënimit me kartonin e dytë të verdhë gjatë minutave shtesë.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në pozitën e 17-të të tabelës me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Roma renditet dy pozita më poshtë me katër pikë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara