Lajmet

​LDK kundër masave emergjente

Deputetja Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këto masa nuk u bëjnë zgjidhje qytetarëve në këtë krizë energjetike.

Publikuar

Deputetja nga LDK Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se grupi parlamentar i këtij subjekti politik është kundër zgjatjes së masave emergjente në furnizimin e energjisë elektrike.

Deputetja Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këto masa nuk u bëjnë zgjidhje qytetarëve në këtë krizë energjetike.

“Është hera e 6 që i njëjti arsyetim po vije për vazhdimin e masave emergjente dhe këto masa absolutisht nuk po bëjnë zgjidhje për qytetarët. Çka po ndryshon situata me energji elektrike me këto masa të panevojshme emergjente, cili është plani juaj si Qeveri? Vetë keni deklaruar se do të keni një dimër me reduktime të energjisë të mëdha. A keni bërë kontratë për blerjen e rrymës sikurse vendet tjera të rajonit? Ne jemi kundër këtyre masave emergjente sepse rryma pritet të shtrenjtohet, inflacioni në rritje, paga jo, projektligji për pagat nuk erdhi dhe mbi të gjitha ju me këtë kërkesë po dëshironi me legjitimua që do të ketë rritje të energjisë elektrike dhe qytetarëve të bëjnë jetë të papërballueshme”, theksoi ajo. 

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme po shqyrton vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Lajmet

Trump e quan Biden një “palestinez të keq” në debatin presidencial amerikan

Publikuar

nga

Republikani Donald Trump e ka quajtur presidentin amerikan, Joe Biden “një palestinez shumë të keq”, i cili sipas tij nuk dëshiron t’i ndihmojë Izraelit që “të përfundojë punën” kundër Hamasit në luftën e tij në Gaza.

“Ai nuk dëshiron ta bëjë. Ai është bërë si një palestinez – por ata nuk e pëlqejnë atë sepse ai është një palestinez shumë i keq, ai është një palestinez i dobët”, tha ish-presidenti Trump në debatin e parë presidencial me Biden.

Ayah Ziyadeh, drejtor i Muslimanëve Amerikanë për Palestinën, i tha Al Jazeera-s se ky koment ishte shumë “racist”.

“Ofendimi i palestinezëve tregon se sa thellë ekziston racizmi këtu”, tha Ziyadeh.

Politika e jashtme dhe Lindja e Mesme u përmendën shumë herë gjatë debatit, ndërsa protestat pro-palestineze u zhvilluan pranë vendit të ngjarjes, vuajtjet e palestinezëve dhe fushatës së Izraelit në Gaza, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vdekur mbi 37 mijë njerëz që nga tetori./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kërkoi ndihmë në QKUK pasi dyshohet se abortoi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona

Publikuar

nga

Policia ka njoftuar se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor një grua e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi thotë se nuk ka lajme për marrëveshjen e armëpushimit

Publikuar

nga

Hamasi thotë se nuk ka pasur përparim në bisedimet e armëpushimit me Izraelin lidhur me luftën në Gaza pasi dhjetëra mijëra protestues protestuan në rrugët e Tel Avivit duke kërkuar nga qeveria të shpëtojë robërit dhe të arrihet një marrëveshje.

Osama Hamdan, një zyrtar i lartë i Hamasit që ndodhet në Liban tha të shtunën se grupi palestinez është ende i gatshëm të diskutojë çdo propozim armëpushimi që i jep fund konfliktit gati nëntëmujor.

“Edhe një herë, Hamasi është i gatshëm të merret pozitivisht me çdo propozim që siguron një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe një marrëveshje serioze shkëmbimi”, tha Hamdan në një konferencë për media në Bejrut.

Përpjekjet e ndërmjetësve arabë kanë dështuar deri më tani për të arritur një armëpushim me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin. Hamasi thotë se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës për mirë dhe të sjellë tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza. Izraeli thotë se do të pranojë vetëm pauza të përkohshme në luftime derisa Hamasi, i cili ka sunduar Gazën që nga viti 2007, të “çrrënjoset”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kur heshtin muzat: Ikja e kolosit Ismail Kadare në përjetësi

Publikuar

nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dritat u fikën për një nga yjet më të ndritshëm të letërsisë shqiptare. Ismail Kadare, shkrimtari më i madh i kombit dhe personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, mbylli sytë përgjithmonë. Lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe mbylli sytë përgjithmonë më 1 korrik 2024.

Ismail Kadare lindi në qytetin historik të Gjirokastrës, ku nisi rrugëtimin e tij të gjatë drejt majave të letërsisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, dhe më pas vijoi studimet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Fillimet e tij letrare ishin të lidhura ngushtë me poezinë, duke sjellë botime të tilla si “Frymëzime djaloshare” (1954), “Ëndërrimet” (1957), dhe “Shekulli im” (1961). Krijimtaria e tij poetike u pasua nga një seri veprash të tjera të rëndësishme që e vendosën atë në qendër të letërsisë shqipe dhe i dhanë një frymë emancipimi kulturës kombëtare.

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), përbën një pikë kthese në prozën moderne shqiptare. Kadareja e ka vështruar të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por edhe si histori mbijetese të identitetit shqiptar, duke sjellë romane të tillë si “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha” dhe “Muzgu i perëndive të stepës”.

Në romanin “Kush e solli Doruntinën” (1979), Kadareja rikthen në vëmendje ringjalljen dhe rilindjen, duke nxjerrë në pah vlerat e humanizmit që gjenden në baladat e hershme shqiptare. “Kronikë në gur” (1971) tregon luftën antifashiste përmes syve të një fëmije, ndërsa “Kështjella” përshkruan historinë e heroizmit kolektiv, duke ngritur në piedestal kultin e bashkësisë.

Pas viteve 1990, letërsia e Kadaresë vazhdoi të mbartë të njëjtat tipare thelbësore, duke shpërfaqur identitetin shqiptar dhe frymën tetnografike. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në mbi 45 gjuhë të huaja, duke e bërë atë shkrimtarin shqiptar më të njohur në botë dhe laureat të shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Humbja e tij është një goditje e madhe për kombin shqiptar, por trashëgimia e tij letrare do të vazhdojë të ndriçojë rrugëtimin e letërsisë shqiptare për brezat që vijnë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara