Lajmet

​LDK dorëzon në Kryesinë e Kuvendit propozim-rezolutën për aplikimin e Kosovës në NATO dhe BE

LDK ka bërë të ditur se ka kërkuar mbledhje urgjente të grupeve parlamentare.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës propozim-rezolutën për diskutim me grupet e tjera parlamentare, lidhur me dënimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rrezikimin e sigurisë globale, si dhe në koordinim me aleatët perëndimorë për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.

Përmes një komunikate për medie, LDK ka bërë të ditur se ka kërkuar mbledhje urgjente të grupeve parlamentare, me qëllim të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm në afat sa më të shpejtë kohor; dhe miratimin e rezolutës këtë të enjte, me pikat e propozuara si në vijim:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon aktin e paprecedent të ndërhyrjes ushtarake të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, veprim ky i paprovokuar dhe në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare që garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të pavarura.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme politike dhe kushtetuese për zbatimin e sanksioneve të njëjta ndaj Federatës Ruse sikurse që kanë vepruar vendet aleate perëndimore dhe të koordinohet me ta në të gjitha veprime e mëtutjeshme në këtë drejtim, përfshirë marrjen e obligimit për strehim eventual të refugjatëve dhe kontributin në ndihmat humanitare për popullin e Ukrainës.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të Republikës së Kosovë në NATO dhe BE.

5. Kuvendi i Republikës së Kosovës i bënë thirrje NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

6. Kuvendi i Republikës së Kosovës u bën thirrje vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ta ndërmarrin sa më parë këtë akt politik në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe BE.

7. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë të Republikës të Kosovës që, në konsultim me misionin e NATO-s në Kosovë, të rishikojë dhe shkurtojë afatet e parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018 për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara