Lajmet

​Latifi: Nga zbatimi i masave varen edhe vendimet në të ardhmen

Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë IKShPK gjatë pandemisë.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen.

Latifi i shoqëruar nga zëvendësministrat Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha qëndruan sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Ata u njoftuan nga drejtori i IKShPK-së, profesor Naser Ramadani, lidhur me punën e IKSHPK-së gjatë pandemisë COVID-19, aktivitetet e departamenteve aty dhe aktivitetet në vijim në mbikëqyrje të situatës epidemiologjike në vend”, thuhet në një njoftim.

Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë IKShPK gjatë pandemisë, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe të vështirë, Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara në shëndetësi, , ja ka dalë të tregojë përkushtim në mbajtjen nën kontroll të situatës epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.

Në takim u theksua si shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullatës si ndaj COVID-19 ashtu edhe ndaj Gripit sezonal, zbatimi i masave në fuqi dhe mbikëqyrja e plotë e situatës epidemiologjike me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë kohë të qarkullimit të varianteve të ndryshëm të SARS COV-2, përfshirë edhe variantin shqetësues Omicron.

Latifi theksoi se nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen, prandaj, ai theksoi se shëndetit të qytetarëve është prioritet i parë për MSh-në, pa lënë anash edhe funksionimin e veprimtarive të tjera të rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore…, të cilat janë të ndërlidhura me zbatimin e masave kundër COVID-19.

Ministri gjatë vizitës në IKSHPK ka qëndruar edhe në laboratorët e Institutit si dhe ka diskutuar me drejtuesit e IKSHPK-së edhe për aktivitete të tjera të rëndësishme që ky institute kryen, përveç fokusit në COVID-19.

Lajmet

Dyshimet për burime të financimit, KQZ refuzon akreditimin e shtatë OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për moscertifikimin e shtatë organizatave joqeveritare dhe vëzhguesve të tyre.

Bëhet fjalë për këto OJQ: Qendra Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica (CSIG), NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Poëer of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kërkoi sqarime lidhur me burimin e financimit të vëzhguesve, duke theksuar se “nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet prejardhja e mjeteve”.

Ai shtoi se transparenca për fondet e përdorura është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike duhet të jetë i qartë për publikun.

“Me sa e di vëzhguesit e kanë një ditë pune dhe për atë ditë punë nuk e di a janë vullnetar apo paguhen, ndoshta pak është e rregulluar që ata duhet të paguhen me një shumë simbolike është mirë të shihet edhe prejardhja e mjeteve, 259 vëzhgues nëse ka pagese simbolike mbërrin një shumë të caktuar, nëse i paguajnë prej dikujt duhet të vijnë ato mjete. Secili njeri e shfrytëzon paratë e shtetit ka të bëjë me publikun. Duhet të dihet prej burimit nga vijnë dhe si janë ato burime”, ka thënë Kurteshi.

KQZ në mbledhjen e sa të së hënës mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.

Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Vetmia dhe aktiviteti fizik te të rriturit në Kosovë – studim i ri nga ish-studentja dhe dekania e Psikologjisë në UBT

Published

on

Ish-studentja e Psikologjisë në UBT, Kaltrina Rrafshi, së bashku me Prof. Dr. Denis Çelçima, Dekane e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, dhe bashkëautore të tjera, kanë publikuar artikullin shkencor me titull: “Analysis of Indicators of Loneliness and Their Relationship with Physical Activity Levels in Kosovo” në revistën prestigjioze KOSALB International Journal of Human Movements Science, e indeksuar ndërkombëtarisht.

Ky studim ka një rëndësi të veçantë pasi trajton fenomenin e vetmisë tek të rriturit në Kosovë, duke analizuar dallimet sipas gjinisë, vendbanimit, statusit martesor dhe stilit të jetesës. Përveç kësaj, studimi hedh dritë mbi lidhjen mes nivelit të aktivitetit fizik dhe përjetimit të vetmisë, duke theksuar ndikimin që aktiviteti fizik mund të ketë në mirëqenien psikologjike dhe sociale të individëve.

Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore perspektivën psikologjike dhe atë të shëndetit publik, duke krijuar një pasqyrë të qartë mbi faktorët që lidhen me ndjenjën e izolimit dhe mënyrat e mundshme të parandalimit të saj. Ky punim përbën një kontribut të rëndësishëm për literaturën shkencore në Kosovë dhe njëkohësisht forcon pozitën e UBT-së si institucion lider në kërkime shkencore me ndikim praktik dhe shoqëror.

Publikimi i këtij artikulli është dëshmi e angazhimit të UBT-së në promovimin e kërkimit shkencor cilësor, duke inkurajuar studentët dhe stafin akademik të kontribuojnë në zhvillimin e dijes dhe zgjidhjen e sfidave që prekin shoqërinë tonë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun zyrtar të revistës: Publikimi

Continue Reading

Lajmet

Çmimi Nobel për Mjekësi shkon për Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi

Published

on

By

Çmimi Nobel në Mjekësi për vitin 2025 i është dhënë Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimin e tyre të mekanizmit me anë të të cilit sistemi imunitar i përgjigjet infeksioneve.

Amerikanët Mary E. Brunkow dhe Fred Ramsdell, si dhe japonezi Shimon Sakaguchi, u vlerësuan në veçanti për zbulimin e mekanizmave që rregullojnë tolerancën imunitare periferike, procesin që parandalon dëmtimin e trupit nga sistemi imunitar.

Kështu, ata hapën rrugën për të kuptuar dhe luftuar të ashtuquajturat sëmundje autoimune, në të cilat sistemi imunitar sulmon trupin e vet.

Kontributi i tyre më i madh ishte identifikimi i qelizave T rregullatore, të cilat veprojnë si roje, duke i mbajtur qelizat imune larg, duke i penguar ato të sulmojnë trupin e tyre. “Zbulimet e tyre ishin thelbësore për të kuptuar se si funksionon sistemi imunitar”, tha Presidenti i Komitetit Nonel, Olle Kampe. Zbulimi, shtoi ai, na lejon të kuptojmë “pse jo të gjithë ne zhvillojmë sëmundje të rënda autoimune”.

Java e Çmimit Nobel 2025 fillon sot: emrat e fituesve të Çmimit Nobel në Fizikë priten të martën, më 7 tetor, në orën 11:45 të paradites , dhe fituesit e Çmimit Nobel në Kimi do të shpallen të mërkurën, më 9 tetor, në të njëjtën kohë ./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Mbi 4000 bimë kanabisi asgjësohen në Shkodër

Published

on

By

Në Qarkun e Shkodrës, Policia e Shtetit, në territoret e gjashtë njësive administrative, gjeti dhe asgjësoi 4291 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, penalisht u proceduan pesë 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Derisa ende po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër./D:B/EO

Continue Reading

Të kërkuara