Lajmet

​Lajçak dhe këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, tha Stano.

Published

on

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.

Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq”, konfirmoi Stano.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhej mes tjerash në letër. Duke folur për REL-in, Stano tha se BE “dëshiron të bëjë sa më shumë që mundet për t’i ndihmuar të dyja palët që t’i gjejnë kompromiset e nevojshme” dhe që “të çojnë dialogun drejt fundit”.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit. Pas angazhimeve të tyre diplomatike, dy vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.

Serbia, për më shumë se një dekadë, ka lëshuar dokumente të posaçme për qytetarët e Kosovës, që kanë hyrë në territorin e saj. Kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa reciproke nga 1 gushti, disa serbë lokalë në veri të vendit janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre.

Për shkak të rritjes së tensioneve dhe me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Prishtina zyrtare ka shtyrë zbatimin e atij vendimi për 30 ditë. Por, ndërkohë, është arritur marrëveshja për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të dyja anët.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Aktualisht, sfidë mbetet çështja e targave të makinave. Më 1 shtator, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Beogradi pret negociata edhe për këtë çështje, përkatësisht propozon targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por këtë gjë Prishtina e refuzon. I pyetur për planifikimin e ndonjë rundi të mundshëm të bisedimeve midis bartësve kryesorë të dialogut, Kurti dhe Vuçiq, Stano tha:

“Për këtë, ne gjithmonë duhet të kemi një marrëveshje nga të dyja palët. Kjo do të thotë se ato duhet të bien dakord për kohën dhe agjendën e atij takimi”.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por nga ai takim nuk doli asnjë marrëveshje./REL/

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara