Sport

​Ky është dënimi që po e pret Messin pasi u ndëshkua me karton të kuq

Published

on

Karriera e Lionel Messit në Barcelonë ka pasur pothuajse gjithçka, por deri të dielën në mbrëmje super ylli argjentinas nuk është ndëshkuar asnjëherë më karton të kuq.

Kjo ndryshoi kur Messi u përjashtua për herë të parë në karrierën e tij në klub pasi humbi qetësinë e tij në humbjen e finales së Supkupës së Spanjës me rezultat 3-2 ndaj Athletic Bilbaos.

Në minutën e 119 të ndeshjes, Messi u përplas me Asier Villalibre në një incident pa top që u pa nga VAR dhe gjyqtari Jesus Gil Manzano e ndëshkoi me të kuq sulmuesin argjentinas.

33-vjeçari tani përballet me një dënim të mundshëm që do të kalojë në LaLiga, me komitetin disiplinor të Federatës Spanjolle (RFEF) që të thotë fjalën e fundit mbi kohëzgjatjen e pezullimit.

Ishte kartoni i tretë i kuq i karrierës 17-vjeçare të Messit në përgjithësi, pasi më parë ishte ndëshkuar dy herë për Argjentinën.

Katër ndeshje mos-lojë raportohet të jetë dënimi minimal që mund ta marrë Lionel Messi.

Lajmet

​Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu të madh

Published

on

Napoli dhe Bologna përballen në stadiumin universitar King Saud në Riad në finalen e Superkupës së Italisë, në një duel mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë.

Napoli vjen pas një periudhe jo të qëndrueshme, por fitorja 2-0 ndaj Milanit në gjysmëfinale i riktheu besimin ekipit të Antonio Contes, i cili synon ta fitojë këtë trofe për herë të tretë me klubin napolitan. Partenopei kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit zyrtare, edhe pse efikasiteti në sulm mbetet një pikëpyetje.

Në anën tjetër, Bologna siguroi finalen pas triumfit me penallti ndaj Interit dhe synon ta fitojë Superkupën për herë të parë në histori. Trajneri Vincenzo Italiano ka përvojë në ndeshje të mëdha dhe skuadra e tij po tregon stabilitet jashtë fushe, duke mos humbur në nëntë ndeshjet e fundit larg shtëpisë. Vendndodhja neutrale në Arabinë Saudite mund t’u përshtatet Rossoblù, që kërkojnë vazhdimësi në rezultate.

Historia e përballjeve i jep shpresë Bolognës, e cila ka mbetur e pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Napolit, përfshirë fitoren 2-0 në nëntor. Megjithatë, në një finale gjithçka nis nga e para dhe detajet pritet ta vendosin fituesin e trofeut.

Ndeshja nis nga ora 20:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Malisheva dhe Drita mbesin barazim në ndeshjen e fortë të Liman Gegaj

Published

on

Malisheva dhe Drita kanë ndarë pikët pas një ndeshjeje të luajtur në Liman Gegaj, e cila përfundoi 1-1.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe e tensionuar, me Dritën që u paraqit pa disa lojtarë kyç, përfshirë portierin Faton Maloku, mbrojtësin Egzon Bejtullai, mesfushorët Rron Broja e Vesel Limaj, dhe sulmuesin kryesor Arb Manaj.

Malisheva rrezikoi me goditje nga Laurent Xhylani, ndërsa Drita iu kundërpërgjigj me Jorgo Pëllumbin, por portieri Ilir Avdylit e ndali. Pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Edhe në pjesën e dytë, Malisheva e nisi mirë, me Feratin që gjuajti rrezikshëm, por u ndal nga portieri i Dritës, Laurit Behluli.

Në minutën e 73-të, Xhylani pati një rast të pastër, por edhe këtë herë Behluli ndërhyri për të mbajtur portën të paprekur.

Drita kaloi në avantazh në minutën e 83-të me një gol të bukur të Jorgo Pëllumbit, por vetëm pesë minuta më vonë, Xhemal Ibishi barazoi për Malishevën me kokë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë barazim, Malisheva mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Drita ndodhet e pesta me një pikë më pak./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Published

on

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi dhe ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti.

Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales.

Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftim.

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.

Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.

Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.

Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.

Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.

Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.

U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara