

Lajmet
Kuvendi miraton strategjinë për siguri
Pas votimit të kësaj strategjie, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKuvendi i Kosovës me 60 vota pro dhe një abstenim miratoi strategjinë për siguri 2022-2027.
Para votimit, kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të këtij dokumenti, tha se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian si parakushte për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.
Kurti nga foltorja e kuvendit iu ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në fondin për siguri. Ai tha se krahas rritjes se buxhetit dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kanë përshpejtuar blerjet ushtarake dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Buxhetit të rritur për ushtrinë po i shtohen çdo ditë edhe mjetet e dhuruara nga qytetarë shqiptarë gjithë andej botës në Fondin e Sigurisë. E për këtë do të doja ta shfrytëzoj rastin që nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ta falënderoj secilën e secilin që ka kontribuar për Fondin e Sigurisë deri më tani. Gjithashtu, inkurajoj çdo njërin që ka mundësi financiare dhe vullnet patriotik të kontribuojë edhe më tutje në këtë fond të sigurisë. Krahas rritjes se buxhetit dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kemi përshpejtuar blerjet ushtarake për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”, tha Kurti.
Ndërsa partitë opozitare kanë shprehur kritika për këtë draft-strategji të sjellë nga Qeveria në Kuvend. Deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj theksoi se kjo strategji ka nevojë të plotësohet.
“Kjo strategji ka nevojë që të plotësohet dhe të merren parasysh kontributet e të gjithë atyre që kanë dhënë komente e që nuk është marrë parasysh asnjë në fazën kur kjo strategji ka qenë në diskutim publik. Strategjia e Sigurisë nuk është strategji e një partie politike, e një individi, por po flasim për vendin”, theksoi ai.
Ndërsa, deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se kjo strategji për siguri nuk reflekton disa prej ndryshimeve kryesore që kanë ndodhur në rajon dhe në botë.
“Rrethanat e sigurisë që e determinojnë strategjinë e një vendi sa i përket çështjeve të sigurisë kanë ndryshuar rrënjësisht. Edhe duket që ky draft për strategji të sigurisë është përgatitur ndoshta vitin e kaluar ose në muajt e parë të këtij viti dhe nuk i reflekton disa prej ndryshimeve kryesore që kanë ndodhur në rajon dhe në botë, e që duhet të reflektohen në qasjen që kemi ne si shtet për këtë temë”, tha Hoti.
Para votimit, edhe deputeti nga Vetëvendosje, Fatmir Humolli tha se ky dokument duhet të plotësohet për t’i ndihmuar siç tha ai sigurisë së Kosovës. Ai po ashtu tha se mënyra se si është sjellë ky dokument në kuvend është e gabueshme.
“Mënyra si është ofruar është e gabueshme, dhe nëse vjen si dokument në Komision me kaluar pa debat dhe pa plotësime prej nesh, atëherë pse ne me ngritur dorën me votuar për këtë. Është sjellje nënçmuese dhe për këtë në Komision nuk kam votuar pro këtij dokumenti dhe kam abstenuar”, tha ai.
Pas votimit të kësaj strategjie, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.
Lajmet
Zëvendëssekretari i Shtetit njofton për takimin me presidenten Osmani
Published
5 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimet ekonomik.
“Në takimin tim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, diskutuam fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.
Për këtë takim më herët ka njoftuar edhe presidentja Osmani duke thënë se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për “të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.
“Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Lajmet
Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
Published
9 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar opozitën pas dështimit të 45-të me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo theksoi se seanca konstituive sipas rregullores nuk parasheh debat parlamentar, por vetëm proces votimi, ndërsa opozita nuk po merr pjesë në votim dhe po mban diskutime, gjë që sipas saj është shkelje e rregullores.
“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.
Lajmet
Bahtiri: Urat po ndërtohen, nuk mundet askush me i ndal
Published
9 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri deklaroi se askush nuk mund të ndalë ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.
Prokuroria Speciale ka filluar hetim lidhur me procesin e urave të reja në Mitrovicë.
Megjithatë, Bahtiri u shpreh i kënaqur me ndërtimin e tyre dhe u shpreh i bindur se nuk do të ndalet ndërtimi i tyre.
“Jam i kënaqur që po ndërtohen urat mbi lumin Ibër dhe jam shumë i lumtur për këtë. Çka do që ndodhë urat po ndërtohen, kjo është dhe nuk mundet askush me i ndal, këtë ta dini”, deklaroi ai.
Këto deklarata Bahtiri i bëri para fillimit të seancës, ku për herë të 45-të po tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit.
Lajmet
LVV-ja vazhdon akuzat kundër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së
Published
9 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar akuzat ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se “po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës”.
Para nisjes së seancës konstituive për herë të 45-të, në LVV thanë që partitë, të cilat deri tani ishin në opozitë, “janë destruktive dhe nuk po punojnë” në funksion të zgjidhjes së krizës politike, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kosova është në krizë politike tash e gjashtë muaj, pasi partitë parlamentare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të Kuvendit, proces që do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij nuk është fajtore për bllokadën në Kuvend, derisa tha se deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë po vijnë kot në Kuvend, pasi nuk po marrin pjesë në votim.
“Pyetja është sesi do të veprojnë PDK, LDK dhe AAK. A do të vazhdojnë me këtë destruktivitet apo do të kemi reflektim të zërave të arsyes. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës qartazi është duke marrë karakter dhe ndikim financiar, duke i prekur të gjitha pjesët e jetës institucionale dhe politike. Mos të harrojmë se kjo opozitë, që më herët i ka bërë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, tani po shkakton dëm që kap miliona euro. Kjo po vazhdon edhe tash. Nuk ka faj Lëvizja Vetëvendosje në këtë çështje. Ne jemi duke bërë gjithçka që kërkohet prej nesh – jemi duke marrë pjesë në votim dhe duke ngritur dorën. Pyetja është: çfarë bëjnë deputetët e opozitës në këto seanca, ku vijnë kot. Nuk votojnë dhe nuk e marrin obligimin e tyre si deputetë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se sot bëhen dymbëdhjetë vjet nga miratimi i Ligjit për Amnisti në Kosovë, i cili sipas saj ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik i ish-pushtetarëve të atëhershëm.
Sipas saj, në Kuvendin aktual ka deputetë që në atë kohë votuan për këtë ligj të dëmshëm, ndërsa sot kontribuojnë në krizën politike duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit.
“Votimi i ligjit për amnisti ishte një kompromis i dëmshëm dhe përtej kësaj ishte një gabim historik, pasi përveç tjerash, jo vetëm që u amnistuan krimet, por u inkurajuan grupet kriminale të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Politikanët që qeverisën vendin tonë në atë kohë u kujdesën për amnistimin e krimeve. Sot, pas më shumë se një dekade, është e qartë se shumë nga ata që u amnistuan përmes këtij ligji jo vetëm që nuk u integruan, por vazhduan veprimtarinë e tyre kriminale. Kosova u përball me sulme dhe dhunë ndaj policisë dhe me organizime kriminale e terroriste. Është shumë e rëndësishme të flasim sot për 13-vjetorin e ligjit për amnisti. Atje poshtë, në Kuvend, ka deputetë që kanë ngritur dorën dhe kanë votuar këtë ligj të dëmshëm për Kosovën. Të njëjtit kanë votuar edhe për Zajednicën dhe Gjykatën Speciale. Sot, ata të njëjtit deputetë nuk po e ngrenë dorën për konstituimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Zëvendëssekretari i Shtetit njofton për takimin me presidenten Osmani

Justin Bieber befasoi fansat me albumin e ri “Swag”

Interi tentoi t’i “vidhte” Milanit Jasharin, mesfushori i qëndron besnik Igli Tares

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Pesë ushqimet që mund të hani pa u shëndoshur

Nga Kosova në Valencia: Ekspertiza e UBT-së në fokusin e Evropës shkencore

Noni Madueke po kalon te Arsenali

Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore