Lajmet

​Kuvendi miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Paraprakisht të zgjedhurit e popullit miratuan 32 amendamente përcjellëse të këtij projektligji.

Published

on

Kuvendi i Kosovës me 74 vota për ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Paraprakisht të zgjedhurit e popullit miratuan 32 amendamente përcjellëse të këtij projektligji.

Edhe për këtë projektligj vetëm deputetët e LDK-së u përmbajtën nga votimi.

Bota

Popoviq incizon kundërligjshëm bisedimet në Bruksel në 2020 për interes të BIA-s

Published

on

Ndihmësi i drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, ka incizuar fshehurazi për llogari të BIA-s serbe, një takim zyrtar në Bruksel mes përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian,  takimi i mbajtur më 17 shtator 2020. 

Kujtojmë se Popoviq është arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe po hetohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”,

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.

Në incizim dëgjohet fillimisht një komunikim në serbisht me frazën “a je gati? Po… incizo”, që nënkupton nisjen e një incizimi të fshehtë.

Më tej në takim, dëgjohet një burrë që fton Igor Popoviqin për të prezantuar, ndërsa prezantimi zhvillohet më pas nga një përfaqësuese me emrin Nevena.

Në këtë prezantim flitet për “pronat e Republikës së Serbisë” në territorin e Kosovës, duke përfshirë ato të Kishës Ortodokse Serbe dhe komuniteteve joshqiptare. Nevena thekson se zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon “dialog politik në nivel të lartë dhe marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme”.

Në terme të gjera, çështja e pronave mbulon pronat e Republikës së Serbisë, të operatorëve ekonomikë të Republikës së Serbisë, në territorin e provincës autonome të Kosovës dhe Metohisë, ndërmarrjet që janë pronë e shtetit, kompani dhe korporata private që i takojnë serbëve dhe popullatës jo-shqiptare në provincën autonome të Kosovës dhe Metohisë dhe pronat e Kishës Ortodokse Serbe, transmeton RTV Dukagjini.

Niveli politik i zgjidhjes së çështjes së pronave do të nënkuptonte dialog të nivelit të lartë që do të arrijë vendime përfundimtare dhe ligjërisht obliguese në të gjitha rastet, të cilat nuk mund të zgjidhen në nivele më të ulëta”, dëgjohet të thotë në anglisht përfaqësuesja serbe para zyrtarëve të BE-së.

Pas përfundimit të prezantimit, incizimi vazhdon me biseda të lira në ambientet e ndërtesës ku po mbahej takimi, përfshirë diskutime mbi kufizimet e pandemisë dhe oraret e punës.

Në një pjesë tjetër të audio-incizimit, dëgjohet vetë Igor Popoviq duke komentuar: “Mendoj se deshën të eksplodojnë kur e dëgjuan atë (prezantimin)”.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në nivel vendi parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës.

Reshjet e shiut mund të përfshijnë pjesët malore të vendit, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27 gradë Celcius.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Të kërkuara